Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria përqendron huamarrjen në tregun e brendshëm edhe për vitin 2025

08:00 - Dhjetor 18, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Edhe gjatë vitit të ardhshëm, Qeveria pritet ta përqendrojë pjesën më të madhe të huamarrjes për të financuar deficitin e parashikuar të buxhetit në tregun e brendshëm. Referuar planit të huamarrjes për vitin 2025, të publikuar nga Financat, deficiti buxhetor për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë rreth 68.05 miliardë lekë. Nga kjo shumë, huamarrja e brendshme parashikohet se do të financojë 73.47% të shumës, ose 50 miliardë lekë.

Gjithashtu, Ministria e Financave parashikohet emetimin e Eurobondi, i cili me gjasë do të realizohet në 3-mujorin e parë të vitit, me vlerë 600 milionë Euro. Krahas emetimit të Eurobondit, që përdoret për financimin e borxhit afatgjatë të Qeverisë, huamarrja e huaj parashikohet të realizohet edhe përmes disbursimit të huave që financojnë një sërë projektesh të rëndësishme, si edhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore. Si të tilla, të parashikuara të disbusohen brenda vitit të ardhshëm janë 120 milionë dollarë të akorduara nga Banka Botërore, si edhe 60 milionë Euro nga Agjencia Franceze për Zhvillim. Në total huamarrja e huaj gjatë vitit 2025 vlerësohet të jetë rreth 111.34 miliardë Lek, dhe duke konsideruar borxhin e huaj që ripaguhet gjatë vitit, huamarrja neto e huaj pritet të jetë 8.22 miliardë Lek.

Sa i përket përqendrimit në tregun e brendshme, Financat do të vijojnë emetimin e titujve referencë, specifikisht dy emetime të reja obligacionesh 3-vjeçare dhe dy të obligacioneve 5- vjeçare. Risi për vitin 2025, është edhe emetimi për herë të parë i Obligacionit 20-vjeçar si testim tregu. Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2025, Financat do të realizojnë gjithashtu ankande për blerjen mbrapsht të titujve qeveritarë referencë që maturohen në vitin 2026, me qëllim uljen e riskut të rifinancimit të atij viti.

Totali i emetimeve pritet të jetë rreth 356.4 milairdë Lekë gjatë vitit 2025 dhe instrumenti me emetime më të shpeshta, ashtu siç ndodh përherë, do të jetë bono thesari 12-mujore. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
eurobondi huamarrja ministria e financave plani tregu i brendshëm
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

gazetar_208:31 - Korrik 20, 20260

Pesë miliardë lekë kanë hyrë në buxhetin e shtetit nga procesi i rivlerësimit të pasurive…

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:31 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:30 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:29 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter