Author: gazetar_1
Në tremujorin e tretë të vitit 2024, Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka publikuar të dhëna mbi aktivitetet ekonomike të sektorëve të ndryshëm të prodhimit dhe shërbimeve, përfshirë industrinë, energjinë elektrike, gazin, avullin, furnizimin me ujë, trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve, si dhe ndërtimin. Këto të dhëna pasqyrojnë një periudhë me dinamika të ndryshme, ku disa sektorë kanë pësuar rënie të aktivitetit, ndërsa të tjerë kanë treguar rritje të dukshme. Industria Sektori i industrisë, që përfshin industri nxjerrëse dhe përpunuese, ka shënuar rënie të dukshme në disa tregues kyç. Indeksi i shitjeve neto në volum ka pësuar një ulje…
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje në të cilën në rend dite është organizimi i seancës së përbashkët ndërmjet të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në datën 20 Dhjetor. Takimi do të zhvillohet në Prishtinë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës. “Në datën 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës”,…
Ndërtimi i një tuneli transatlantik prej 20 trilion dollarësh që mund të lidhë Londrën dhe Nju Jorkun në vetëm një orë duke përdorur teknologjinë e tubave vakum është diskutuar këtë javë. 3,000 milje gërmime, pa marrë parasysh, që Newsweek vlerëson se mund të marrë pjesën më të mirë të një mijëvjeçari nëse ndërtimi do të vazhdonte me të njëjtin ritëm si tuneli i Kanalit të Evropës, sipas CNN. Në planet që po ndodhin në të vërtetë, Norvegjia hapi muajin e kaluar projektin e saj Rogfast, i cili premton të jetë tuneli rrugor më i gjatë dhe më i thellë në…
NGA ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip, ashtu sikurse përdoren në jetën e përditshme. Nuk është çështja te njerëzit, dhe komunikimet e tyre në rrjetet sociale, por edhe në portalet profesionale. Mbi të gjitha ka një përdorim të shtuar të fjalëve që shënjojnë gjëra të papritura, të pazakonta, skandaloze. Këto janë të tipit “asteroidi që do të shkatërrojë botën po afrohet”, “Vullkani do e fusi njerëzimin në katastrofë”, “Bie Mbape nga froni”, e të tjera e të tjera. Po kështu ngjarje të…
Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë bashkia e Tiranës ajo që do të subvencionojë abonetë e tyre. Nga kjo nismë e propozuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe e miratuar nga këshilli bashkiak i Tiranës, përfitojnë 177 mijë pensionistë, të cilët kanë mundësinë të pajisen me abone të përgjithshme falas për transportin publik. Për regjistrimin në portalin e përfitimit të së drejtës për abone pensionisti, qytetarët duhet të paraqiten pranë njësive adminstrative respektive ku banojnë, duke filluar nga data…
Kreu i Bashkisë njoftoi ndërtimin e disa shkollave të reja në zona kyçe të kryeqytetit, përfshirë lagjen “Rilindja” te Astiri, Saukun dhe zonën e Liqenit të Thatë. Unë besoj se kemi bërë mjaftueshëm, kemi bërë mbi 100 kënde lodrash, 101 kopshte dhe çerdhe ku hahet ushqim bio. Pra një super revolucion. Të njëjtën gjë kemi bërë te Piramida, ku kurset i paguan Bashkia e Tiranës. Pra, do të mësosh zanatet e kohës moderne, me kodim, me inteligjencë artificiale, do t’i paguajë bashkia. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe me shkollat. Kemi 45 shkolla të reja. Tani do fillojmë 5 shkolla…
Me vendim të Këshillit të Ministrave në mbledhjen e radhës të mbajtur më 13 Dhjetor është miratuar krijimi, organizimi dhe funksionimi i Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”. Ky vendim është marrë në kuadër të ligjit për “zonat e mbrojtura”, mbështetur tek ai për “administratën shtetërore”, i propozuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit. E quajtur ndryshe edhe ZAPK Vjosë, do të ketë institucionin e saj me zyra dhe administratë, në varësi të Zonave të Mbrojtura dhe Ministrisë së linjës, ku emërimet vijnë direkt nga Kryeministria. Selia e saj do të jetë në Tepelenë dhe do jetë…
Siguria në Shqipëri është një nga elementët të cilët të gjithë të huajt e vënë në dukje, madje kjo është një nga arsyet pse shumë të huaj zgjedhin të jetojnë këtu. Londinezi Karl Roberts, ish menaxher i TAP në Shqipëri tani ka zgjedhur të jetojë në Tiranë ku ka blerë dhe një apartament. Në podcastin me kryeministrin Edi Rama tregon përshtypjen e parë kur mbërriti në Shqipëri. “Kam udhëtuar në botë dhe pëlqej vende si Shqipëria. Isha entuziast të vija këtu. Isha në Zvicër. Kur shkova të dielën pasdite çdo gjë ishte e mbyllur. Atje çdo gjë është e organizuar. Pëlqej vende si…
Koncesionari njofton se nga 4 janari i vitit 2025 nis aplikimi i tarifës për segmentin rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu. Ky aks i ri ofron një përvojë udhëtimi më të sigurtë, të shpejtë dhe përbën një nga arteriet më të rëndësishme infrastrukturore të Shqipërisë. Më herët, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës. Thumanë – Kashar ka një gjatësi prej…
Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet për vitin që vjen, ndërkohë që vlera ka mbetur e pandryshuar me atë që ishte edhe gjatë vitit 2024. Sipas formulës së miratuar dhe legjislacionit në fuqi, ky është çmimi maksimal, që mund të aplikohet për këta prodhues energjie, ndërkohë që sipas anëtarëve të bordit të ERE-s ky çmim garanton qëndrueshmërinë e tyre. Vendimi i qeverisë që përcakton metodologjinë e caktimit të çmimit, vendos edhe tavanin që mund të aplikohet në këto raste. Deri…
