Author: gazetar_1
Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet për vitin që vjen, ndërkohë që vlera ka mbetur e pandryshuar me atë që ishte edhe gjatë vitit 2024. Sipas formulës së miratuar dhe legjislacionit në fuqi, ky është çmimi maksimal, që mund të aplikohet për këta prodhues energjie, ndërkohë që sipas anëtarëve të bordit të ERE-s ky çmim garanton qëndrueshmërinë e tyre. Vendimi i qeverisë që përcakton metodologjinë e caktimit të çmimit, vendos edhe tavanin që mund të aplikohet në këto raste. Deri…
Një pjesë e mirë e profesionistëve të lirë nuk kanë deklaruar në kohë të dhënat e llogarive bankare, duke vështirësuar procesin e rimbursimit të kësteve të parapaguara të tatimfitimit. Administrata Tatimore bën me dije se pas verifikimit të të dhënave të tatimpaguesve, që ofrojnë shërbime profesionale, në zbatim të Aktit Normativ nr. 4, datë 27.11.2024, “Për një shtesë në ligjin nr.29/2023, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, të ndryshuar, konstatohet se një pjesë e tyre nuk kanë deklaruar ende në e-Filing të dhënat e llogarive bankare. Ky informacion është i domosdoshëm për të finalizuar me sukses procesin e kthimit të pagesave…
Ditën e sotme është prezantuar platforma “Transparent Albania”, një portë unike për akses të shpejtë dhe të lehtë në informacion, që vendos transparencën buxhetore si prioritet. Iniciativa ‘Transparent Albania’, u prezantua në forumin “Ndërtimi i Besimit: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së për qeverisje transparente”, organizuar në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Shqipëri/EU4GG. Në forum morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, ministri i Financave Petrit Malaj dhe Komisioneri për t Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi etj. Kjo iniciativë e re e qeverisë shqiptare ka për qëllim rritjen e…
Edhe pse vendi ka shënuar rritje ekonomike, si edhe të ardhurat për frymë janë rritur, sidomos pas rishikimeve të fundit të bëra duke marrë në konsideratë rezultatet e Censit 2023, përsëri një pjesë e konsiderueshme e popullsisë jeton në kufijtë e varfërisë. Instat publikoi sot të dhënat për vitin 2023, ku rezulton se 545.400 individë vlerësohen nën kufirin e rrezikut për të qënë të varfër. Edhe pse kjo shifër përbën ulje krahasuar me vitin 2022, përsëri paraqitet e lartë. Vlerësohet se 42% e familjeve shqiptare praktikisht rrezikohen nga varfëria. Në vitin 2022 ky tregues ishte 44.5%. Në vitin 2023, treguesi…
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka realizuar një video promovuese të Shqipërisë, e cila së fundmi, me rritjen e turizmit, ka njohur rritje domethënëse edhe të investimeve të huaja direkte. Materiali është publikuar në rrjetet sociale nga Kryeministri Edi Rama, me përshkrimin: “Videokartolinë e bukur promovimi të mundësive të Shqipërisë nga Agjencia Shqiptare e Investimeve dhe Zhvillimit (AIDA)”. “Një tokë ku e ardhmja ndërtohet jo vetëm mbi numra dhe statistika, por mbi ëndrra dhe aspirata. Një vend që nuk ekziston thjesht në hartë, por që frymon me mundësi të pakufizuara. Përfytyrojeni veten këtu duke u zgjuar në një…
Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës dhe Wizz Air festojnë një arritje historike pasagjerësh në Shqipëri
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mirëpritur pak ditë më herët pasagjerin e 10 miliontë. Kjo arritje vë në dukje rritjen e jashtëzakonshme të aeroportit dhe rolin e rëndësishëm që Wizz Air ka patur në këtë sukses duke transportuar thuajse 6 milionë nga numri total i pasagjerëve. Bashkëpunimi mes Wizz Air the Aeroportit Ndërkombëtar tëTiranës ka shënuar një vit rekord dhe reflekton rritjen e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për turizmin dhe tregtinë. 20 pasagjerë me fat që po fluturonin nga Tirana nëditën e festimeve, u shpërblyen me kupona dhuratë për udhëtimin e tyre të rradhës me Wizz. Si linja ajrore…
Banka Qendrore Evropiane uli normat e interesit për të tretën takim radhazi, duke sinjalizuar më shumë reduktime vitin e ardhshëm pasi inflacioni i afrohet 2 për qind dhe ekonomia po përballet me vështirësi. Norma e depozitave u ul me një çerek pikë në 3 për qind – siç parashikohej nga të gjithë, përveç një analisti në një sondazh të Bloomberg-ut. Kjo sjell lehtësim total që nga qershori në 100 pikë bazë. Duke treguar qëndrimin e saj të ndryshueshëm, deklarata e BQE-së hoqi formulimin duke thënë se politika do të mbetet “mjaft kufizuese për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.…
Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Bashkia e Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikim në programin e subvencionimit të interesave të kredisë për familjet dhe individët në nevojë për strehim. Kjo vjen falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Procesi i aplikimit nis më datën 12 dhjetor 2024 dhe përfundon më datën 13 janar 2025. Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar para datës së këtij njoftimi duhet të riaplikojnë në protalin qeveritar “e-Albania” pas shpalljes së njoftimit…
Qeveria po finalizon rishikimin e tretë të buxhetit të këtij viti, ndërkohë që brenda dhjetorit do të merret vendimi për shpërblimin e pranverës për pensionistët. Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi dje se shuma që do të marrin pensionistët do të vendoset këtë muaj me akt normativ. Mësohet se vlera e bonusit do të jetë më e lartë se 5 mijë lekë, ndërkohë që po vlerësohen si opsion edhe shifrat e bonusit të këtij fundviti 10-15 mijë lekë. Ato që deri më tani janë thënë si premtime për pensionistët, qeveria ka vendosur t’i bëjë fakt, duke bërë ndryshime në buxhet…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i pranishëm në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “Universiteti Luarasi”, theksoi se ekonomia shqiptare, pavarësisht sfidave globale, ka shfaqur qëndrueshmëri dhe ka përshpejtuar rritjen ekonomike. Guvernatori renditi dhe disa nga arritjet përgjatë viteve të fundit, duke theksuar se niveli i inflacionit është tre herë më i ulët se në vitin 2022 dhe shtimin e interesit të investitorëve të huaj. “Ekonomia shqiptare ka shfaqur një qëndrueshmëri mbresëlënëse ndaj sfidave globale. Përballimi i pasojave të pandemisë, menaxhimi i tronditjeve gjeopolitike dhe përballja me presionet inflacioniste, kanë qenë sfida të mëdha dhe komplekse edhe për Shqipërinë.…
