Author: gazetar_1

Pasuri me vlerë tregu rreth 1 milion euro janë konfiskuar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe i kanë kaluar Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK. Policia e Tiranës njofton se është finalizuar operacioni “Resemblance”, i kryer nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, datë 07.02.2024,…

Read More

Përfaqësuesit e biznesit rikthejnë apelin e tyre për marrjen e masave për përshpjetimin e afateve të çështjeve gjyqësore, sidomos ato me natyrë administrative, që prekin direkt bizneset. Duke folur në tryezën për parandalimin e korrupsionit, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka theksoi se zgjatja e proceseve dhe mosdhënia në kohë e vendimeve, prej vitesh, po shkaktojnë problematika te bizneset. “Ka procedura të sipërmarrjes private dhe të qytetarëve sepse çështjet e Gjykatës Administrative i krijon administrata publike në 90% të rasteve. Sot kemi çështje që mund të presin me 3 apo 5 vite të pashqyrtuara nga një shkallë…

Read More

ACTI (Këshilli Shqiptar për Teknologjinë dhe Inovacionin) është një iniciativë e orientuar nga vizioni për të transformuar dhe avancuar industrinë teknologjike në Shqipëri. E themeluar nga një grup liderësh të pasionuar për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit—Ermal Beqiri (Kryetar), Andis Papa, Gentian Lika, Kushtrim Shala, Gjergji Mullaj, Gëzim Hoxha, Enea Buza dhe Enor Nakuçi – ACTI ka për qëllim të krijojë një ekosistem të fuqishëm dhe bashkëpunues, ku talentet, idetë dhe kompanitë më të mira të industrisë teknologjike shqiptare do të bashkëpunojnë për një zhvillim të qëndrueshëm. Misioni i ACTI është ndërtimi i një ekosistemi inovativ dhe të qëndrueshëm në…

Read More

Rritja e kreditimit nga sektori bankar, sidomos përgjatë vitit 2023, por edhe gjatë këtij viti, nuk po shoqërohet me ndryshime të rëndësishme sa i përket raportit të kredive me probleme. Ky tregues, sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, ishte 4.6% për muajin tetor, pak a shumë po aq sa për muajin shtator, kur shënoi shifrën më të ulët historike, prej 4.58%. Në përgjithësi, raporti i kredive me probleme ndaj totalit të kredive, një nga treguesit kyç të sektorit bankar ka qëndruar poshtë nivelit 5% përgjatë gjithë vitit 2024, që kur zbriti për herë të parë në…

Read More

Rritja e pagave në korrik të vitit 2024 nga Qeveria në sektorin publik ka dhënë impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e pagës mesatare në shkallë vendi. Por ndërsa paga mesatare në shtet ka arritur në rreth 97 mijë lekë në tre-mujorin e tretë të vitit, paga mesatare në sektorin privat jo vetëm që nuk është rritur, por ka pësuar rënie, krahasuar me tre-mujorin e dytë të viti. Kështu në 3-mujorin e tretë, paga mesatare në privat ka zbritur në rreth 70 mijë lekë. Sipas publikimit të INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri gjatë tremujorit të…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria do të prodhojë në vend paratë dhe të gjitha llojet e letrave me vlerë. Në fjalën e tij në në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, Rama u shpreh se, qeveria do të firmosë javët e ardhshme një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për të transformuar tërësisht Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë. “Ne jemi duke përgatitur, dhe besoj që do ta firmosim në javët e ardhshme, një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për të transformuar tërësisht Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë”, tha Rama. Ambicia jonë, shtoi kreu i qeverisë, “është…

Read More

Krahas pensioneve të pleqërisë, ato të invaliditetit apo trajtime të veçanta për kategori të caktuara që iu caktohet një masë pensioni mujor, ka edhe një kategori tjetër pensionesh, ato familjare. Një ndihmesë modeste për familjet që preken nga fatkeqësia e humbjes së një prej kryefamiljarëve, shumë e cila i takon kryefamiljarit tjetër deri në momentin që lidh martesë të dytë apo fëmijës deri në moshën 25-vjeçare në rast se vijon studimet. Këtë temë e ka sjellë në vëmendje eksperti i ekonomisë, Kujtim Hoxha në “News 24” duke sqaruar për të interesuarit kushtet që duhet të përmbushin për të përfituar këtë…

Read More

Është zhvilluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës ceremonia për “Pasagjerin e 10 miliontë”, në të cilën ishte e pranishme në edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në fjalën e saj, ajo vuri në dukje investimet dhe punën e madhe që është bërë gjatë këtyre viteve me aeroportin, për të arritur deri në këto shifra rekord në numrin e pasagjerëve.  “Ne këtu në Shqipëri kishim nisur një strategji kombëtare të Aviacionit Civil. Duke pasur parasysh që vendi do të zhvillohej nga ana e turizmit. Vetëm pak muaj nga shpallja e kësaj strategjie arritëm të hidhnim hapa të…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se lufta kundër korrupsionit bëhet përmes ndërtimit të një ekonomie të drejtë, me më shumë mundësi për biznesin, kosto më të ulëta dhe më shumë ndershmëri. Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, Tabaku u shpreh se kriza e vërtetë, që duket qartë në numrin alarmant të shqiptarëve që zgjedhin emigracionin, buron pikërisht nga korrupsioni i thellë që ka pllakosur çdo cep të vendit tonë. “Korrupsioni është kudo, në çdo institucion. Ti nuk mund të marrësh as shërbimin më të thjeshtë pa një ryshfet. Ky është realiteti i përditshëm i mijëra qytetarëve, të…

Read More

Ashtu si çdo vit është hapur sërish thirrja për punësimin e ekselentëve në administratën shtetërore. DAP fton të rinjtë të cilët kanë përfunduar nga viti 2021 studimet Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor ose Master Profesional, me mesatare 9.00-10.00, u jepet mundësi punësimi me kontratë të përkohshme 1 vjeçare në institucionet e administrates shtetërore. Ky mekanizëm synon nxitjen e studentëve ekselentë të bëhen pjesë e administratës publike për punësimin e përkohshëm për 1 vit, duke i ndihmuar në zhvillimin e aftësive profesionale dhe orientimin e karrierës së tyre. Ndërkohë pozicionet përfshijnë role në sektorë të ndryshëm si doganat, menaxhim të trashëgimisë…

Read More