Author: gazetar_1

Plot 847 familje në 22 bashki të vendit do të përfitojnë nga projekti për strehimin social, duke siguruar kështu një strehë për të jetuar. Sakaq, ky projekt do të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për familjet në nevojë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, shpërndau në rrjetet sociale momente nga puna që po zhvillohet në këto banesa, në bashkitë e vendit dhe theksoi se në këto hapësira familjet në nevojë mund të ndërtojnë të ardhmen. “Ky projekt përfshin mbështetjen e 22 bashkive në të gjithë vendin dhe po sjell një ndryshim të ndjeshëm në jetën e 847 familjeve…

Read More

Pavarësisht se jetojmë në epokën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, librat mbeten ushqyesi kryesor i mendjes dhe shpirtit Romancë, Trillime, Histori, Art dhe Kulturë, koha është gjithmonë për librat. Pavarësisht se jetojmë në epokën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, librat mbeten ushqyesi kryesor i mendjes dhe shpirtit. Nëse jeni fansa të librit, këta janë disa nga titujt më të mirë të shkruar në 2024 e të përzgjdhur nga “The Economist”, dhe ne u sugjerjom t’i hidhni një sy.  Biografi dhe kujtime “Redaktori”, nga Sara Franklin: Një libër që shpjegon se si Legjenda e Botimit Judith Jones e formësoi kulturën në…

Read More

NGA FATOS ÇOÇOLI Instituti i Bazelit për Qeverisje është një OJF e njohur ndërkombëtare me bazë në Zvicër, që vlerëson ecurinë e vendeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Më 2 dhjetor 2024, ky institut publikoi indeksin e tij të vitit 2024 (https://baselgovernance.org/publications/baselaml-index-2024), i cili e rendit Shqipërinë në vendin e 37-të në botë, në listën e 164 vendeve të vrojtuara për rrezikun e pastrimit të parave. Vendi ynë ka kapërcyer 23 vende, nga vendi i 60-të ku ndodhej një vit më parë. Po përse? Cilat janë arsyet e këtij përmirësimi dhe kalimi nga Lista Gri në…

Read More

Shqipëria, një destinacion magjepsës në Ballkan, po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes turistëve italianë, sipas një artikulli të botuar në revistën italiane “Italia Delight”. Me peizazhet e tij të pacënuara, historinë e pasur dhe kulturën e gjallë, ky destinacion ofron një përvojë unike për ata që kërkojnë një vendpushim ndryshe. Nga plazhet me ujërat e kristalta deri te malet madhështore, Shqipëria është një thesar që pret të zbulohet! Destinacionet turistike që nuk duhen humbur në Shqipëri Riviera Shqiptare: Parajsa e Detit Adriatik Riviera shqiptare, e njohur edhe si “Perla e Mesdheut”, është një vend i mahnitshëm. Vende të…

Read More

Katedralja ikonike në Paris, Notre Dame, zyrtarisht rihapi dyert e saj më 7 dhjetor, pas zjarrit më 2019 që pothuajse shkatërroi tërësisht ndërtesën 861-vjeçare. Rihapja u bë me tri trokitje simbolike në derën e madhe prej druri të katedrales nga kryepeshkopi Laurent Ulrich. “Notre Dame, model i besimit, hapi dyert për të bashkuar në gëzim fëmijët e Zotit”, tha ai, duke goditur portën me një shkop druri të punuar nga një tra i çatisë së katedrales që i mbijetoi zjarrit pesë vjet më parë. Restaurimi, një arritje e jashtëzakonshme në pesë vjet për strukturën që iu deshën pothuajse dy shekuj…

Read More

Në Peqin u mbajt panairi i përvitshëm i gjelit të detit, ku fermerët paraqiten dhe problematika, siç është konkurrenca nga importi. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj nxiti fermerët të bëhen konkurrues në treg, pasi është e pamundur që qeveria të ndërhyjë me subvencione për çdo sipërmarrje private. Njohur për traditën disavjeçare të mbarështimit të gjelit të detit në fshatin Përparim në Peqin u mbajt “panairi i gjelit të detit”, i cili synon të promovojë traditën e kësaj zone në rritjen e këtij shpendi. Aktualisht fermerët janë duke e tregtuar 1000-1200 lekë për kilogram. Por, veç promovimit, fermerët e Peqinit kanë…

Read More

Historia e një familje të kthyer nga emigracioni dhe që ka ngritur biznesin e vetë familjar në Shqipëri, ishte në fokus të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. “Kurrë më në emigracion” titullohej episodi i 13-të i sezonit 3 të Podkastit “Flasim”, ku të ftuar të kryeministrit Rama ishin Etleva dhe Aldo, nënë e bir, që treguan eksperiencën e tyre në emigracion dhe arsyet e vendimit për t’u kthyer dhe investuar në Shqipëri. Ata treguan sfidat që ndeshën gjatë këtij rrugëtimi që nisi në Kutalli të Beratit, ku hapën pastiçerinë e parë në Shqipëri dhe vështirësitë që krijoi për ta…

Read More

Festat e fundvitit shtojnë atmosferën, por edhe eventet e përgjegjësisë sociale. Zakonisht, institucionet shtetërore, por edhe shumë subjekte private realizojnë aktivitete, donacione, nisma në ndihmë të kategorive vulnerabël dhe shtresave në nevojë. Një festival ndryshe, për të nxjerrë në pah talentin, energjinë, dashurinë për jetën dhe për të bukurën, të personave me aftësi ndryshe, u zhvillua ditët e fundit në Tiranë. Ka qënë një ide dhe skenar i ekspertes së marketingut dhe komunikimit, Balina Bodinaku, e cila në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Sociale të Bashkisë Tiranë dhe mbështetjen financiare të ABI Bank, ka realizuar festivalin “Ajo Sheh Muzikën”. Në…

Read More

Shqipërinë e kanë vizituar rreth 11 milionë shtetas të huaj nga fillimi i vitit e deri në fund të nëntorit. Shifrat i publikoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë një konference të mbajtur për turizmin e qëndrueshëm. “Muaji i 11 i vitit 2024 u mbyll me mbi 11 milionë vizitorë të huaj që kanë vizitur shqipërinë në të gjitha shqisat dhe e tyre. Koicidencë e bukur kjo 11 muaj me 11 vizitorë të huaj. Nuk eshte 11 milionë fiks, por 11 milionë e 40,” tha Ministrja Kumbaro. Kreu i dikasterit të turizmit në vend foli edhe për të ardhurat…

Read More

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar për herë të parë të dhënat mbi Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin (K&ZH) për vitet 2021-2022, duke ofruar informacion për performancën e sektorëve të ndryshëm që kontribuojnë në këtë fushë: Sektori Shtetëror, Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), Ndërmarrjet Private dhe Organizatat Jofitimprurëse (OJF). Në vitin 2022, 3.748 persona ishin angazhuar në aktivitetet e K&ZH në Shqipëri, përfshirë persona me kohë të plotë dhe të pjesshme. Pjesa më e madhe e tyre ishin në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), me 81,6% të totalit, ndërsa Ndërmarrjet Private dhe OJF-të përbënin 9,6% dhe Sektori Shtetëror 8,8%.…

Read More