Author: gazetar_1
Shëndeti dhe një lëkurë e përsosur dhe rinore varet nga zakonet tona të përditshme, si dieta, mbrojtja nga dielli dhe kujdesi i duhur. Edhe pse trashëgimia luan një rol në plakjen e lëkurës, ka disa faktorë që mund t’i kontrollojmë për të mbrojtur lëkurën tonë. Dietë e ‘varfër’ ushqimore Lidhja mes dietës dhe shëndetit të lëkurës është e fortë. Një sistem i shëndetshëm tretës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në pamjen e lëkurës sonë. Përveç ngrënies së ushqimeve të pasura me probiotikë që mbështesin shëndetin e zorrëve, marrja e antioksidantëve është gjithashtu e rëndësishme. Antioksidantët, të cilët gjenden kryesisht në…
AKADEMIK. PROF. ANASTAS ANGJELI Nëse në fushatën elektorale të Presidentit Trump është folur për politikën ekonomike të presidencës së ardhshme brenda SHBA, pas fitores filluan të dalin edhe shumë elemente të politikës ekonomike ndërkombëtare dhe veçanërisht të qëndrimit ndaj aplikimit të tarifave në marrëdhëniet e eksport-imporit (ndaj Meksikës, Kanadasë, Kinës, vendeve të BRICS,) dhe sistemit monetar ndërkombëtar dhe institucioneve ndërkombëtare si pjesë e tij. Në thelb kjo politikë është në funksion të forcimit të rolit ndërkombëtar të dollarit amerikan si mjeti kryesor për ta bërë “Amerikën e madhe përsëri”. Qasja e Presidentit Trump për të kundërshtuar aleancën BRICS dhe synimin…
Çmimi i ujit do të rritet, duke nisur nga viti i ardhshëm edhe për qytetarët e 12 njësive administrative apo bashkive në vend. Pas rritjeve të realizuara më herët në shumicën e bashkive të mëdha, Enti Rregullator i Ujit ka miratuar tarifat e reja që do të nisin zbatimin nga 1 janari 2025. Janë dy shoqëri ujësjellës kanalizimesh që kishin aplikuar për rritje tarifash dhe që ERRU ka akomoduar pjesërisht kërkesat e tyre. Në fakt, shoqëritë kishin kërkuar një rritje më të madhe të çmimit dhe kjo sidomos për abonentët familjarë, por Enti ka miratuar një rritje të pjesshme. Shoqëria…
Banka OTP Albania është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Banka më e mirë në Shqipëri” për vitin 2024 nga revista ndërkombëtare The Banker. Në motivacionin për dhënien e këtij çmimi, ndër më të rëndësishmit në industrinë globale bankare, theksohet se “Viti i kaluar ishte një periudhë transformimi për OTP Bank Albania. Pas blerjes së Alpha Bank Albania në vitin 2022, përgjatë vitit 2023 u realizua integrimi i operacioneve të bankës greke në ato të OTP. Integrimi teknik, ku përfshihet ai i sistemeve IT, online dhe të platformave të mobile banking dhe të sistemeve të kartave u realizua në vetëm tre ditë,…
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), në tremujorin e tretë të vitit 2024, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 129,2 kundrejt vitit 2021 si periudhë bazë. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2023 Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi një rritje me 1,1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 5,2 %. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e tretë 2024 shënoi ulje me 0,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 3,1 % vërehet në seksionet “Industri nxjerrëse” dhe “Energjia…
Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin për faljen e gjobave të vendosura nga viti 2015 dhe të paekzekutuara ende. 40 deputetë socialistë kanë firmosur draftin i cili prek ata që janë gjobitur për ndërtime dhe ndërhyrje në shtëpi banimi deri te personat e gjobitur gjata pandemisë për shkelje të rregullave anti-covid. Në projektligj theksohet se anulohen “të gjitha masat administrative të paekzekutuara, të vendosura nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024 në zonat rurale për sa i takon masave administrative vendosur nga Inspektoriatet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriatit Qendror i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar…
Çmimet e importit në tremujorin e tretë të vitit 2024, shënuan ulje me 1,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte me rritje 0,7 %. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi Indeksin e Çmimeve të prodhimit gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas raportit, edhe ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e tretë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë 2024 është ulur me 0,3 %. Ulje me 4,6 % shënuan çmimet e importit të energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar. Çmimet e importit të produkteve të industrisë përpunuese, që mbajnë dhe…
Mazhoranca ka propozuar në Kuvend një nismë për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale dhe ka kërkuar miratimin e saj me procedurë të përshpejtuar. Kjo ka sjellë përplasje në seancë mes demokratëve dhe socialistëve. Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, theksoi se procedura është bërë sipas rregullores së Kuvendit dhe se nisma është e nevojshme dhe e kërkuar nga shumë qytetarë. “Edhe kolegë të opozitës në shumë raste kanë ngritur një shqetësim të qytetarëve, ata që na kanë dhënë nderin e madh që të jemi në këtë sallë, lidhur me disa raste apo…
Qeveria miratoi vendimin që përcakton kriteret për shpërblimin e gardistëve deri në 3 paga mujore neto në vit për rezultatet e arritura gjatë kryerjes së detyrës që ka të bëjë me sigurinë e personaliteve apo objekteve të rëndësishme. “Punonjësi i Gardës së Republikës përfiton në vit një shpërblim deri në masën e 3 (tri) pagave mujore neto për rezultate të larta të arritura gjatë kryerjes së detyrës”, qartësohet në vendim ku shpjegohen rastet specifike kur dhe sa jepet. Në vendimin e qeverisë parashikohen 4 raste kur gardisti mund të marrë shpërblim të barazvlefshëm me 1 pagë mujore, 2 deri në…
Çmimi i Bitcoin ka kaluar për herë të parë shifrën e 100,000 dollarëve, duke arritur një rekord të ri. Vlera e kriptomonedhës më të madhe në botë është rritur nga shpresat që presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do të miratojë politika “kripto-miqësore”. Pika historike u arrit disa orë pasi Trump tha se do të emëronte ish-komisionerin e Komisionit të Letrave me Vlerë (SEC) Paul Atkins për të drejtuar rregullatorin e Wall Street. Pika historike prej 100,000 dollarësh nxiti festime nga fansat e kriptomonedhave në mbarë botën. Vlera e luhatshme e Bitcoin ka tërhequr gjithmonë interes, me mbështetësit e…
