Author: gazetar_1

Shoqëria që operon prej 25 vitesh në sektorin financiar, NOA, duke financuar  kryesisht bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, por edhe familjet shqiptare, ka dëshmuar përmes shifrave dhe fakteve mbështetjen e promovimit të brendshëm, si edhe rritjen e grave dhe vajzave në karrierë. Sipas të dhënave të raportit të fundit, atij të vitit 2023, 61% e stafit të NOA-s janë gra dhe vajza. Manjola Çerenishti Sulejmani është një nga shembujt e promovimit dhe rritjes së brendshme në NOA, aty ku 18 vite më parë, pas diplomimit në Administrim Biznesi, ajo nisi karrierën e saj në sektorin financiar në Shqipëri.…

Read More

Kuvendi nis sot në orën 10:00 seancën plenare, ku në rend të ditës është projektligji “Për buxhetin e vitit 2025”. Për herë të parë në seancë, pas 11 muajsh mungesë, do të jetë edhe Kryetari i PD-së, Sali Berisha. Për këtë arsye, seanca pritet të shoqërohet me debate të forta. Miratimi i buxhetit kërkon shumicë të thjeshtë votash, teksa sot do të shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat. Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi javën e kaluar nen për nen projektbuxhetin për vitin 2025. Komisioni miratoi shtesë fondi për një sërë institucionesh, ndër to, institucionet e reja të…

Read More

Është prezantuar Skema e re e Granteve 2025 për startup-et shqiptare. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila mori pjesë në aktivitetin e prezantimit u shpreh se, për këtë skemë është vënë në dispozicion një fond prej 300 milionë lekësh. “Me një fond prej 300 milionë lekësh, përmes skemës së mbështetjes synojmë fuqizimin e inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri”, tha Ibrahimaj. “Pas suksesit të vitit të kaluar me 94 startup-e të mbështetura, këtë vit presim të shohim ide të reja që do të sjellin energji dhe zhvillim të qëndrueshëm”, shtoi ajo. Aplikimet janë të…

Read More

Stresi është një gjendje e rënduar mendore ose emocionale që shkaktohet nga rrethana të caktuara. Megjithatë, kur jeni në humor të keq, ushqimi mund të jetë një armë e fuqishme për të përmirësuar gjendjen tuaj emocionale. Boronica-Boronicat janë një ushqim i shkëlqyer që ndihmon në uljen e stresit. Ato përmbajnë antioksidantë që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga dëmtimet e lidhura me stresin. Çokollatë e zezë-Çokollata e zezë është një tjetër ushqim që mund të ndihmojë në uljen e stresit. Ai përmban flavonoide që mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe reduktimin e inflamacionit në…

Read More

Pas propozimit nga Partia Demokratike të amendamentit lidhur me minimumin jetik në buxhetin e shtetit për vitin 2025, ka ardhur dhe reagimi nga ana e qeverisë, e cila e ka rrëzuar këtë propozim.  Qeveria argumenton se nuk ka një metodologji të qartë për përllogaritjen e minimumit jetik dhe se nuk është analizuar në detaje nëse ky nivel do të përmbushte nevojat reale. Këshilli i Ministrave theksoi se buxheti i shtetit alokon 33% të shpenzimeve për skema sociale, një përqindje që është në përputhje me standardet e vendeve të tjera të rajonit. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale e…

Read More

Treguesi i ndjesisë ekonomike ka pësuar një rënie me 0.4 pikë në muajin nëntor. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kjo rënie u përcaktua kryesisht nga dobësimi i besimit në sektorin e shërbimeve dhe industrisë.  Konkretisht, treguesi i besimit në shërbime ra me 6.1 pikë përqindje në nëntor. Kjo për arsye të vlerësimeve në rënie të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për nivelin e punësimit dhe ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë. Edhe treguesi i besimit të industrisë ra me 0.9 pikë…

Read More

Banka e Shqipërisë e ka rritur më tej nivelin e rezervës valutore gjatë gjashtëmujorit të dytë të këtij viti. Sipas BSH-së, në fund të muajit tetor, vlera e rezervës valutore arriti në vlerën 6.15 miliardë euro, në rritje me 6.3% krahasuar me tetorin e vitit 2023. Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun valutor për të rritur vlerën valutore dhe ruajtur stabilitetin e kursit të këmbimit euro-lek. Sipas kalendarit të ndërhyrjeve 2024, parashikohet që shuma e synuar për t’u blerë nëpërmjet ankandeve deri në fund të vitit të jetë në intervalin mes 250 milionë eurove dhe 330 milionë eurove. Rezerva valutore…

Read More

Fillojeni vitin e ri me një aventurë të re – dhe kurseni ndërkohë! Oferta e Wizz Air për Cyber Monday, më 2 Dhjetor, sjell deri në 20% uljepër fluturime të zgjedhura dhe bagazhe të mëdha. Një mundësi ideale për udhëtarët që duan të fillojnë vitin 2025 me një udhëtim emocionues pa shpenzime të mëdha. Nga destinacionet më të fshehta deri te ato më të njohura, ka pafund mundësi për të eksploruar. Dhe lajmi i mirë është që me disa strategji të zgjuara, mund të udhëtoni me buxhet të ulët këtë vit. Ja disa këshilla për të nisur aventurën tuaj të…

Read More

Pas miratimit në parim, buxheti i shtetit për vitin 2025 është gati për t’u votuar nen për nen dhe në tërësi më datë 3 dhjetor. Partia Demokratike ka propozuar 34 amendamente që kërkojnë ndryshime të rëndësishme në prioritetet financiare të shtetit. Ndër propozimet më të rëndësishme është kërkesa për caktimin e minimumit jetik në 200 mijë lekë, një masë që do të sigurojë nivelin minimal të jetesës për qytetarët. Deputetët kërkojnë gjithashtu një rritje të konsiderueshme të pensioneve, duke propozur një pesëfishim të fondit për këtë kategori, nga 1.6 miliardë lekë në rreth 8 miliardë lekë. Një tjetër kërkesë e…

Read More

Bonusi i fundvitit për pensionistët ka nisur të shpërndahet. Kjo gjë është bërë e ditur nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Sipas Gonxhes, deri në orën 10:00 janë shpërndarë 19566 bonuse, nga të cilët 13712 bonuse 15 mijë lekë për pensionet nën 20 mijë lekë, invalidët dhe pensionet familjare, si dhe 5854 bonuse 10 mijë  lekë për pensionet mbi 20 mijë. Bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose banka të nivelit të dytë deri më 30 qershor 2025.

Read More