Author: gazetar_1

Presidenti Joe Biden fali djalin e tij Hunter të dielën mbrëma duke shmangur një dënim të mundshëm për të, në një veprim që bie ndesh me premtimet e tij të kaluara se nuk do të përdorte kompetencat e jashtëzakonshme të presidencës në interes të anëtarëve të familjes së tij. Hunter Biden ishte shpallur fajtor për vepra penale federale lidhur me posedimin në mënyrë të paligjshme të një arme zjarri dhe mospagim taksash. Presidenti demokrat kishte thënë se nuk do ta falte djalin e tij dhe nuk do t’ia zbustë dënimin pas shpalljes së tij fajtor të dy rasteve në shtetet…

Read More

Java dhe muaji i ri dhe i fundit për këtë vit në tregun e këmbimit valutor ka nisur me forcim të valutave kryesore, por jo të Euros. Kështu, një dollar sot blihet me 92.6 lekë dhe do shitet me 93.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.5 lekë dhe do shitet me 118.8 lekë.

Read More

Mungesa e hekurit është një nga mangësitë ushqyese më të zakonshme, e cila mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin tonë. Megjithatë, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se e kanë këtë problem. Diagnoza e mungesës së hekurit kërkon dyshimin e mjekut dhe analizat speciale, por gjetja e shkakut që e privon trupin tonë nga hekuri mund të jetë më e ndërlikuar nga sa duket në fillim. Mungesa e hekurit ndodh kur trupi nuk ka hekur të mjaftueshëm për të prodhuar sasinë e nevojshme të hemoglobinës, një proteinë në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjen në të…

Read More

Po kërkoni destinacionin më të mirë për të udhëtuar, me diell dhe plazhe me rërë? Ky vend i vogël i ka të gjitha, përfshirë fluturimet vajtje-ardhje për vetëm 24 paund, është e vështirë t’i thuash jo…, shkruan Christine Younan në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”. Ndërsa moti në Britaninë e Madhe është i ftohtë, mendimi për pushimet e ardhshme mund të jetë joshës. Sigurisht, ne të gjithë po ëndërrojmë për diell dhe rërë – por ajo që mund t’i largojë njerëzit nga udhëtimet janë çmimet e larta. Një faqe e TikTok-ut, e njohur si @travel.cove…

Read More

Dhimbja e fytit mund të jetë një simptomë e pothuajse çdo prej problemeve të këqija të frymëmarrjes. Nuk ka dyshim se dhimbja, gërvishtjet dhe acarimi që shkaktojnë dhimbje të fytit mund t’ju bëjnë të ndiheni keq, kështu që ndoshta do të dëshironi të rimendoni të hani çdo gjë që mund ta përkeqësojë, edhe nëse kjo do të thotë të shmangni ushqimin tuaj të preferuar. E vërteta është se ka shumë ushqime që duhen shmangur kur keni dhimbje të fytit, si dhe disa zakone të jetesës dhe madje edhe disa ilaçe shtëpiake. Ushqimi pikant dhe acid Ushqimet pikante kanë shumë përfitime…

Read More

Ekonomia gjermane është në prag të recesionit edhe sivjet – industria është veçanërisht e prekur nga kriza. Pesimizmi dominon në kompanitë më të mëdha. “Ato po vuajnë më së shumti për shkak të rënies së aftësisë gjermane të konkurrencës në tregun botëror,” beson Ulrich Kater, kryeekonomist i Dekabanka. Dobësia e ekonomisë gjermane ka pasoja shumë konkrete. “Kriza industriale dhe rënia ekonomike afatgjatë po lënë gjurmë në tregun e punës”, thotë Enzo Weber nga Instituti për Kërkimin e Tregut të Punës (IAB). Sipas vlerësimeve të studiuesve, papunësia pritet të vazhdojë të rritet. Deri në pranverë, thonë ata, në Gjermani “nuk pritet ndonjë ndryshim i…

Read More

Bota digjitale dhe sociale ka ”përpirë” miliona të rinj nëpë botë duke i larguar ata nga kontaktet fizike nga shokët e miqtë e tyre, shkruan adnkronos.it. Ndërsa miliona të rinj përpiqen të largohen nga shtëpia për t’u argëtuar, për të luajtur sporte rregullisht dhe për të pasur një stil të ekuilibruar të të ushqyerit, shumë të tjerë lejojnë veten të hipnotizohen nga dimensioni digjital, me efekte të dëmshme në humor dhe perspektiva për të ardhmen. Më të prekurat nga ky fenomen janë vajzat: kjo është tendenca që del nga anketa e përvitshme e kryer nga @associazionedite në bashkëpunim me portalin…

Read More

Kryeministri Edi Rama kishte sot të fë ftuar në podcastin ‘Flasim’ një çift nga Durrësi që janë kthyer nga Kanadaja dhe kanë çelur biznesin e tyre në Shqipëri që kanë të bëjnë me rigjenzimin e qelizës. Kur u pyet se çfarë e motivojnë ai tha se “ata anti-age” që dalin rrugëve. Madje sapo mendon “të rrijë të rri i çik rehat, nuk më lejnë dhe motivohem”. “Mua performancën ma motivojnë, ata anti-age që dalin rrugëve dhe më motivojnë. Edhe kur them të rri i çik rehat, nuk më lejnë rehat dhe motivohem”, u shpreh Rama me batutë. Rama tregoi dhe…

Read More

NGA MILENA HARITO Vrasja tragjike e djalit 14- vjeçar në shkollën “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij na ka prekur thellë të gjithëve. Kjo ngjarje është pasoja shumë e rëndë e transformimeve të vazhdueshme në jetët tona prej shpërthimit të rrjeteve sociale. Në trurin e njeriut ekzistojnë grupe neuronesh, të cilët quhen “cirkuitet e kënaqësisë”. Këto grupe neuronesh aktivizohen në rrethanat e këndshme të jetës si sporti, ushqimi, dashuria etj.. Një ndër mënyrat më të kollajshme për t’i aktivizuar është konsumi i sheqerit ose droga. Algoritmet e rrjeteve sociale na krijojnë varësi me mekanizma të ngjashëm. Na ushqejnë me “informacion”,…

Read More

Fushata e tatimeve për deklarimin e qirave për bizneset duket se ka dhënë rezultat, me rritjen e shifrave të deklarimeve. Gjatë periudhës tetor-nëntor të këtij viti, janë regjistruar 3891 tatimpagues më shumë për tatimin në burim në lidhje me qiratë. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo shifër rezulton 3 herë më e lartë se mesatarja 9-mujore. “Kjo rritje reflekton angazhimin e bizneseve në përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe përmirësim në formalizimin e ekonomisë” thekson DPT. Data 20 tetor, ishte përcaktuar fillimisht si afati ku bizneset duhet të deklaronin pranë administratës tatimore statusin e pronësisë apo kontratën e qirasë të…

Read More