Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ju mungon hekuri? Tri arsye që pengojnë përthithjen e tij dhe shkaktojnë anemi

16:29 - Dhjetor 1, 2024 Shëndet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Mungesa e hekurit është një nga mangësitë ushqyese më të zakonshme, e cila mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin tonë. Megjithatë, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se e kanë këtë problem. Diagnoza e mungesës së hekurit kërkon dyshimin e mjekut dhe analizat speciale, por gjetja e shkakut që e privon trupin tonë nga hekuri mund të jetë më e ndërlikuar nga sa duket në fillim.

Mungesa e hekurit ndodh kur trupi nuk ka hekur të mjaftueshëm për të prodhuar sasinë e nevojshme të hemoglobinës, një proteinë në qelizat e kuqe të gjakut që transporton oksigjen në të gjithë trupin. Anemia nga mungesa e hekurit është pasoja më e njohur e mungesës së hekurit dhe mund të shkaktojë simptoma të tilla si lodhje, dobësi, gulçim dhe marramendje.

Mungesa e hekurit, 3 arsye që mund të jenë përgjegjëse për përthithjen e reduktuar

Edhe pse shumë besojnë se mungesa e hekurit është vetëm për shkak të marrjes së pamjaftueshme të hekurit në dietë, realiteti është më kompleks. Në shumë raste, shkaku i mungesës së hekurit nuk është marrja e pamjaftueshme, por reduktimi i përthithjes. Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në përthithjen e hekurit dhe të çojnë në këtë mungesë. Le të shohim tre faktorë kryesorë prej tyre:

Sëmundja celiake

Sëmundja celiake është një gjendje autoimune që ndikon në zorrën e hollë dhe në përthithjen e lëndëve ushqyese, përfshirë hekurin. Kur njerëzit me sëmundje celiac konsumojnë gluten, sistemi i tyre imunitar “sulmon” zorrën e hollë, duke shkaktuar dëme që reduktojnë aftësinë për të përthithur hekurin. Kjo është arsyeja pse një dietë pa gluten është mënyra më e mirë për të menaxhuar sëmundjen.

Konsumimi shumë i kalciumit së bashku me ushqimet e pasura me hekur

Kalciumi është një lëndë ushqyese e rëndësishme, por mund të ndërhyjë në përthithjen e hekurit. Kur hahet me ushqime të pasura me hekur, si mishi i viçit, kalciumi mund të zvogëlojë përthithjen e hekurit. Kjo do të thotë se ngrënia e një “cheeseburger” mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për ata që përpiqen të rrisin nivelet e tyre të hekurit.

Konsumimi i kafesë dhe çajit

Kafja dhe çaji përmbajnë substanca të tilla si oksalate dhe polifenole të quajtura tanine, të cilat janë gjithashtu përgjegjëse për reduktimin e përthithjes së hekurit. Për ata që pinë këto pije, është mirë që t’i konsumojnë larg vakteve të pasura me hekur për të maksimizuar përthithjen e hekurit.

E zakonshme te veganët

Mungesa e hekurit dhe anemia që ajo shkakton janë mjaft të zakonshme, veçanërisht në mesin e veganëve dhe vegjetarianëve që nuk janë të kujdesshëm për marrjen e tyre të hekurit. Hekuri nga burimet shtazore absorbohet më mirë se hekuri me bazë bimore, kështu që ata që hanë ushqime me bazë bimore duhet të bëjnë zgjedhje të mira për të maksimizuar marrjen dhe përthithjen e hekurit.

Ekofin Media
Ekofin Media
Anemi arsyet Hekuri përthithje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026

OBSH: Vaksinimi kundër fruthit në Shqipëri mbetet në 81%, 17% më pak se në vitin 2014

06:02 - Korrik 16, 2026

Kontribute për 722 mijë punonjës, BB kërkon integrimin e të dhënave mes Tatimeve dhe Fondit të Shëndetit

11:12 - Korrik 15, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

gazetar_213:40 - Korrik 23, 20260

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë do të hyjë praktikisht…

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026

ALTAX: Rekord të ardhurash për buxhetin, por alarm për fitimet e bizneseve dhe rritjen e deficitit

12:43 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

12:51 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter