Author: gazetar_1

Raporti Financiar i Kuvendit të Shqipërisë për 8 muajt e parë të këtij viti, ka provuar se deputetët kanë harxhuar 400 mijë euro gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit. Raporti zbulon se këto 400 mijë euro deri në gusht rezultojnë të kenë shkuar për biletat e udhëtimit, ndjekur nga pagesa për akomodim në hotel dhe shpërblimet, përkthyesit. Me këtë ecuri, do të duhen dhe 5-6 milion shtesë buxheti për këtë zë. Për periudhën 8-mujore janë lëshuar 105 urdhra për udhëtime jashtë shteti, për udhëtimin gjithsej të 339 persona, nga të cilët 212 deputetë, 25 staf politik dhe 122 staf administrativ,…

Read More

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kryesojnë me një diferencë të dukshme se vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për nga kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin (EUAA) gjatë muajit shtator të këtij viti u paraqitën 586 kërkesa të reja për azil nga Shqipëria dhe 584 kërkesa nga Kosova. Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria gjatë muajit shtator është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet e tjera në rajon ku nga Maqedonia e Veriut janë paraqitur në një…

Read More

Unaza e Madhe e Tiranës po merr pamjen e saj të plotë. Aktualisht po punohet me ritme të shpejta në 6 nga 7 lotet e saj, për të qenë gati në fund të këtij viti. Ndërsa loti 2, që nis pas Urës së Tiranës në drejtim të Paskuqanit, ka përfunduar, në lotet 6 dhe 7, në afërsi të Freskut, po hidhen shtresat asfaltike. Shumë shpejt asfalti do të nisë të hidhet edhe në lotin 4. “Ky është loti 4 i Unazës së Madhe, që kalon në zonën e Shkozës me një gjatësi  640 metra. Aktualisht po bëhen përgatitjet e fundit…

Read More

Kuvendi miratoi sot me 75 vota pro dhe 24 vota kundër projektbuxhetin për vitin 2025. Buxheti i vitit 2025, konsiderohet 2 herë më i lartë se ai i vitit 2013, duke planifikuar 822,7 miliardë lekë shpenzime, ndërsa totali i të ardhurave arrin në 754,6 miliardë lekë. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike paraqiti 34 amendamente në buxhet gjatë seancës së sotme, të cilat u rrëzuan nga mazhoranca. “Shqiptarët nuk kërkojnë lëmoshë, por atë që meritojnë dhe atë që i është premtuar prej 12 vitesh. Refuzimi me votë i amendamenteve të grupit parlamentar i PD për rritjen e pensioneve dhe parashikimin në…

Read More

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka përmbyllur nismën “Investors Support Days”, një platformë e dedikuar për mbështetjen dhe fuqizimin e investitorëve vendas dhe të huaj. Ky aktivitet synoi krijimin e urave të reja të bashkëpunimit, lehtësimin e procesit të investimeve dhe promovimin e potencialeve të Shqipërisë në sektorë kyç si turizmi, energjia, bujqësia dhe teknologjia. Gjatë muajve tetor-nëntor në bashkëpunim me MEKI, MF, MIE, AKPA, AKBN, AIC pranë AIDA u zhvilluan tryezat e rrumbullakëta me kompani gjermane, italiane, turke, greke, franceze, austriake dhe hungareze. Përveç institucioneve të qeverisjes qendrore, kjo iniciativë pati dhe prezencën e ambasadave të Gjermanisë,…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se aksioni kundër informalitetit të pagave ka hyrë në fazën përfundimtare. Sipas DPT-së, kontrolli do të nisë për 7 mijë tatimpagues të identifikuar me risk, të cilët nuk kanë reflektuar as pas njoftimit të dytë të Administratës Tatimore. DPT ftoi bizneset të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. “Nëse deklarimi i pagave reale bëhet tani, duke korrigjuar deklaratën e muajit nëntor, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga kontrolli tatimor”, bëri të ditur DPT. Më herët kryeministri Edi Rama e ka cilësuar luftën kundër informalitetit si kryeprioritetin i qeverisë…

Read More

Vlera e dëmeve pezull në tregun e sigurimeve, ku klasifikohen dëmet në proces vlerësimi, dëmet e miratuara por të papaguara, si edhe ato në proces gjyqësor, është rritur me 17.5% në fund të tetorit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ndërsa në përgjithësi, pjesa më e madhe e shoqërive të sigurimit ka rritur vlerën e dëmeve pezull, Atlantik rezulton ta ketë ulur më shumë se të gjithë, me 10.3%. Në këtë mënyrë, nëse në fund të tetorit të vitit të kaluar, shoqëria kishte 62 milionë lekë dëme pezull, tani ka akoma më pak, pasi në…

Read More

Pas aplikacioneve “SkyECC” dhe “EnchroChat”, në të cilët shqiptarët përgatitën vrasje dhe porositën sasi të madhe kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, i radhës mund të ketë qenë aplikacioni “Matrix”, i cili tashmë konsiderohet nga autoritetet europiane si një tjetër platformë e përdorur nga krimi. Një operacion i përbashkët mes Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës çoi në zbërthimin e tij. Europol njoftoi deshifrimin e më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë. Rrjeti kishte rreth 8,000 përdorues që paguanin midis 1300 dhe 1600 € për një abonim gjashtë mujor. Me interes pritet nëse në mesin e tyre u përdor…

Read More

Në vitin që shënon 20-vjetorin e krijimit të shoqërisë, ALBSIG përgatitet të transferohet në ambjente të reja, moderne dhe inovative, në një nga ndërtesat ikonike të Tiranës. “Downtown One”, realizuar nga Kastrati Group. E themeluar në vitin 2004 dhe e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në 10 shtator të po atij viti për të ushtruar aktivitet në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, Albsig arriti që brenda 10-vjeçarit të parë të ngjitej mes 4 shoqërive kryesore të tregut të sigurimeve, duke realizuar në vitin 2014 për herë të parë mbi 1 miliardë lekë prime, atëherë kur totali i tregut ishte…

Read More

Administrata Tatimore njoftoi se është gati për të rimbursuar brenda dhjetorit tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale dhe që kanë kryer pagesën e kësteve paraprake të tatim fitimit dhe tatim fitimit të thjeshtuar. Tatimet njoftuan se bizneset duhet të kenë kujdes dhe të saktësojnë të dhënat e llogarive bankare në e-Filing deri në datën 10 dhjetor.  Llogaria bankare duhet të jetë në monedhën Lek  Llogaria bankare duhet të jetë aktive në një nga bankat e nivelit të dytë. Pak ditë më parë, Qeveria miratoi përmes një Akti Normativ, kthimin e parave për profesionistët e lirë që kishin realizuar pagesën e këstit…

Read More