Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Pajisjet mjekësore me pasaportë sigurie, rregulla të reja për cilësinë dhe gjurmueshmërinë

12:17 - Korrik 22, 2026

“Quartz”: Gjirokastra dhe Berati, destinacionet shqiptare që po sfidojnë qytetet evropiane

12:08 - Korrik 22, 2026

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

ALBSIG, 20-vjetori në zyrat e reja në “Downtown One”, shoqëria e sigurimit “e fiksuar” pas pagesës së dëmeve

14:03 - Dhjetor 3, 2024 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në vitin që shënon 20-vjetorin e krijimit të shoqërisë, ALBSIG përgatitet të transferohet në ambjente të reja, moderne dhe inovative, në një nga ndërtesat ikonike të Tiranës. “Downtown One”, realizuar nga Kastrati Group.

E themeluar në vitin 2004 dhe e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në 10 shtator të po atij viti për të ushtruar aktivitet në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, Albsig arriti që brenda 10-vjeçarit të parë të ngjitej mes 4 shoqërive kryesore të tregut të sigurimeve, duke realizuar në vitin 2014 për herë të parë mbi 1 miliardë lekë prime, atëherë kur totali i tregut ishte 10.5 miliardë lekë.

Nga viti i krijimit deri në vitin 2014, shoqëria shënoi progres gradual, duke arritur nga 6% i totalit të tregut të sigurimeve në vitet e para në afro 10% në fund të vitit 2014. Ndërsa dhjetë-vjeçari i dytë ishte dekada e konsolidimit dhe forcimit të mëtejshëm të kompanisë, e cila tashmë zotëron midis 19-20% të primeve në tregun e sigurimeve.

Aktualisht, ky 20-vjetor e gjen Albsig të konsoliduar në vend të dytë në tregun e sigurimeve, pozicioni që e arriti në fund të vitit 2018, duke e forcuar më tej nga viti në vit, ndërkohë që për një sërë produktesh (sigurimi i përgjegjësive civile, sigurimi i përgjegjësive në ndërtim, si edhe sigurimi i garancive) është kompania që udhëheq tregun.

Një nga veçoritë që e ka shoqëruar Albsig thuajse përgjatë gjithë rrugëtimit të saj 20-vjeçar deri tani ka qenë shpejtësia në pagesën e dëmeve. Për një shoqëri sigurimi, pagesa në kohë e dëmeve është arsyeja kryesore e krijimit dhe ekzistencës së saj. Në këtë kuadër, Albsig i është përgjigjur përherë në kohë klientëve dhe kërkesave për dëmshpërblim. Në vitin 2019, ishte ndër shoqëritë e para që vlerësoi në kohë rekord dëmet e tërmetit dhe mbylli në muajt e parë të vitit 2020 rreth 90% të praktikave, me pagesat për të dëmtuarit.

Një tregues për pagesën në kohë të dëmeve është edhe shifra shumë e ulët e dëmeve pezull prej vetëm 200 milionë lekë në fund të tetorit të këtij viti, përkundrejt 1 miliardë e 75 milionë lekëve dëmeve të paguara nga shoqëria gjatë kësaj periudhë, si edhe 3.5 miliardë lekë primeve të arkëtuara për periudhën janar-tetor 2024.

Në mënyrë të vazhdueshme, shoqëria është në garë, edhe me veten, për të ulur numrin e praktikave të dosjeve të papaguara, ku aktualisht deri në fund të tetorit janë vetëm 356 të tilla, me statusin (pezull), pra dëme ende në proces trajtimi, të trajtuara por të paguara, ose procese gjyqësore. Në fakt, edhe sa i përket proceseve gjyqësore, Albsig rezulton shoqëria me numrin më të ulët të tyre. Sipas të dhënave të AMF, në fund të qershorit të këtij viti, shoqëria kishte vetëm 37 çështje në gjykatë. Kjo është një tjëtër dëshmi, që tregon se shoqëria e sigurimit nuk ka tendenca për t’i sorollatur klientët në dyert e gjykatave, por është e prirur t’i paguajë ata në kohë për çdo rast dëmshpërblimi. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
albsig dëmet downtown one kastrati group pagesa shoqëri sigurimi zyrat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Pajisjet mjekësore me pasaportë sigurie, rregulla të reja për cilësinë dhe gjurmueshmërinë

gazetar_112:17 - Korrik 22, 20260

Çdo pajisje mjekësore që do të hidhet në tregun shqiptar pritet t’i nënshtrohet një sistemi…

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

10:08 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:17 - Korrik 22, 2026

Pajisjet mjekësore me pasaportë sigurie, rregulla të reja për cilësinë dhe gjurmueshmërinë

10:08 - Korrik 22, 2026

Mali i Zi nis ndërhyrjen, redukton akcizën e naftës, çmimi zbret sot në 1,65 euro/litri

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

Pajisjet mjekësore me pasaportë sigurie, rregulla të reja për cilësinë dhe gjurmueshmërinë

12:17 - Korrik 22, 2026

“Quartz”: Gjirokastra dhe Berati, destinacionet shqiptare që po sfidojnë qytetet evropiane

12:08 - Korrik 22, 2026

OTP Bank do të blejë Luminor, duke u zgjeruar më tej në shtetet e Baltikut

10:13 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter