Author: gazetar_1

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian ua kanë hapur rrugën Bullgarisë dhe Rumanisë për t’u bërë anëtare të plota të zonës për lëvizje të lirë Schengen, prej fillimit të vitit tjetër. “Është moment historik që më në fund të mirëpresim Bullgarinë dhe Rumaninë”, ka thënë ministri i Brendshëm i Hungarisë, Sandor Pinter, shteti i të cilit është aktualisht në krye të Presidencës së bllokut evropian. Bullgaria dhe Rumania, të dyja vende anëtare të BE-së prej vitit 2007, kanë qenë pjesërisht të integruara në zonën për lëvizje të lirë, prej muajit mars, pasi u është mundësuar vetëm trafiku ajror dhe detar, pa…

Read More

Banka Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka hapur në faqen e saj online tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit.  Linja hekurudhore me një gjatësi prej 120 km, nga Vora në Han të Hotit, në kufi me Malin e Zi, do të lidhë Shqipërinë me rrjetin hekurudhor evropian. Projekti ka një rëndësi të madhe strategjike dhe është pjesë e rrjetit kryesor të shtrirjes treguese të rrjetit Trans-Europian të Transportit (TEN-T) në Ballkanin Perëndimor. Rehabilitimi i linjës hekurudhore do të sjellë infrastrukturën në standardet e BE-së dhe do të krijojë kushte për zhvillimin e shërbimeve të pasagjerëve dhe…

Read More

Vijon rritja graduale e fondeve të investimit, pas situatës së vështirë që kaloi tregu në vitin 2022, për shkak të rritjes së normave të interesat. Sipas të dhënave të fundit, të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, asetet e fondeve të investimit arritën në 55.8 miliardë Lekë, ose 565 milionë Euro, me një rritje prej 5.5 miliardë Lekë, ose 11%, krahasuar me fundvitin 2023. Tendenca rritëse e aseteve vihet re edhe krahasuar me tre-mujorin e dytë të vitit, si edhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithashtu, edhe numri i anëtarëve në këto fonde shënoi rritje të mëtejshme…

Read More

NGA ALTAX Informaliteti në Shqipëri i referohet pjesës së ekonomisë që operon jashtë rregulloreve formale, taksave dhe ligjeve të punës. Këtu përfshihen bizneset e paregjistruara, të ardhurat e padeklaruara dhe punësimi informal. Sektori informal është bërë i rëndësishëm në Shqipëri, duke kontribuar në evazionin fiskal, konkurrencën e pandershme, uljen e të ardhurave të qeverisë dhe mungesën e mbrojtjes sociale për punëtorët. Informaliteti është një çështje e rëndësishme në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, duke përfshirë ndërtimin, turizmin dhe bujqësinë. Këtu është një përmbledhje e shkurtër: Punësimi informal në sektorin e ndërtimit është mjaft i përhapur. Shumë punëtorë operojnë pa kontrata…

Read More

Paratë që sollën emigrantët, gjatë 9-mujorit të këtij viti shënuan rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Sipas të dhënave të publikuara në Bilancin e Pagesave të Bankës së Shqipërisë, prurjet valutore të emigrantëve, për periudhën janar-shtator 2024, arritën në 772 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë, janar-shtator 2023 në euro, remitancat u rritën me 14%. Italia, Greqia, Gjermania dhe Anglia kryesojnë, si vendet prej nga vinë prurjet më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në këto shtete. BSH-ja vëren se, nivelet e larta të remitancave, shpenzimet…

Read More

Viti i mirë turistik për Shqipërinë, është përkthyer edhe në më shumë të ardhura nga turistët e huaj. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në 3-mujorin e tretë të vitit 2024, që përkon edhe me periudhën e pikut të sezonit turistik, të huajt shpenzuan rreth 1.9 miliardë Euro, ose rreth 15% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas të dhënave publike, deri në shtator të këtij viti, Shqipërinë e kanë vizituar 8.3 milionë vizitorë të huaj. Muaji shtator ka patur në veçanti rritje të konsiderueshme, ku 1,1 milionë të huaj vizituan Shqipërinë, ose rreth 30%…

Read More

Investimet e huaja direkte po ruajnë një ritëm të lartë përgjatë këtij viti, duke projektuar tejkalimin për herë të parë të kufirit prej 1.5 miliardë Eurosh. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e investimeve të huaja direkte për 3-mujorin e tretë të vitit ishte 411 milionë Euro, me një rritje shumë të vogël krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total, për 9 muajt e parë të këtij viti, investimet e huaja direkte arritën në 1.16 miliardë Euro, ose rreth 6.6% më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjatë viteve të fundit…

Read More

Qeveria do të rishikojë për herë të tretë Buxhetin e këtij viti, duke bërë një rialokim të të ardhurave, kjo edhe për shkak se deri në fund të tetorit ishte akumuluar një suficit prej 72 miliardë Lekësh, për shkak të mosshpenzimeve. Në një konferencë për mediat, ku foli për reformën e rritjes së pagave, Ministri i Financave, Petrit Malaj, e konfirmoi një fakt të tillë, duke theksuar se “bonusi i pranverës për pensionistët do të përcaktohet me rishikimin e buxhetit për vitin 2024”, rishikim që sipas tij do të bëhet së afërmi, pa specifikuar një datë. Duke iu referuar shifrave…

Read More

Shqiptari Uljan Sharka godet sërish. Kompania iGenius, e drejtuar prej tij njoftoi se ka ndërtuar superkompjuterin më të madh në botë, për Inteligjencën Artificiale, të quajtur “Colosseum”. iGenius, një kompani milaneze e udhëhequr nga shqiptari Uljan Sharka, është shumë e njohur tashmë për lëshimin e softuerit të AI që i dha etiketën e OpenAI italiane. Kompania milaneze e cila ka seli gjithashtu në Shtetet e Bashkuara njoftoi lançimin e një prej SuperPOD-ve më të mëdhenj Nvidia DGX në botë, të pajisur me superçipet tashmë të famshme Nvidia Grace Blackwell, për të mbështetur shpërndarjen e modeleve të avancuara të AI kushtuar klientëve…

Read More

Në vitin 2024, përdorimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) nga individët në Shqipëri ka regjistruar një rritje të konsiderueshme, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Anketat për përdorimin e internetit dhe shërbimeve digjitale kanë treguar një përhapje të gjerë të teknologjisë në grup-moshën 16-74 vjeç, me 86,2% të individëve që përdorin internetin, një rritje prej 3,1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2023. Përdorimi i internetit është shumë i përhapur, me 96,4% të individëve që e përdorin atë disa herë gjatë ditës, ndërsa telefonat inteligjent (smartphones) janë mjeti kryesor për hyrjen në internet (99,9%). Përdorimi…

Read More