Festat e fundvitit shtojnë atmosferën, por edhe eventet e përgjegjësisë sociale. Zakonisht, institucionet shtetërore, por edhe shumë subjekte private realizojnë aktivitete, donacione, nisma në ndihmë të kategorive vulnerabël dhe shtresave në nevojë.

Një festival ndryshe, për të nxjerrë në pah talentin, energjinë, dashurinë për jetën dhe për të bukurën, të personave me aftësi ndryshe, u zhvillua ditët e fundit në Tiranë. Ka qënë një ide dhe skenar i ekspertes së marketingut dhe komunikimit, Balina Bodinaku, e cila në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Sociale të Bashkisë Tiranë dhe mbështetjen financiare të ABI Bank, ka realizuar festivalin “Ajo Sheh Muzikën”.
Në një reagim të rrjetet sociale, Balina Bodinaku,e cila gjithashtu moderoi aktivitetin e zhvilluar në Liceun Artistik, shprehet se festivali ka qënë për të një nga projektet më emocionues të realizuar ndonjëherë.

“Një koncert për të tërhequr vëmendjen për talented e shumta, që nuk gjejnë mundësinë e skenës, për shkak të aftësisë së kufizuar. Një mbrëmjë për diversitetin, mundësitë e barabarta dhe gjithëpërfshirjen. Një mundësi për të reflektuar për kufijtë, limitet dhe ato që quajmë kufizime,” thotë Balina.
Aktiviteti u zhvillua në ditën botërore të personave me aftësi të kufizuara, edhe si një shembull për të treguar se arti i tejkalon kufijtë dhe barrierat, si edhe për të dhënë mesazhin se edhe personat me aftësi ndryshe duhen mbështetur, fuqizuar dhe përkrahur, pasi ata mund të nxjerrin në pah në një fushë ose në një tjetër, talentin dhe përkushtimin e tyre të spitakur. /ekofin.al


