Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mirëpritur pak ditë më herët pasagjerin e 10 miliontë. Kjo arritje vë në dukje rritjen e jashtëzakonshme të aeroportit dhe rolin e rëndësishëm që Wizz Air ka patur në këtë sukses duke transportuar thuajse 6 milionë nga numri total i pasagjerëve.
Bashkëpunimi mes Wizz Air the Aeroportit Ndërkombëtar tëTiranës ka shënuar një vit rekord dhe reflekton rritjen e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për turizmin dhe tregtinë. 20 pasagjerë me fat që po fluturonin nga Tirana nëditën e festimeve, u shpërblyen me kupona dhuratë për udhëtimin e tyre të rradhës me Wizz.
Si linja ajrore me kapacitete më të mëdha në aeroportin e Tiranës, Wizz Air vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj duke ofruar mundësi të përballueshme udhëtimi drejt 50 destinacioneve në15 shtete të ndryshme. Me një bazë prej 10 avionësh nëTiranë, linja ajore me çmime super të lira, gjatë këtij viti realizoi thuajse 30 mijë fluturime me kapacitet 99.4%; njërezultat i shkëlqyer për industrinë. Që nga fillimi i operacioneve në vend në vitin 2017, Wizz Air ka mbartur rreth 15.5 milionë pasagjerë nga dhe drejt Tiranës.
Mauro Peneda, Drejtor Ekzekutiv për Wizz Air Malta, tha “Jemi të lumtur që kemi kontribuar në arritjen madhore tëAeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Kemi transportuar 60% të gjithë pasagjerëve këtë vit. Wizz Air ka kënaqësinë të lidhëTiranën me Evropën dhe përtej, përmes rrjetit tonë të gjerë dhe tarifave të përballueshme. Krahasuar me 2023, kemi ofruar 2 milionë bileta më shumë në treg. Me krenari themi që jemi linja ajrore lider në rajon dhe që forcojmë lidhjet me vendin – kemi më shumë se 300 punonjës nga Shqipëria që punojnë në ekuipazhet tona. Mbetemi të angazhuar të vazhdojmëbashkëpunimin me TIAn për të kontribuar më tej në rritjen e aeroportit dhe të vendit.
Piervittorio Farabbi, Drejtor i Operacioneve nëAeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, shtoi: “Ky është njëmoment historik për TIAn dhe jemi krenarë që kemi arritur 10 milionë pasagjerë pa u mbyllur 2024.Partneriteti i qëndrueshëm me Wizz Air ka qenë thelbësor për të arritur këtësukses. Së bashku, krijojmë më shumë mundësi për qytetarët shiptarë, por edhe për vizitorët e huaj.”
Teksa feston këtë arritje të jashtëzakonshme, skuadra drejtuese e aeroportit shikon drejt së ardhmes me ambicie të reja. Planet për të zgjeruar dhe përmirësuar më tej infrastrukturën janë nëzbatim për të siguruar përballimin e kërkesës në rritje për udhëtime. Përmes partneriteteve me kompani ajrore si Wizz si dhe përmirësimit të shërbimeve, TIA mbart përkushtimin për të kthyer Shqipërinë në një destinacion në rritje në arenën globale, teksa kontribuon në rritjen ekonomike dhe sociale tëvendit.
Marrëdhënie me Publikun