Author: gazetar_1

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka shpallur listën përfundimtare të fermerëve që do të përfitojnë fonde në bujqësi. Referuar listës janë në total 14.776  fermerë që do të marrin para, nga 15.591 aplikime që kishin kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për 7 masat e Skemës Kombëtare, apo rreth 85 për qind e aplikantëve totalë,  duke përjashtuar mbështetjen me naftë për punime të mekanizuara në bujqësi. Konkretisht numri më i lartë i fermerëve të kualifikuar i përket mbështetjes për  blegtorinë, për tufën bazë të matrikuluar, të imta dhe gjedhin me mbi 9 mijë fermerë. Bletaria po ashtu ka pasur…

Read More

Shqipëria po humbet gjithnjë e më shumë terren me partnerët tregtarë sa i përket eksporteve. Të dhënat e fundit, për muajin nëntor të këtij viti, tregojnë se eksportet pësuan një rënie të theksuar, sidomos me Kosovën, në masën 19.3%, Turqinë, me 80.2%, si edhe Gjermaninë me 17.8%. Rënie të eksporteve u shënua edhe me partnerët tradicionale tregtare, siç janë Italia, me 6.8%, Greqia, me 2.6%, por edhe Kina, me 13.9%. Ndërsa për të gjithë vitin 2024, Shqipëria ka regjistruar rënie të eksporteve me Italinë (-13,6%), ndikuar kryesisht nga rënia e prodhimit të këpucëve, Kosova (-9,3%), ndikuar nga rënia e eksportit…

Read More

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë e varur nga importet, ndërkohë që eksportet kanë shënuar sërish rënie, edhe në shifrat më të fundit të tregtisë me jashtë të publikuara nga INSTAT. Në Nëntor 2024, Shqipëria ka regjistruar një rënie të eksporteve dhe një rritje të importeve, duke theksuar sfidat dhe tendencat aktuale të tregtisë së jashtme. Të dhënat zbulojnë se eksportet e mallrave arritën në 30 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 8,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe një rënie prej 2,8% krahasuar me muajin e kaluar. Nën anë tjetër, importet janë…

Read More

Rritja e fortë e aeroportit të Rinasit, që në fillim të dhjetorit të këtij viti tejkaloi shifrën rekord të 10 milionë pasagjerëve, ka vënë në lëvizje qeveritë e vendeve të tjera të rajonit, si Kosovë, Maqedoni e Mal i Zi, pasi megjithë rritjen, aeroportet e këtyre vendeve kanë mbetur shumë mbrapa. Përpara 5 vitesh, shumë nga qytetarët e Shqipërisë udhëtonin me makinë në Kosovë ose në Podgoricë për të fluturuar nga aeroportet e këtyre shteteve. Kjo për shkak se ato kishin shumë më tepër fluturime direkte se Rinasi dhe se çmimet ishin disa herë më të ulëta sesa ato që…

Read More

Fondi Besa ka njoftuar se është kryer disbursimi me vlerë 8 milionë Euro nga Invest in Visions që është një pioner në fushën e investimeve në mikrofinancë. Fondet e menaxhuara nga Invest in Visions ofrojnë mundësi investimi për investitorët në projekte që sjellin përfitime sociale, përveç atyre financiare. Njoftimi i plotë: Jemi të lumtur të njoftojmë disbursimin e suksesshëm prej 8 milionë EUR nga Invest in Visions për Fondin Besa, të mundësuar nga Agents for Impact. “Invest in Visions” është një pionier në fushën e investimeve në mikrofinancë. E themeluar në vitin 2006, fondet që menaxhon ofrojnë mundësi investimi për…

Read More

Qeveria do të emetojë për herë të parë një Obligacion 20-vjeçar, i cili në kalendarin e emetimeve të Ministrisë së Financave cilësohet si testim tregu. Ankandi i parë i këtij obligacioni parashikohet të zhvillohet më 28 Janar 2025 dhe kjo do të jetë hera e parë që tregtohet një titull i tillë. Pas shumë vitesh hezitim, për herë të parë u testua tregu me Obligacionin 15-vjeçar në vitin 2021 dhe ai rezultoi shumë atraktiv për investitorët. Burime nga Ministria e Financave i thanë Ekofin.al se Obligacioni me maturim 20-vjeçar do të testohet vitin e ardhshëm, pas preferencave dhe kërkesave të…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me publicistë, analistë, gazetarë të njohur dhe përfaqësues të shtypit të shkruar e medias elektronike në Shqipëri. Në fjalën e tij, Sejko vuri në dukje se zhvillimet e reja teknologjike dhe pasiguritë globale e bëjnë komunikimin e bankave qendrore me publikun edhe më të rëndësishëm. “Për Shqipërinë, ky komunikim merr më shumë vlerë, në kushtet kur individët sfidohen nga niveli jo i kënaqshëm i kulturës financiare, veçanërisht asaj digjitale. Megjithatë, në sajë të punës dhe bashkëpunimit të ngushtë me ju, ne ia kemi arritur qëllimit të përçojmë drejt publikut qëndrimin…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Institucioni i Komisionerëve Publikë bashkëorganizuan konferencën “7 vite rivlerësim kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që shënon edhe përfundimin e procesit të vettingut. Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues dhe anëtarë të organeve të rivlerësimit, të drejtësisë, ministra, ambasadorë, përfaqësues ndërkombëtarë, drejtues të institucioneve të tjera të pavarura, përfaqësues të shoqërisë civile, medias, etj. Në fjalën e mbajtur, Kryetari i KPK, z. Roland Ilia bëri një bilanc të veprimtarisë së Komisionit, ku theksoi se përgjatë 7 viteve të fundit u realizua një proces i plotë, i thellë dhe gjithë përfshirës…

Read More

Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese, në mënyrë që të strehohen dhe me kosto të ulët. Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjen për aplikim në programin e subvencionimit të interesave të kredisë për familjet dhe individët në nevojë për strehim. Kjo nismë vjen si bashkëpunim Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Procesi i aplikimit përfundon më datën 13 janar 2025.  Individët/familjet e interesuara duhet të plotësojnë kërkesën për aplikim në portalin qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar…

Read More

Tremujori i tretë i vitit 2024 ka sjellë një rritje të dukshme në disa sektorë të shërbimeve në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT). Aktivitetet si tregtia me shumicë dhe pakicë, transporti, hotelet, bar-restaurantet, informacioni dhe komunikacioni, si dhe agjencitë e udhëtimit, kanë shënuar rritje të konsiderueshme, duke pasqyruar përmirësimin e kërkesës dhe rritjen e punësimit në shumë prej këtyre sektorëve. Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave Sektori i tregtisë, që përfshin tregtinë me shumicë dhe pakicë, si dhe riparimin e automjeteve dhe motorçikletave, ka shënuar një rritje të…

Read More