Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Në 28 Janar 2025 do të zhvillohet ankandi i parë për Obligacione 20-vjeçare

21:00 - Dhjetor 16, 2024 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria do të emetojë për herë të parë një Obligacion 20-vjeçar, i cili në kalendarin e emetimeve të Ministrisë së Financave cilësohet si testim tregu.

Ankandi i parë i këtij obligacioni parashikohet të zhvillohet më 28 Janar 2025 dhe kjo do të jetë hera e parë që tregtohet një titull i tillë. Pas shumë vitesh hezitim, për herë të parë u testua tregu me Obligacionin 15-vjeçar në vitin 2021 dhe ai rezultoi shumë atraktiv për investitorët.

Burime nga Ministria e Financave i thanë Ekofin.al se Obligacioni me maturim 20-vjeçar do të testohet vitin e ardhshëm, pas preferencave dhe kërkesave të investitorëve, kryesisht fondeve të pensioneve për investime më afatgjata, më të qëndrueshme dhe me përfitueshmëri më të lartë në Titujt e Borxhit të Qeverisë. Financat bënë me dije se ky instrument do të emetohet në muajin Janar dhe Qershor, si edhe do të rihapet në muajin Mars dhe Shtator.

Në emetimin e parë të këtij lloji, atë të parashikuar në fund të Janarit, shuma e planifikuar për emetim është 1.5 miliardë Lekë, ndërsa në rihapjen në mars do të emetohen edhe 1 miliardë Lekë të tjera, për një total prej 2.5 miliardë Lekë. E njëjta gjë parashikohet të përsëritet edhe në dy ankandet e tjera të Obligacionit 20-vjeçar, në Qershor dhe Shtator.

Rritja e afatit të maturitetit të titujve të borxhit është tregues i konsolidimit të borxhit të Qeverisë, i cili që këtë vit parashikohet të zbresë në nivelin 55%, ndërkohë që arriti në vitin 2021 nivelin më të lartë prej 74%. Përmirësimi i treguesve të borxhit solli edhe rritje për herë të parë të vlerësimit për Shqipërinë nga agjencitë e vlerësimit të kreditit, Standard&Poor’s dhe Moody’s.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë interesat e kuponit të Obligacionit 20-vjeçar, në kushtet kur viti 2024 po mbyllet me të tendencë rënëse të tyre, edhe pas lëvizjeve të BSH në uljen e normave, përkundrejt inflacionit tashmë në dukje të stabilizuar. Në çdo rast, ky lloj titull borxhi parashikohet të jetë atraktiv për investitorët dhe kjo do testohet që në ankandin e parë, atë të 28 Janarit. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
ankand obligacione qeveria shqiptare tituj borxhi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter