Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

KPK dhe IKP organizojnë konferencën përmbyllëse të vettingut, Ilia: 89% e vendimarrjeve të KPK mbetën në fuqi

16:44 - Dhjetor 16, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) dhe Institucioni i Komisionerëve Publikë bashkëorganizuan konferencën “7 vite rivlerësim kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që shënon edhe përfundimin e procesit të vettingut. Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues dhe anëtarë të organeve të rivlerësimit, të drejtësisë, ministra, ambasadorë, përfaqësues ndërkombëtarë, drejtues të institucioneve të tjera të pavarura, përfaqësues të shoqërisë civile, medias, etj.

Në fjalën e mbajtur, Kryetari i KPK, z. Roland Ilia bëri një bilanc të veprimtarisë së Komisionit, ku theksoi se përgjatë 7 viteve të fundit u realizua një proces i plotë, i thellë dhe gjithë përfshirës për 805 subjekte rivlerësimi.

Ai nënvizoi se 89% e vendimeve të KPK kanë mbetur të pandryshuara, tregues ky shumë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e vendimmarrjes së Komisionit.

Kryetari i KPK vlerësoi kontributin e qytetarëve në procesin e vettingut. “Në rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve një rol tjetër të rëndësishëm kanë luajtur edhe qytetarët shqiptarë, të cilët përmes 6620 denoncimeve të përcjella pranë Komisionit kanë kontribuar në kryerjen e një procesi sa më të drejtë dhe gjithëpërfshirës,” u shpreh z. Ilia.

Ai falënderoi dy ish-drejtueset e KPK, znj. Genta Tafa Bungo dhe znj. Pamela Qirko për rolin dhe kontributin e tyre në ngritjen dhe konsolidimin e institucionit, si edhe përfaqësimin e tij me dinjitet në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Z. Ilia nënvizoi se përmbyllja me sukses e procesit të rivlerësimit, me kontribut të drejtpërdrejtë në forcimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës, do të sjellë një avancim më të shpejtë të vendit në procesin e integrimit në BE.

Komisioneri Publik, Z. Florian Ballhysa u shpreh se teksa rivleresimi kalimtar po shkon drejt perfundimit të tij, si një masë e jashtëzakonshme, sot është në funksion të plotë dhe sistemi i zakonshëm kushtetues ligjor i kontrollit të vlerësimit të magjistratëve.

Po t’u referohemi progresraporteve të Komisionit Evropian, standardet e vendosura nga procesi i rivlerësimit kalimtar janë të larta e si të tilla kërkohet që të ruhen.

Kjo sakrificë do t’ia vlejë në fund të fundit, në rast se do të shërbejë sadopak që fëmijët tanë, një ditë të jenë qytetarë të Bashkimit Evropian.

Ekofin Media
Ekofin Media
ikp konferenca kpk roland ilia vettingu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter