Author: gazetar_1

Mandarinat e Xarrës tashmë janë shndërruar në krenari, jo vetëm për zonën ku mbillen e rriten me përkujdesje, por edhe në të gjithë Shqipërinë. A ju ka marrë malli për Mandarinat e Xarrës, Borshit dhe Sarandës? Mandarinat janë fruti më i pëlqyer dhe kërkuar në treg gjatë stinës në vijim. Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm. Shumë të pasura me fibra, mandarinat stimulojnë rënien në peshë. Sipas informacioneve, nëse konsumoni mandarina rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Vitamina C tek ky frut plot shije lufton…

Read More

Për të rritur imunitetin tuaj të brendshëm, kombinimi i dy prej frutave kampione të pasura me Vitaminë C ofron një sasi unike të përfitimeve për shëndetin. Kombinimi i portokallit dhe kivit mund të merret në formën e një sallatë frutash ose ju mund t’i shtrydhni ato në pjesë të barabarta. Si portokalli, ashtu edhe dhe kivi bëjnë pjesë në kategorinë e frutave acide, ndaj kjo është arsyeja pse ata kanë një ndërveprim të veçantë mes tyre. Frutat acide nuk duhet të konsumohen të shoqëruar me fruta të ëmbël, shalqi, bishtajore, ose niseshte. Kujdes duhet bërë edhe kur frutat acide kombinohen…

Read More

Nuk ka kurë për ftohjen apo gripin, por një tas me supë pule ose një filxhan çaj xhenxhefili të nxehtë me mjaltë mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave. Disa ilaçe shtëpiake të tilla si vitamina C mund të zvogëlojnë pak kohëzgjatjen e kohës kur jeni të sëmurë. Dhimbjet e trupit, ethet, të dridhurat dhe bllokimi i hundës mund t’ju bëjnë të ndiheni të mjerë. Ndërsa mjetet shtëpiake nuk mund të kurojnë një ftohje ose grip, ato mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të tilla si dhimbjet e trupit, ethet, të dridhurat, kongjestionin e hundës gjatë shërimit tuaj. Por,…

Read More

Në muajin Nëntor 2024, Shqipëria ka regjistruar një rritje të konsiderueshme në numrin e hyrjeve dhe daljeve të shtetasve, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Ky tregues tregon për një rritje të interesit për vizita në Shqipëri, si dhe për lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në dhe jashtë territorit të vendit. Në Nëntor 2024, totalisht 1.265.009 shtetas kanë hyrë në Shqipëri, përfaqësues të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje të rëndësishme prej 15,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Nga këto hyrje, 660.677 janë shtetas shqiptarë, duke…

Read More

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përmes një deklarate ka sqaruar sipas versionit të saj çështjen e disa ngarkesave me mandarina, të ndaluara dhe të kthyera mbrapsht në kufijtë e Bashkimit Evropian, për shkak se janë gjetur me sasi tej normave të pesticideve, shumë të dëmshme për organizmin. Ministria thotë se nga 924 kamionë të eksportuar, vetëm tre ngarkesa janë konstatuar me probleme. Një prej tyre është kthyer dhe asgjësuar në Shqipëri, ndërsa dy të tjera janë trajtuar në Kroaci. Ministria thotë se është bërë kallëzim penal për grumbulluesit dhe gjobë e bllokim aktivitetit për ata që rezultuan me shkelje.…

Read More

Rishikimi i tretë i Buxhetit për këtë vit, i ndërmarrë më 19 Dhjetor, ka bërë një rishpërndarje të fondeve nga një sërë zërash dhe institucionesh, duke i vendosur ato në dispozicion për programe të tjera buxhetore. Kjo ka bërë që buxheti i disa ministrive të reduktohet, ndërsa i të tjerave të shtohet. Ekofin.al analizoi ndryshimet që ka pësuar buxheti i ministrive në zërat kryesorë. Rezulton se rritjen më të madhe të fondeve në nivel ministrish e ka përfituar Infrastruktura dhe Energjia, ndërsa reduktimin më të madh Ministria e Mbrojtjes. Kështu, fondet për infrastrukturën nga 64.38 miliardë lekë në rishikimin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur Tik Tok, që kërkonte sqarime urgjente nga Shqipëria lidhur me vendimin për mbylljen e aplikacionit për 1 vit. Vendimi erdhi pas konsultimeve të gjera, pas ngjarjes së rëndë kur një nxënës shkolle goditi me thikë dy bashkëmoshatarë të tij, njvri humbi jetën dhe tjetri u plagos, pas një sherri që duket se ka nisur në rrjetet sociale. Në reagimin e tij, Rama shprehet se TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Reagimi i Edi Ramës Ndalimi i…

Read More

Në aktin normativ për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë në fuqi pasi është publikuar menjëherë në Fletoren Zyrtare janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës publike. Ky shpërblim do t’u jepet punonjësve me paga të ulëta ku përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit, protokollit etj. Ende nuk është specifikuar masa e shpërbimit për këtë kategori, por mundësitë janë që të marrin një pagë shtesë.  Këtë fundvit pensionistët marrin bonus nga 100 dhe 150 euro, me një fond në total 9.8 miliardë lekë. Por në rishikimin e buxhetit, është parashikuar 6.3 mld lekë si…

Read More

Ngjarjet e fundit në shkollat e vendit sollën një sërë reagimesh nga prindërit dhe jo vetëm, por edhe një plan masash të hartuara nga Ministria për të shmangur përsëritjen e këtyre episodeve. Ministria e Arsimit, Ogerta Manastriliu në takimin përmbyllës me prindër dhe mësues, bëri me dije masat e reja të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Ministria përmendi se kanë vendosur mbylljen e platformës TikTok, vendosjen e kamerave inteligjente, dyfishimin e numrit të oficerëve të policisë. “Për rritjen e Sigurisë Fizike dhe Digjitale në Shkolla kemi vendosur: Bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe…

Read More

Afro 6 milionë euro u janë kthyer profesionistëve të lirë në llogaritë e tyre bankare. Drejtoria e Tatimeve sqaron pse synon ta përmbyll brenda 30 dhjetorit rimburisimin e ofruesve të shërbimeve profesionale që kanë parapaguar këstet mbi fitimin apo të tatimit të thjeshtuar. “Kemi kthyer më shumë se 90% të pagesave, të rimbursimeve të tatimpaguesve, dhe vijojmë të rimbursohen tatimpagues. Sot kemi dërguar për pagesë edhe 300 tatimpagues të tjerë të cilët deklaruan të dhënat e tyre bankare në e filing. Deklarimi është shumë i rëndësishëm sepse akti normativ specifikimet që lekët kthehen në bankë. Janë rimbursuar 7468 me vlerë…

Read More