Author: gazetar_1
Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po punohet për detajet e fundit që kanë të bëjnë me vendosjen e sinjalistikës dhe elementëve të tjerë të sigurisë rrugore. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ishin sot në lotin 5, ku po punohet për hedhjen e shtresave të fundit asfaltike dhe vendosjen e tabelave informuese. Drejtori Gjyli bëri të ditur se punimet kanë ecur me ritme të shpejta, ku falë angazhimit edhe të institucioneve të tjera janë…
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një pritje në kuadër të miratimit të ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili parashikohet të hyjë në fuqi në vitin 2025. Në këtë takim morën pjesë Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Ministri i Shtetit për Anti-Korrupsionin dhe Administratën Publike, Adea Pirdeni, Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ekspertë dhe bashkëpunëtorë. Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, Komisioneri Besnik Dervishi theksoi se:…
Investimet e huaja direkte shënuan rritje në 3-mujorin e tretë të vitit, krahasuar me tremujorin e dytë 2024. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, investimet e huaja direkte arritën në 411 milionë euro, në 3-mujorin e tretë 2024, me rritje rreth 4% krahasuar me periudhën prill-qershor 2024. Sipas statistikave të BSH-së, për nëntëmujorin 2024, vlera e përgjithshme e fluksit të investimeve të huaja direkte llogaritet në 1,1 miliardë euro. Investime e huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në industrinë nxjerrëse, në energji elektrike, gaz, furnizim me ujë, industri përpunuese. Në këtë…
Nëndeklarimi i pagave, Tatimet: U kontrolluan 1200 biznese, shkelësit u gjobitën me 6.1 milionë lekë
Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit, tatimet kanë publikuar disa shifra në lidhje me aksionin anti-informalitet, të nisur në nëntor. Sipas shifrave të bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, aksioni kundër informalitetit në paga ka përfshirë kontrollin e 1,197 bizneseve në të gjithë vendin. Ky operacion synon sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për rëndësinë e deklarimit të pagave reale. Sipa tatimeve, nga këto kontrolle, 78% e bizneseve kanë reaguar pozitivisht duke ndryshuar me rritje deklarimet e pagave. Ndërsa, subjektet që janë konstatuar me shkelje të ligjit janë gjobitur me një total prej 6.1 milionë lekë. Tatimet njoftojnë…
Albcontrol po bën gati infrastrukturën për operimin e Aeroportit të Vlorës, i cili pritet të jetë gati në pranverën e vitit që vjen. Në Agjencinë e Prokurimit Publik është çelur procedura për blerjen dhe instalimin e pajisjeve të kontrollit të trafikut ajror si dhe sistemeve operative, konkretisht sistemeve VCS (Voice Communication System), VCR (Voice Communication Recorder) për Kullën e Kontrollit në Aeroportin e Vlorës. Fondi limit për blerjen e këtyre sistemeve është parashikuar 39,7 milionë lekë, ndërsa afati për zbatimin e saj përcaktohet 8 muaj. Punimet për aeroportin e Vlorës nisën në fund të vitit 2021. Në fazën e parë,…
Importi i perlave natyrale, gurëve të çmuar dhe bizhuterive arriti rekord të ri në muajin Nëntor të këtij vitit tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Sipas shifrave, gjatë vitit 2024, pra deri në muajin Nëntor, u importuan 6.3 miliardë lekë perla natyrale, gurë të çmuar dhe bizhuteri. Kjo shifër ka shënuar një rritje prej 41%, krahasuar me njëmbëdhjetë muajt e vitit 2023, ose rreth 1.8 miliard lekë më shumë. Shifrat tregojnë se përgjatë muajve të këtij viti importi i perlave natyrale dhe gurëve të çmuar ka regjistruar rekord pas rekordi. Nëntori i këtij viti jo vetëm…
Këshilli i Ministrave miratoi sot strategjinë e sipërmarrjes inovative (2025-2030), e cila parashikon një plan masash për zhvillimin e sipërmarrjes inovative. Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh se kjo strategji mbështet vizionin e qeverisë për të pasur një ekonomi e cila mbështet rritjen e inovacionit, ndërsa ky i fundit mbështet rritjen ekonomike. “Strategjia do të përqendrohet në 6 sektorë të caktuar, sektorë të identifikuar në një tjetër strategji kombëtare, ajo S3. Strategjia është e përqendruar në nxitjen e inovacionit në sektorë si turizmi, energjia, bujqësia…
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) organizoi takimin e fundvitit, ku mblodhi bashkë të gjithë sektorin financiar, përfshirë drejtues të shoqërive të sigurimit, fondeve të investimit, fondeve të pensionit privat dhe bankave tregtare. Aktiviteti shërbeu si një moment reflektimi për arritjet e vitit që po mbyllet dhe si platformë për të diskutuar sfidat dhe objektivat për vitin 2025. Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Mimoza Kaçi vlerësoi se gjatë vitit 2024 ka patur një përmirësim të mëtejshëm të treguesve kryesorë të shëndetshmërisë financiare të shoqërive që operojnë në tregjet nën mbikëqyrje. Ajo u ndal te disa…
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka njoftuar se me vendim qeverie do të shpërndahen 150 mijë lekë shpërblim për familjet dhe individët që përfitojnë nga skema sociale. Pas mbledhjes së qeverisë, Koçiu deklaroi se janë 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se kategoritë përfituese janë: familjet në nevojë, fëmijët pa kujdes prindëror, invalidët dhe ata që kanë statusin e të verbrit. Për herë të parë këtë vit marrin shpërblim fundviti edhe ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara. Ministrja e Shëndetësisë: Kam kënaqësinë të njoftoj një lajm…
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – nëntor 2024 kapën vlerën 22 miliardë lekë, ose 7,28% më shumë se në janar – nëntor 2023. Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë periudhës janar – nëntor 2024, edhe numri i kontratave të sigurimit shënoi rritje, duke arritur në 1,439,047, ose 8,81% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91,78% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8,19% dhe risigurimi me 0.032%…
