Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit, tatimet kanë publikuar disa shifra në lidhje me aksionin anti-informalitet, të nisur në nëntor. Sipas shifrave të bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, aksioni kundër informalitetit në paga ka përfshirë kontrollin e 1,197 bizneseve në të gjithë vendin. Ky operacion synon sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për rëndësinë e deklarimit të pagave reale.
Sipa tatimeve, nga këto kontrolle, 78% e bizneseve kanë reaguar pozitivisht duke ndryshuar me rritje deklarimet e pagave. Ndërsa, subjektet që janë konstatuar me shkelje të ligjit janë gjobitur me një total prej 6.1 milionë lekë.
Tatimet njoftojnë se strukturat e tyre hetimore do të vijojnë kontrollet dhe investigimet për ato subjekte që shkelin ligjin, pasi deklarimi i pagës reale është detyrim ligjor dhe një hap i rëndësishëm drejt garantimit të barazisë fiskale dhe formalizimit të tregut të punës.
Më herët, Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonzhja, publikoi disa të dhëna mbi inspektimet e Inspektoriatit të Punës për informalitetin e pagave. Sipas Gonxhes, “Nga periudha Janar-Nëntor 2024 janë inspektuar 8,878 Subjekte të inspektuara mbi bazë risku; 16,396 Subjekte të reja janë këshilluar për të drejtat dhe detyrimet nga Legjislacioni Punës; 624 Inspektime për shkak Ankese, 25% më shumëkrahasuar me 2023, 76.8% në favor të punëmarrësve”.
Në sajë të këtyre inspektimeve, sipas ministrit të MEKI-t janë kryer “1,256 Pezullime 21% më shumë; 1,620 Paralajmërime 44% më shumë; 179 Gjoba 42% më shumë; 27 % më shumë punëmarrës informalë të identifikuar krahasuar me 2023 dhe 26,404,560 Lekë në muaj të ardhura në buxhet pas deklarimit”. /ekofin.al
