Author: gazetar_1
Çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për këtë vit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se Qeveria ka vlerësuar e vlerëson rolin e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, nën vizionin SHQIPËRIA2030. Pjesë e këtij vizioni janë investimet e rëndësishme në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë. “Me vendimin e sotëm, punonjësit e Policisë së Shtetit përfshihen në kategorinë e punonjësve që marrin shpërblim për festat e fundvitit. Punonjësit e Policisë në bashkëpunim me autoritetet e tjera kanë…
Unaza e Madhe e Tiranës është hapur në gjithë gjatësinë e saj për lëvizjen e mjeteve, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar. Të pranishëm në inaugurimin e hapjes së kësaj vepre infrastrukturore ishin Kryeministri Edi Rama si dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. “Është e gjitha e aksesueshme. Pjesa e unazës veriore ka qenë një nga pjesët më të vështira të kësaj vepre duke pasur parasysh që kemi pasur një zonë informale të banueshme dhe na është dashur që të spostojmë mbi 654 ndërtesa. Tahsmë është plotësisht e përfunduar dhe kemi disa…
Viti 2024 po mbyllet me nivele rekord kreditimi, edhe pse për nëntorin kredia e re shënoi ngadalësim për të dytin muaj rradhazi. Sipas të dhënave të fundit të BSH, për periudhën janar-nëntor kredi e re e akorduar nga bankat tregtare arriti në 331.9 miliardë Lekë, me rritje prej mbi 21% krahasuar me 11-mujorin e vitit 2023, i cili përsëri vlerësohet si një vit i mirë për kredidhënien. Për muajin nëntor, kredia e re shënoi rënie me 10%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Ndikim në rënien e kreditimit ka patur kursi i këmbimit, ndërkohë që në anën tjetër…
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se sot më 30 dhjetor ishte afati i fundit për bizneset për të rifreskuar në sistemin e-filing llogaritë e sakta bankare për rimbursimin e kësteve të parapaguara të tatim fitimit, sipas aktit normativ për tatimpaguesit që ofrojnë shërbime profesionale. Sipas njoftimit të tatimeve, deri më sot, janë rimbursuar 95% e tatimpaguesve. Shuma totale e rimbursuar është rreth 606 milionë lekë, ose rreth 6 milionë euro.Gjithsej janë rimbursuar 7751 profesionistë të lirë. Vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë 244 rimbursime. Tatimet informojnë se pjesa e mbetur e tatimpaguesve që ofrojnë shërbime profesionale që…
Si pjesë e grupit të njohur OTP, një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme financiare në Evropën Qendrore dhe Lindore, OTP Bank Albania është pozicionuar si një shtyllë e progresit dhe inovacionit financiar në tregun shqiptar. Me një bazë të fortë dhe një vizion për të ardhmen, banka mbështet klientët e saj korporatë në rritjen dhe suksesin e tyre të qëndrueshëm. Të qenit pjesë e një rrjeti ndërkombëtar bankar sjell avantazhe të dallueshme për klientët e OTP Bank Albania. Banka ofron qasje në ekspertizë globale financiare dhe lidhje ndërkombëtare, duke ofruar edhe njohuritë e saj për tregun…
Muaji nëntor ka sjellë një tkurrje të lehtë të depozitave në banka, ku rënien më të madhe e kanë shënuar ato në valutë, ndërsa kursimet në lekë shënuan një rritje të lehtë. Referuar të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, shuma totale e depozitave në nëntor 2024 vlerësohet në 1.3 trilionë Lekë, ose 0.04% më pak sesa në muajin paraardhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, depozitat u rritën me rreth 5%. Depozitat në Lekë arritën në 605 miliardë, me një rritje prej 0.1%, ndërsa kursimet në valutë zbritën në 731 miliardë Lekë, ose rreth 0.2%…
Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët u ndal në një sërë çështjesh, duke komentuar në veçanti zhvillimin e vendit dhe shifrat e turizmit dhe pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Rama e krahasoi Rinasin “me një kotec pulash”, ndërsa theksoi se tani është kthyer në aeroportin më të rëndësishëm të rajonit. Kjo sipas kreut të qeverisë, falë investimeve që janë bërë dhe shndërrimit të turizmit dhe aeroportit në nivel e standarde ndërkombëtare. “Sot jemi në një stad të ri, edhe ky i pamendueshëm disa vite më parë, ku në aeroportin e Rinasit, në nëntor mbyllet bilanci me…
Hyri në fuqi rregullorja e re evropiane për karikuesin e vetëm elektronik. Pajisjet kryesore të shitura në vendet e bllokut do të duhet të kenë një portë standarde karikimi USB Type-C, i cili tashmë përdoret gjerësisht nga prodhuesit kryesorë të teknologjisë. Lajmi ka të bëjë edhe me objekte të vogla si mouse-t dhe tastierat si dhe kufjet dhe lexuesit e librave elektronikë, të cilët i shtohen listës së telefonave inteligjentë, tabletave, kamerave digjitale, altoparlantëve dhe navigatorëve rrugorë. Nga data 28 prill 2026, detyrimi do të shtrihet edhe për laptopët. Rregulli zbatohet për pajisjet e reja të shitura dhe jo për…
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado u shpreh sot në një intervistë për mediet, se projektligji i miratuar nga qeveria për njohjen e punësimit në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore, dhe ish-kooperativa bujqësore për efekt pensioni, njeh automatikisht vitet e punës gjatë periudhës së komunizmit. Ai tha se procedura për të përfituar është shumë e lehtë. “Ky pr/ligj këtë ka si qëllim, për njohjen automatike të periudhave të vjetërsisë në punë, nga mosha 18 vjeç, deri në momentin kur janë shuar kooperativat, ndërmarrjet bujqësore dhe ndërmarrjet shtetërore. Që nga mosha 18 vjeç, ai që ka…
Plazhe me rërë të bardhë, ujëra bruz dhe temperatura tropikale – nuk është çudi që Maldivet janë një nga destinacionet më të dëshirueshme të pushimeve në botë, shkruan Ellie Hutchings në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Metro”. Por, destinacionet parajsore kushtojnë, dhe në rastin e këtij destinacioni të Azisë Jugore, çmimet janë shumë të larta. Një javë në një vilë mbi ujë kushton të paktën 2000 paund gjatë pikut të sezonit, i cili zgjat nga dhjetori deri në prill. Gjithashtu, kohët e fundit fluturimet drejt Maldiveve janë shtrenjtuar – që do të thotë se pasagjerët e klasit…
