Author: gazetar_1
Kalimi me makinë në aksin rrugor Thumanë-Kashar, nga e shtuna do të jetë me pagesë. Kompania koncesionare ka njoftuar se nga data 4 janar do të nisë aplikimi i tarifës së miratuar, tarifë e cila nis nga 2.1 euro pa TVSH, ose 2.5 euro në total për t’u paguar nga përdoruesit e rrugës. Sipas të dhënave kjo tarifë do të rishikohet çdo vit sipas luhatjeve të kursit të këmbimit. Aksi Thumanë Kashar ka një gjatësi prej 30 km. Rruga përfundoi në verën e vitit të kaluar. Deri më tani qarkullimi për mjetet ka qenë pa pagesë, pasi kompania kreu testimet…
Kufizim i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara të javës”. Kjo është një prej masave që duhet të zbatohet brenda vitit 2025 me qëllim reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serrë në sektorin e transportit. Gjithçka parashikohet në Planin e ri Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të nxjerrë për konsultim publik. Ndër të tjera dokumenti sugjeron se kufizimi i përdorimit të automjeteve në ditë të caktuara mund të bëhet sipas targës së makinës, por kjo do të duhet të përcaktohet në vijim nga institucionet përkatëse. Paralelisht, drafti parashikon dhe një sërë masash të tjera, që gjithashtu duhet të…
Nga Andi Ballta, CEO i ABI Bank Në shumë ekrane dhe portale ka muaj e muaj që flitet për “flluskën” imobiliare që po rritet dhe do “plasë” shumë shpejt. Për javë shohim opinionistë, “specialistë”, analistë, gjithologë, mendjexhinj (dhe mendjexhesha) që këmbëngulin se flluska po fryhet nga që dikush vendos të paguajë deri në 5 mijë euro për metër katror. Herë të tjera përmendet si gjetje origjinale mospërputhja e numrit të dritave të ndezura (ose të fikura) në pallate dhe të banorëve që konsumojnë (ose jo) energji. Ka dhe një statistike që lidh çmimin e raportuar të shitjeve me kreditë në…
Të gjithë ata individë që gjatë vitit të kaluar kanë pasur pagë bruto mbi 100 mijë lekë në muaj, për herë të parë do të dorëzojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale për vitin 2024. Me ndryshimet ligjore të vitit 2023 të tatimit mbi të ardhurat u vendos që detyrimin për të dorëzuar DIVA-n nuk do e kenë më vetëm ata që marrin mbi 2 milionë lekë në vit, por fasha zbriti në 1.2 milionë lekë në vit, ose 1oo mijë lekë në muaj. Afati i dorëzimit të deklaratës vjetore nuk është më 30 prilli, por për herë të parë…
Shqipëria pritet që këtë vit të konkretizojë kryerjen e transaksioneve të pagesave brenda sistemit SEPA, hap ky që do të sjellë uljen të ndjeshme të kostove të transfertave ndërkombëtare për qytetarët shqiptarët, brenda dhe jashtë territorit të vendit. Sipas vlerësimeve të kryera nga Banka e Shqipërisë, përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë janë të mëdha dhe mund të arrijnë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në mënyrë progresive në vijim. Më konkretisht, duke u bazuar në eksperiencën e sistemit AIPS Euro, nëpërmjet…
Me hyrjen e vitit të ri 2025, paketat e duhanit, si edhe cigaret elektronike janë shtrenjtuar me të paktën 5 lekë për paketë. Duke filluar nga viti 2022, është miratuar një skedul i ri 5 vjeçar për rritjen e nivelit të akcizës se cigareve dhe duhanit. Në projeksionet e Qeverisë, gjatë vitit 2025, rreth 852 milionë lekë parashikohet të jenë të ardhurat shtesë nga akciza e cigareve, si dhe 20% TVSH-ja mbi këtë shumë të rritur akcize. Kalendari për akcizën për cigaret dhe duhanet synon të zgjerohet edhe përtej vitit 2027. Sipas të dhënave nga Financat deri në fund të…
Përgjatë bregdetit mahnitës të Jonit dhe Adriatikut të Shqipërisë shtrihen fshatra ku jeta tradicionale vazhdon në një sfond plazhesh të pacenuar dhe ujërash të pastra kristal, sipas një artikulli të botuar në blogun “Travel Pug”. Këto xhevahirë më pak të njohur kombinojnë kulturën autentike lokale me disa nga plazhet e fundit të pazbuluara të Evropës. Nga fshatrat e lashta prej guri deri te komunitetet e peshkimit, çdo fshat ofron njohuri unike për jetën bregdetare shqiptare, dhe vende të përsosura për eksplorimin e plazhit. 1-Fshati Dhërmi I vendosur në faqet e kodrave mbi plazhet e përkryera me guralecë të bardhë, ky…
Në ditën e parë të vitit, Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka uruar shqiptarët për një vit të mbarë, me shëndet e begati e plot harmoni në familjet e tyre. Urimin e saj Balluku e ka drejtuar edhe për punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndërmarrjeve të varësisë, të cilët kontribuojnë në sektorin energjetik dhe në atë të infrastrukturës, për gjithçka kanë bërë gjatë vitit 2024. Në fjalën e saj, Zëvëndëskryeministrja ka përmendur projektet kryesore dhe arritjet sektoriale te vitit 2024 ndërsa ka shpalosur objektivat e vitit 2025. Balluku konfirmoi se veç projekteve të…
Rumania dhe Bullgaria do t’i bashkohen zyrtarisht Zonës Shengen si anëtarë të plotë më 1 janar 2025, duke mbyllur një kapitull që filloi në vitin 2011, kur Komisioni Evropian përcaktoi për herë të parë gatishmërinë e tyre për anëtarësim. Rumania dhe Bullgaria janë anëtarë të BE që nga viti 2007 dhe kanë përmbushur kushtet për hyrje në hapësirën Shengen që nga viti 2010. Megjithatë, gjatë viteve disa shtete e kanë kundërshtuar anëtarësimin e tyre për shkak të shqetësimeve mbi ’emigracionin’. Kroacia, e ardhur në BE në vitin 2013, u bë pjesë e Shengenit qysh më 1 janar 2023, megjithëse asokohe Komisioni i…
Festa e Vitit të Ri është ndër më të vjetrat dhe më të kremtuarat në mbarë botën. Sipas Encyclopedia Britannica, të dhënat më të hershme sa i takon një feste të Vitit të Ri datojnë 2000 vjet para Krishtit, në Mesopotami, ku në Babiloni viti i ri (Akitu) filloi me hënën e re pas ekuinoksit pranveror dhe në Asiri me hënën e re më afër ekuinoksit të vjeshtës (mesi i shtatorit). Për egjiptianët dhe fenikasit, viti fillonte me ekuinoksin e vjeshtës (21 shtator), për persët e lashtë fillonte në ekuinoksin e pranverës (21 mars), dhe për grekët e lashtë fillonte…
