Author: gazetar_1

Viti 2025 ka nisur me të paktën 4530 vende të lira pune, në Portalin Kombëtar të Punësimit, puna.gov.al. Faqja përmban informacion të detajuar në lidhje me secilën thirrje për punësim. Sipërmarrjet e hoteleri-turizmit, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim. Tashmë çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes “puna.gov.al”. Edhe punëdhënësit mund të futen në këtë portal dhe të publikojnë vendet e lira të punës,…

Read More

Viti 2024 u mbyll me rënie të treguesit të besimit në ekonomi me 3.8%, ndikuar kryesisht nga një rënie e konsidueshme, me 5.5% e treguesit të besimit në ndërtim. Rënia e këtij treguesit ka ardhur kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu edhe nga ato për kontratat porositëse. Ndërkohë, parashikimet për çmimet që do të vendosin ndërtuesit në të ardhmen kanë regjistruar rritje, ndërsa ato për punësimin paraqiten në përkeqësim të lehtë. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, megjithë rënien e shënuar në muajin e fundit të vitit, treguesi i besimit në ekonomi mbetet mbi mesataren historike…

Read More

Disa qytete të vendit si Durrësi, Vlora, Fieri dhe Lushnja u zhytën në errësirë totale këtë të diel. Ndërprerja ndodhi rreth orës 17:30 njëherazi në të gjitha qytetet. Errësira pushtoi Durrësin, duke krijuar një situatë kaotike, pasi edhe sistemet e ndriçimit në rrugë dhe autostradë u fikën. Vetëm porti dhe objekte të tjera me rëndësi të veçantë u furnizuan me energji elektrike nëpërmjet gjeneratorëve. E njëjta situatë ishte edhe në qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij, ku energjia elektrike u ndërpre. Po ashtu, Lushnja, Vlora dhe Saranda u përballën me të njëjtën situatë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike…

Read More

Mungesa e hekurit është një problem serioz dhe shumë i zakonshëm, sidomos te gratë. Pavarësisht se simptomat mund të jenë të ngjashme me ato të lodhjes ose mungesës së energjisë, mungesa e këtij minerali mund të ketë pasoja të mëdha shëndetësore, duke përfshirë aneminë dhe probleme me muskujt, nivelet e energjisë dhe funksionet mendore. Simptomat mund të fillojnë gradualisht dhe të mos jenë të dukshme menjëherë. Përveç shenjave të zakonshme të lodhjes dhe vështirësive në frymëmarrje, ka disa simptoma të pazakonta që mund të tregojnë mungesën e hekurit, si: Gjuhë e Kuqe – Inflamimi i gjuhës mund të ndodhë për…

Read More

Përfundimet që kanë dalë nga studime të ndryshme në lidhje me qëndrimin ulur për periudha të gjata janë shumë alarmante dhe të rëndësishme për shëndetin publik. Mjekët e kanë përshkruar qëndrimin ulur për dy orë dhe më shumë, pa asnjë lëvizje, si një rrezik për shëndetin, duke e krahasuar atë me ndikimin që ka pirja e duhanit. Në fakt, studiuesit thonë se kjo mund të ketë pasoja të ngjashme me ato të konsumimit të duhanit, pasi qëndrimi ulur shkakton një numër të madh problemesh shëndetësore, të cilat mund të ndikojnë negativisht në funksionimin e organeve të trupit dhe në shëndetin…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se “rritja e interesit për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura është një tregues i qartë i investimeve që qeveria shqiptare po bën në kapacitetet njerëzore”. Në një postim në rrjetet sociale, Vengu tha se “nga data 13-31 janar 2025 të gjitha njësitë do të informohen për kërkesat dhe përfitimet e anëtarësimit në Forcat Speciale dhe sinjalet janë pozitive”. “Interesi për t’u bërë pjesë e Forcave Speciale është rritur ndjeshëm, kryesisht nga oficerët e rinj të cilët po ndjekin Kursin Bazë të Oficerit, i cili përfundon më 20 mars 2025 me më shumë…

Read More

Bisedimet midis dy partive më të mëdha të Austrisë për të formuar një qeveri koalicioni pa Partinë e Lirë të ekstremit të djathtë, kanë dështuar, tha të shtunën kancelari Karl Neuhammer. Nehammer, njëkohësisht kreu i Partisë Popullore Konservatore (ÖVP), njoftoi përmes videos në X (ish-Twitter) se do të tërhiqej si kancelar dhe udhëheqës i partisë në ditët në vijim, për të lejuar një tranzicion të qetë të pushtetit. Dështimi i bisedimeve që po zhvilloheshin me Partinë Socialiste (SPÖ), vjen pasi partia liberale ‘Neos’ u tërhoq nga negociatat, duke shkaktuar paqëndrueshmëri politike në vend. Bisedimet nuk arritën një marrëveshje për të…

Read More

TVSH, taksa e cila realizon gati gjysmën e të ardhurave fiskale pritet që në 2025 të arkëtojë 10 për qind më shumë para. Planifikimi buxhetor është i bazuar në parashikimin se ‘të ardhurat nga T.V.SH-ja do të jenë rreth 236 miliardë lekë ose 22 miliadrë më shumë se në vitin 2024. Sipas atij planifikimi pritet që burimet e rritjes së TVSH-së të jenë rritja e importeve, mirëadministrimi që bazohet në faturimin elektronik si edhe rritja e të ardhurave në mënyrë të veçantë nga turizmi dhe ndërtimi. Duke qenë një taksë fundore rritja e TVSH bazohet edhe në efektet që japin…

Read More

Mediat online po gëlojnë nga lajmet se Kina është duke u përballur me një tjetër epidemi, me pamjet në rrjet që tregojnë spitalet atje të mbushura plot me njerëz. Pesë vjet nga shpërthimi i Covid 19-tës që gjunjëzoi botën, e fillesat e i pati pikërisht në këtë vend, shqetësime të mëdha po ngrihen pas një numri të madh infektimesh me HMPV, apo metapneumovirusi njerëzor. Postime të ndryshme në rrjetet sociale tregojnë se shumë prej pacientëve që kanë vërshuar në spitalet kineze, janë duke përjetuar simptoma të ngjashme me koronavirusin. I zbuluar në 2001-shin në Holandë, HMPV është një virus sezonal…

Read More

4 janari shënon nisjen e aplikimit të tarifës për kalimin në aksin rrugor Thumanë – Kashar. Njoftimi nga kompania koncesionare u bë në mesin e muajit dhjetor, bazuar në kontratën e miratuar nga qeveria në maj të vitit 2022. Referuar dokumentit për kalimin në këtë rrugë do të aplikohen 4 nivele tarifash, në varësi të llojit të automjetetit, e rrumbullakosur në një shifër pa presje dhjetore. Pagesa mund të bëhet në monedhën euro ose lekë. Tarifa në lekë do të jetë shuma e llogaritur me kursin zyrtar të këmbit të Bankës së Shqipërisë në datën e fillimit të operimit. Sipas…

Read More