Bisedimet midis dy partive më të mëdha të Austrisë për të formuar një qeveri koalicioni pa Partinë e Lirë të ekstremit të djathtë, kanë dështuar, tha të shtunën kancelari Karl Neuhammer.
Nehammer, njëkohësisht kreu i Partisë Popullore Konservatore (ÖVP), njoftoi përmes videos në X (ish-Twitter) se do të tërhiqej si kancelar dhe udhëheqës i partisë në ditët në vijim, për të lejuar një tranzicion të qetë të pushtetit.
Dështimi i bisedimeve që po zhvilloheshin me Partinë Socialiste (SPÖ), vjen pasi partia liberale ‘Neos’ u tërhoq nga negociatat, duke shkaktuar paqëndrueshmëri politike në vend.
Bisedimet nuk arritën një marrëveshje për të formuar një qeveri, pa pjesëmarrjen e Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ), duke shkaktuar pasiguri për të ardhmen e skenës politike austriake.
Nehammer theksoi në deklaratën e tij se situata politike kërkon marrjen e “përgjegjësisë” dhe njoftoi se do të merrte iniciativën për të siguruar një tranzicion të qetë dhe të rregullt të pushtetit.
Largimi i Nehamer hap rrugën për një marrëveshje të re të mundshme politike apo nevojën për zgjedhje të parakohshme, duke lënë të hapur mundësinë e së ardhmes së qeverisë dhe stabilitetit politik në vend.