Author: gazetar_1
Çmimi i paketave të cigareve do të pësojë një tjetër rritje në janar, pas shtrenjtimit në muajin dhjetor të vitit që lamë pas. Dhe kjo për shkak të akcizës, një taksë që rritet çdo vit. Kështu, për çdo paketë të blerë në këtë fillimviti shqiptarët do të paguajnë nga 20 deri në 30 lekë më tepër. Nëse një paketë e keni blerë për 250 lekë, tashmë ajo do të kushtojë 270 lekë. Nga 7,250 lekë për çdo 1,000 fije cigare që ishte, çmimi rritet në 7,500 lekë. Rritja nuk aplikohet vetëm për duhanin, por edhe produktet alternative apo cigaret elektronike…
3 minuta mund të shndërrohen shumë shpejt në 15 minuta në tualet, në momentin që ti rri duke parë postime e video në rrjetet sociale. Duket si një “ves” që ka lindur bashkë me pajisjet teknologjike dhe i padëmshëm, por në fakt nuk është kështu. Për ekspertët qëndrimi për një kohë relativisht të gjatë në tualet është i rrezikshëm për shëndetin tuaj. Së pari, lidhet me rrezikun e shfaqjes së hemorroideve dhe dobësimin e legenit. Ka edhe një shpjegim për këtë që lidhet me fizikën. Graviteti na mban në tokë apo jo? Por i njëjti gravitet e bën trupin të…
Gjatë vitit 2025 pritet që të ndryshojë formula për taksat e bashkive, si dhe të kryhet kategorizimi i taksave vendore për zënien e hapësirës publike dhe të fasadave për përdorimin e reklamave/tabelave. Ndryshimet në Ligjin “Për financat e qeverisjes vendore” projektohen në tremujorin e tretë të këtij viti, pas përfundimit të zgjedh jeve të përgjithshme. Qeveria parashikon që gjatë vitit 2025 të ndryshojë formulën për transfertën e pakushtëzuar financiare të pushtetit vendor. Këto ndryshime që pritet të kryhen kanë si synim të rregullojnë skemën e financimit të bashkive; përshtatjen e parimit të ekualizimit të lidhur me numrin e popullsisë sipas…
Revista prestigjoze gjermane “Bild” e ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve turistike që ia vlejnë për t’u vizituar në vitin 2025. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nëpërmjet rrjeteve sociale ndau lajmin se nga janari në nëntor të vitit 2024, në vendin tonë hynë 356 mijë vizitorë nga Gjermania. Revista në artikullin e saj ka në fokus rivierën shqiptare, si një risi që po shkëlqen në Mesdhe. “Shqipëria nuk është më një këshillë sekrete, por në vitin 2025 do të bëhet një destinacion trend për të apasionuarit pas diellit dhe plazhit. Në Rivierën Shqiptare të tërheqin uji i kristaltë, gjiret…
Nisur nga disa raste të adresuara në strukturat e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe nga monitorimi i vazhdueshëm i burimeve të hapura të informacionit, si dhe platformave virtuale, me qellim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë konstatuar mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit Whatsapp. Këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për tu regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi apo…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi sot se procesi i përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025 ka hyrë në fazën aktive. Duke publikuar ekstraktin e parë të listës zgjedhore, ministria konfirmoi se 3,721,116 qytetarë kanë të drejtën e votës, nga të cilët 50.5% janë burra dhe 49.5% gra. Ministri Hoxha përmendi disa pika kryesore për garantimin e një procesi të drejtë dhe gjithëpërfshirës: Verifikimi i listave zgjedhore: Çdo qytetar mund të kontrollojë të dhënat e tij përmes portalit e-Albania ose fizikisht pranë njësive administrative. Qendrat e votimit: Aktualisht janë 5,050 qendra të miratuara, ndërsa kërkohet vendimmarrje për ato…
Nga Erald Pashaj, CEO i EPPC Albania & Kosovo Viti 2025 po hyn në një periudhë kur çmimet në Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më të shtrenjta, jetesa e përdishme dhe mallrat e konsumit janë stacionuar në nivele të larta, të krahasueshme me vendet e rajonit dhe me disa shtete me të ardhura të ulëta të BE-së. Gjithkush sot pyet se çfarë do të bëhet me pagat këtë vit, a do të ndjekin ato rritjet e viteve të mëparshme? Po, sa mund të rriten? Po, a do të jemi më mirë? Ose mendojme se si mund të rregullohet raporti i…
Ulja e paralajmëruar e çmimit të energjisë elektrike pritet të nisë zbatimin nga data 1 shkurt. ERE njoftoi se do të zhvillojë një mbledhje të posaçme ditën e nesërme, ku pika e parë e rendit të ditës është diskutimi “Mbi çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Sherbimit Universal për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025”. Ashtu siç është paralajmëruar më herët edhe nga Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, në diskutim do të jetë ulja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë. Nga 1 janari i vitit 2015, për familjarët aplikohen tarifa të…
Viti 2024 do të mbahet mend për zhvlerësimin e mëtejshëm të Euros dhe rënien e monedhës evropiane për herë të parë poshtë “kufirit psikologjik” të këmbimit me 100 Lekë. Një gjë e tillë ndodhi në 12 gusht 2024 dhe që nga ai moment, monedha evropiane thuajse në pjesën më të madhe të ditëve të kursit të këmbimit ka qëndruar nën këtë nivel, duke e mbyllur vitin në vlerën 98.15 Lekë. Edhe pse ky vit 2025 ka nisur me një vlerësim të lehtë të Euros, ku referuar të dhënave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë, monedha evropiane u këmbye me…
Human metapneumovirus (HMPV) është një sëmundje respiratore që shkakton simptoma të ngjashme me gripin ose të ftohtin, por mund të rrisë rrezikun ose të çojë në komplikime më serioze si bronkiti ose pneumonia, veçanërisht tek të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe personat me sistem imunitar të dobësuar. Kjo sëmundje bën pjesë në të njëjtën familje si “virusi respirator sincitial (RSV)” dhe është zbuluar për herë të parë në vitin 2001 në Holandë. Shpërthimet e saj janë të përqendruara gjatë stinës së ftohtë. Pse HMPV është në lajme? Rastet kanë filluar të rriten në Kinën veriore, veçanërisht te fëmijët, sipas autoriteteve…
