Author: gazetar_1

Pensionistët nuk do të presin pranverën për të marrë bonusin e premtuar të radhës, por do të mund ta tërheqin që në muajin shkurt. Lajmin për këtë afat sikundër edhe për vetë dhënien e bonusit të pranverës e dha i pari i qeverisë, Edi Rama në daljen e djeshme për mediat. Ai vuri në dukje se pensionistët nuk kanë përse të presin pranverën apo periudhën zgjedhore, siç edhe akuzohet se po e bën për këtë arsye që të marrin atë që iu takon. “Nuk do presë as ekonomia të mbarojë zgjedhjet dhe të marri atë që i takon. Pensionistët nuk…

Read More

Deri më 31 janar, 61 bashkitë në vend duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Ekonomisë projektet e tyre mbi programet sociale të strehimit. Kështu Programi Kombëtar i Strehimit Social vijon punën për të ofruar zgjidhje për familjet në nevojë me të ardhura të ulëta ekonomike. Gjatë vitit 2024, nga ky program përfituan 847 familje në 22 bashki, por puna vazhdon për të sjellë më shumë shpresë dhe siguri për ata që kanë më shumë nevojë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri me dije se programi do të t’iu vijë në ndihmë qytetarëve edhe gjatë 2025-ës. “Viti 2025…

Read More

Është zbardhur strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2025-2027, ku parashtruar një sërë objektivash të bankës qendrore për periudhën në vazhdim. Në dokument theksohen disa nga objektivat kryesore, të ndara në 11 shtylla, me theks të posaçëm procesi i përafrimit të legjislacionit me direktivat evropiane, si edhe rritja e standardeve të mbikëqyrjes. Kështu, për periudhën në vazhdim, BSh synon të miratojë një metodologji për zbatimin e shtesës së kapitalit për rrezikun sistemik. Do të realizohet monitorimi dhe ndërlidhja e sektorit bankar me segmentet e tjera të sistemit financiar; dhe (ii) ekspozimeve të përbashkëta dhe të zgjeruara…

Read More

Nga 14 janari 2025, Instagram i thotë lamtumirë filtrave të bukurisë. Kjo do të thotë që më shumë se dy milionë filtra të krijuar nga përdoruesit, të ofruar në WhatsApp, Facebook dhe veçanërisht në Instagram, do të zhduken. Harrojini fytyrat perfekte, sytë me ngjyra, qerpikët fals apo make-up-et. Kompania e Mark Zuckerberg, Meta, po përgatitet t’i heqë përfundimisht filtrat e bukurisë që vijnë nga zhvilluesit e palëve të treta. Sipas njoftimit për shtyp i lëshuar nga kompania, thuhet se: “Pas një vlerësimi të plotë, ne kemi marrë vendimin për mbylljen e platformës Meta Spark të mjeteve dhe përmbajtjeve të palëve…

Read More

Janë prezantuar një sërë projektesh, pjesë e programit ‘Ura për Shqipërinë 2030’ në kryeministri, të cilat synojnë të japin një mundësi të mirë për bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat si dhe një shfrytëzim sa më efikas për asetet publike. Adelina Greca, drejtore ekzekutive e Agjencisë Kombëtare e Planifikimit të Territorit bëri një pasqyrim të projekteve të disa godinave të reja në Tiranë që do u vihen në ndihmë të administratës publike dhe sipërmarrjes private. Një prej tyre Expo Albania, në afërsi të liqenit të Farkës, ku ka qenë dikur pista e helikopterëve. Do jetë një mundësi shumë e mirë…

Read More

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka vlerën më të lartë të parave që qarkullojnë jashtë bankave, pra të përdorimit të parasë fizike nga qytetarët. Në Shqipëri vazhdon të dominojë kryerja e pagesave me para në dorë, ndërsa edhe numri i transaksioneve të realizuara me aplikacionet e bankave (home banking) ka pësuar rënie. Në fund të muajit tetor, paraja në qarkullim jashtë bankave arriti në 401 miliardë lekë ose 3.6 miliardë euro, shifër e konvertuar sipas kursit aktual të këmbimit lek-euro. Në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, paraja jashtë bankave është rritur…

Read More

Koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të përgjysmohet. Kjo u konfirmua nga Administratorja e Kompanisë shtetërorë të prodhimit të dokumenteve IdentiTek, gjatë një vizite që ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi në ambientet e kompanisë. Risia e dytë është ofrimi i mundësive për aplikim përmes zyrave të lëvizshme në qytetet ku jetojnë. “IdentiTek ka marrë dy iniciativa shumë të rëndësishme në këtë aspekt, e para është përgjysmimi i kohës që ne do të na duhet për të prodhuar këto dokumente të identifikimit. Kemi zhvilluar një modul të ri teknologjik, i cili do…

Read More

Në Shqipëri 6 shoqëri rajonale të ujësjellësit, që përfshijnë 25 bashki të vendit rritën gjatë vitit 2024 çmimin e ujit të pijshëm për qytetarët, megjithë kundërshtimet në dëgjesat publike të zhvilluara. Të dhënat e Entit Kombëtar të Ujit flasin se rritja më e vogël është rreth 8.6% për konsumatorët familjarë të ujit të pijshëm për shoqërinë rajonale të ujësjellësit Gjirokastër dhe shkon deri në 37.5 % për familjarët në Shkodër dhe Vaun e Dejës. Rritja e çmimit të ujit për rajonet e Lezhës, Fierit, Pogradecit, Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës në vitin 2024 pritet të pasohet sipas Entit Kombëtar të Ujit…

Read More

Të ardhurat nga puna jashtë vendit përbëjnë një komponent të rëndësishëm për ekonomitë e shumë vendeve. Emigrimi për qëllime punësimi është shndërruar në një fenomen të zakonshëm, i nxitur nga kërkimi për paga më konkurruese dhe kushte më të mira pune. Por si kanë evoluar këto të ardhura gjatë pesë viteve të fundit? Sipas metodologjisë së “Bilancit të Pagesave”, të ardhurat nga puna jashtë vendit klasifikohen si kompensimi i punonjësve që përfshin pagat, shpërblimet dhe përfitime të tjera që marrin individët që punojnë përkohësisht jashtë vendit të tyre, për punën e bërë për një punëdhënës të huaj. Pjesë e kësaj…

Read More

Zëvendëskryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot se lëvizja e makinave me grafik është praktikë e ndjekur nga vende evropiane. Në konferencën e përbashkët për media, me kryeministrin Edi Rama, pas vendimit të ERE-s, për uljen e çmimit të energjisë elektrike, Balluku foli edhe për strategjinë kombëtare të energjisë dhe klimës dhe uljen e ndotjes në mjedis. “Është një plan për klimën që e kemi në fuqi që prej viti 2021, jo e kemi vetëm në fuqi, por edhe e kemi aplikuar. Gjatë muajit gusht ne krijuam fasha orare për mjetet e tonazhit të rëndë nga…

Read More