Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ministri Hoxha tek IdentiTek: Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për diasporën

22:44 - Janar 8, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të përgjysmohet. Kjo u konfirmua nga Administratorja e Kompanisë shtetërorë të prodhimit të dokumenteve IdentiTek, gjatë një vizite që ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi në ambientet e kompanisë. Risia e dytë është ofrimi i mundësive për aplikim përmes zyrave të lëvizshme në qytetet ku jetojnë.

“IdentiTek ka marrë dy iniciativa shumë të rëndësishme në këtë aspekt, e para është përgjysmimi i kohës që ne do të na duhet për të prodhuar këto dokumente të identifikimit. Kemi zhvilluar një modul të ri teknologjik, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve duke nisur nga ky muaj, i cili bën përgjysmimin e kohës së nevojshme. Pra, qytetarët tanë të diasporës do të mund të marrin dokumentet e identifikimit jo më për 30 ditë, por për 15 ditë. Përveç kësaj kemi nisur proceset për të vizituar ambasadat dhe konsullatat me fluks më të lartë të diasporës për t’u siguruar që çdo proces të kalojë në mënyrë të lehtë ashtu si edhe t’i paraprijmë çdo problematike qe mund të kemi në të ardhmen”, shpjegoi Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj.

Ministri tha se për herë të parë organizohen zgjedhjet për diasporën. Ai shtoi se zgjedhjet e 11 majit po afrohen dhe duhen organizuar të gjitha kapacitetet për të pasur lehtësim në të gjithë regjimin e aplikimit dhe prodhimit e pasaportave dhe kartave të identitetit.

“Një nga proceset më kryesore është aplikimi i shtetasve shqiptarë pranë konsullatave kudo ku ata ndodhen, sa i përket pajisjes me letërnjoftime dhe pasaportë. IdentiTek është në krye të këtij procesi, të cilin e drejton nëpërmjet grupeve të tij operacionale duke dërguar këto grupe pranë konsullatave dhe ambasadave të vendit tonë për një aplikim dhe për lehtësimin e këtij regjimi”, theksoi Ministri.

“Kemi nisur nga muaji nëntor me vizitat përkatëse në Gjermani, Itali, Greqi si dhe kemi planifikuar duke nisur nga muaji janar dhe në muajt në vazhdim, vizitat në ambasadat dhe konsullatat e shteteve të tjera, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Turqinë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme do të planifikojmë lëvizjet, ‘Aplikimet mobile’, siç i quajmë; pra dërgojmë një grup të dedikuar nga IdentiTek nga zyra qendrore, i dërgojmë në këto vende specifike në data specifike dhe qytetarët tanë jashtë vendit mund të kenë mundësinë të aplikojnë përtej ambasadave dhe konsullatave, sepse ka edhe vende të cilat kemi kërkesë për aplikime, por nuk kemi aktualisht një ambasadë apo një konsullatë. Kështu që do t’i adresojmë këto kërkesa, duke dërguar grupet të dedikuara”, informoi Administratorja.

Janë marrë gjithashtu masat sa i përket burimeve njerëzore, që të punohet me kapacitet të plotë dhe t’i paraprihet fluksit që pritet të ketë në procesin e ardhshëm elektoral. Kapaciteti i plotë i prodhimit është 6,000 mijë pasaporta dhe 15,000 mijë karta identiteti në ditë.

“Bashkë me Administratoren e IdentiTek vizituam zonën e prodhimit të IdentiTek ku aktualisht gjithçka është e organizuar për lehtësimin e procedurave. Bashkërisht me Freskidën bëmë një kalim në të gjitha repartet ku kartat e identitetit, pasaportat biometrike prodhohen. Ministria e Brendshme dhe IdentiTek bashkërisht janë në krye të këtij procesi, duke bërë të mundur lehtësimin e aplikimit të shtetasve tanë në procesin zgjedhor të vitit 2025, por dhe në procesin e votës dhe aplikimit të votës së diasporës pranë ambasadës dhe konsullatave të huaja”, deklaroi gjatë vizitës ministri Hoxha.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ervin Hoxha identitek karta identiteti Ministri i brendshëm pasaportat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

Spitali i Durrësit kapet me shkelje në procedurat e prokurimit

12:33 - Korrik 23, 2026

Fund anonimatit në internet? Shqipëria sjell ligjin e ri që detyron platformat të japin më shumë llogari

09:17 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter