Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shqiptarët po marrin më shumë të ardhura nga puna jashtë vendit

16:07 - Janar 8, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Të ardhurat nga puna jashtë vendit përbëjnë një komponent të rëndësishëm për ekonomitë e shumë vendeve. Emigrimi për qëllime punësimi është shndërruar në një fenomen të zakonshëm, i nxitur nga kërkimi për paga më konkurruese dhe kushte më të mira pune.

Por si kanë evoluar këto të ardhura gjatë pesë viteve të fundit? Sipas metodologjisë së “Bilancit të Pagesave”, të ardhurat nga puna jashtë vendit klasifikohen si kompensimi i punonjësve që përfshin pagat, shpërblimet dhe përfitime të tjera që marrin individët që punojnë përkohësisht jashtë vendit të tyre, për punën e bërë për një punëdhënës të huaj. Pjesë e kësaj kategorie  janë  kryesisht punonjësit sezonalë, ata që punësohen për periudha afatshkurtra (më pak se një vit), si dhe punëtorët kufitarë, të cilët ruajnë qendrën e interesit ekonomik në vendin e tyre të origjinës.

Të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” tregojnë se të ardhurat nga puna jashtë vendit kanë ndjekur një trend rritës pas pandemisë globale. Gjatë 9-mujorit të vitit 2020, këto të ardhura arritën në 155 milionë euro. Në vitin 2021, ato shënuan një rritje të ndjeshme, duke arritur në 199 milionë euro për të ndjekur më tej të njëjtin trend në vitet 2022 dhe 2023, ku vlerat e tyre respektive ishin 311 dhe 389 milionë euro. Gjatë 9-mujorit të vitit 2024, të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 488 milionë euro. Në terma neto, duke zbritur të ardhurat e jorezidentëve nga puna në Shqipëri, këto të ardhura u vlerësuan me 458 milionë euro, çka përfaqëson një rritje prej rreth 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Në analizat e flukseve hyrëse të fondeve nga jashtë, të ardhurat nga puna jashtë vendit shpesh trajtohen së bashku me remitancat e emigrantëve. Për 9-mujorin e vitit 2024, dërgesat e emigrantëve u vlerësuan në 772 milionë euro. Duke mbledhur remitancat dhe të ardhurat nga puna jashtë vendit, kontributi total i këtyre fondeve në ekonominë shqiptare arriti në 1.23 miliardë euro për periudhën Janar-Shtator 2024./Scan

Ekofin Media
Ekofin Media
jashtë vendit shqiptarët të ardhura
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

06:38 - Korrik 25, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter