Author: gazetar_1
Banka e Shqipërisë nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Bankën e Italisë dhe 4 banka qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e një sistemi pagesash të shpejta. BSH në një njoftim për shtyp bën të ditur se sot, në ambientet e “Pallatit Koch” në Bankën e Italisë, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mbi nisjen e projektit për krijimin e sistemit të pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë ceremoni morën pjesë Guvernatori i Bankës së Italisë, Fabio Panetta, dhe zëvendësguvernatorja, Chiara Scotti, së bashku me guvernatorët dhe zëvendësguvernatorët e bankave qendrore të…
Rreth 18 shërbime të integruara komunitare me shërbime lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar apo shërbime në banesë për të moshuarit ofrohen falë fondit social. Ky i fundit ka sjellë një mbështetje për shërbimet komunitare dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në nevojë. Fondi social gjithashtu mundëson 32 qendra multifunksionale, të cilat preken të gjitha kategoritë në nevojë; 4 shërbime emergjence, kryesisht për gratë viktima të dhunës apo për fëmijët në situata risku; 17 shërbime të specializuara në nivel qarku dhe 2 shërbime asistencë për të moshuar në nevojë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se…
Raporti i kredive me probleme kundrejt totalit të kredive zbriti në në një minimum të ri historik, referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Për muajin nëntor ky tregues ishte 4.48%, duke zbritur më tej, nga 4.6% që ishte në tetor dhe 5.07% që ishte në nëntor të vitit 2023. Kreditë me probleme kanë rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2009, edhe pse gjatë vitit të kaluar pati një rritje të ndjeshme të kreditimit. Në vlerë nominale, kreditë më probleme arritën në 39.6 miliardë lekë në fund, me një rritje prej 3 miliardë…
Gjatë vitit të shkuar, për paga dhe shpërblime, 140 deputet shqiptarë kanë përfituar gati 5 milionë euro. Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend janë zgjeruar ndjeshëm që nga gjysma e dytë e vitit 2023, kur këta të fundit rritën pagat e tyre. Në muajin e fundit të vitit, Kuvendi raporton se paga i është dhënë edhe Sali Berishës i cili nuk merrte rrogën pasi qëndronte prej muajsh në “arrest shtëpie”. Gati 5 milionë euro! Kaq para kanë përfituar 140 deputet gjatë vitit të shkuar. Të dhënat nga Kuvendi tregojnë se vetëm për paga, për ligjvënësit shqiptarë janë shpenzuar…
Grupi më i madh bankar në Itali dhe një nga më të mëdhenjtë në Europë, Intesa Sanpaolo Bank do të jetë një nga katër bankat menaxhere për emetimin e Eurobondit të Shqipërisë, parashikuar në 3-mujorin e parë të këtij viti. Në njoftimin e përzgjedhjes së fituesve si “Menaxherë Bashkëdrejtues” që do të drejtojnë procesin e emetimit të Eurobondit në tregun ndërkombëtar, Ministria e Financave bën me dije se së bashku me Intesa Sanpaolo Bank, përmes Divizionit të saj IMI për Korporatat dhe Investimet, do të jenë edhe tre banka të tjera me peshë të konsiderueshme dhe shumë eksperiencë në tregjet…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko organizoi një takim me përfaqësues të sistemit bankar në vend, për të diskutuar rreth objektivave ku bankat mund të fokusohen për forcimin e mëtejshëm të sektorit në vijimësi. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fokus të takimit ishte nxitja e rolit të bankave për zhvillimin e ekonomisë vendase nëpërmjet financimit me kredi të projekteve eficiente të biznesit dhe familjeve, dhe zgjerimi i gamës së produkteve dhe shërbimeve financiare për publikun. Diskutimet u ndalën edhe në çështje si nxitja e inovacionit, anëtarësimi në SEPA, bankingu i hapur etj. Guvernatori Sejko u shpreh…
Qeveria miratoi sot vendimin për “Paketën e maleve”, një projektligj që ofron lehtësi fiskale, për të ndihmuar ekonominë malore të zhvillohet. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në përfundim të mbledhjes së qeverisë njoftoi edhe miratimin e Paketës së Maleve. Ministri tha se miratimi i kësaj pakete nxit kthimin e shumë shqiptarëve nga jashtë vendit. “Miratuam sot në qeveri projektligjin që ne e quajmë “Paketa e Malit”, që mua do të më pëlqente ta quaja një nismë për ekonominë e maleve, që është një nismë që sjell një qasje alternative për të ndihmuar që ekonomia malore që ka…
Këshilli i Ministrave miratoi sot një vendim të rëndësishëm lidhur me përcaktimin e rregullave dhe kritereve për dhënien e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit. Në një prononcim për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se “sikurse jeni në dijeni në gusht të 2024 ligji i ri i Policisë së Shtetit miratoi gjithë veprimtarinë, organizimin, planifikimin dhe shpërblimin e Policisë së Shtetit”. “Në këtë mënyrë jemi në një risi dhe në një dhënie të vazhdueshme të ndihmës për Policinë e Shtetit. Shumë shpejt aktiviteti i organizimit dhe dhënies së këtyre shpërblimeve do të unifikohet”,…
Qeveria ka vendosur të shtyjë sërish afatin për shqyrtimin e dosjeve të pronave dhe kompensimin për ish-pronarët. Pas mbledhjes së sotme, në një dalje për mediat, ministri Ulsi Manja tha se qeveria vendosi të shtyjë deri në dhjetor 2027 shqyrtimin e dosjeve, ndërsa afati i kompensimit të ish-pronarëve u shty deri në vitin 2028. Manja tha gjithashtu se me miratimin e buxhetit 2025, është parashikuar një fond kompensimi për ish-pronarët, deri në vitin 2028. “Dy lajme të mira për ish-pronarët. Sapo kaluam në mbledhjen e Këshillit të Ministrave një ndryshim në Ligjin 133 të vitit 2015 për përfundimin e proceseve…
Këshilli i Ministrave miratoi sot bonusin e pranverës për 730,430 pensionistë, i cili do të nisë të shpërndahet me pensionet e muajit shkurt. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi për mediet, pas mbledhjes së qeverisë, se bonusin e pranverës e përfitojnë në total 730,430 pensionistë. Nga këta, 520,443 pensionistë të cilët marrin më pak se 20,000 lekë në muaj do të përfitojnë bonus në vlerën e 10 mijë lekëve, ndërkohë që bonusin prej 5 mijë lekësh do ta përfitojnë 209,987 pensionistë që përfitojnë një pension pleqërie më të lartë se 20 mijë lekë në muaj. Bonusi i…
