Author: gazetar_1
Kryeministri Edi Rama bëri sot me dije se Shqipëria 10% të prodhimit të energjisë e ka nga dielli. Gjatë një konference për mediet me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kreu i qeverisë nënvizoi se brenda mandatit të katërt synohet që Shqipëria të jetë eksportuese neto e energjisë. “Sot Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë e kishte zero, sot e ka 10% dhe sot flasim për mbi 300 megavat prodhim që bazohet tek politika jonë e mbështetjes për diversfikimin e portofolit në funksion të sovranitetit të…
Enti Rregullor i Energjisë ka miratuar në mbledhjen e sotme çmimet e reja të energjisë për vitin 2025 për konsumatorët familjarë. Është vendosur që çmimi i energjisë të ulet në 8.5 Lekë/Kwh, pa TVSH, ose çmim final 10.2 Lekë/Kwh për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj, ndërsa për ata që konsumojnë më shumë se këtë sasi, i gjithë çmimi do të faturohet me 9.5 lekë/kwh, ose 11.4 lekë me TVSH, aq sa ishte deri më sot. Në këtë mënyrë, nuk është rikthyer aplikimi i faturimit me fasha, por një model tjetër, me faturim konsumi. Më herët, deri…
Tarifat në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe atë të Kukësit janë rishikuar në ulje për të tretin vit radhazi. Eurocontrol, organizata që menaxhon trafikun ajror europian dhe faturon e mbledh tarifat (për llogari të Albcontrol) vendosi që për vitin 2025 tarifa për Aeroportin e Tiranës të ulet me rreth 2 për qind duke shkuar në nivelin 214.01 euro/avion nga 218.33 euro që ishte për vitin 2024. Për Aeroportin e Kukësit i kategorizuar si aeroport i zonës 2 tarifa e miratuar nga Eurocontol për këtë vit është 107 nga 109.16 euro që ishte në 2024-ën. Ulja e tarifave pritet të ndikojë…
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka kritikuar qeverinë për mungesën e masave efektive që mbështesin bizneset, duke theksuar se politika fiskale nuk ka ndryshuar që nga pandemia. Ai ka kërkuar që të miratohen lehtësira dhe ndryshime në TVSh, si dhe reformë të thelluar të politikave fiskale – për të krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e bizneseve. Në një intervistë për KosovaPress, Rafuna është shprehur i shqetësuar për gjendjen e vështirë të bizneseve në Kosovë, duke theksuar se investimet kapitale, që janë thelbësore për zhvillimin ekonomik, nuk janë realizuar gjatë mandatit të kësaj qeverie. Ai…
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka shpërndarë një fond prej mbi 3 miliardë Lekë si kompensim financiar kryesisht për pronarët e tokave të prekura nga ndërtimet informale. ATP njofton se ka përfunduar procesi për 5320 kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e fundit të kompensimit në të holla në një total prej 30% të vlerës së përgjithshme të miratuar me VKM-të përkatëse. Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë…
Viti 2025 ka vijuar të ketë fluks të lartë pasagjerësh në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës edhe pas festave të fundvitit. Gjatë ditëve të para të janarit janë shënuar mbi 135,000 pasagjerë, ku vetëm më 3 janar kanë fluturuar mbi 31 000 pasagjerë, duke shënuar një rekord që në ditët e para të vitit. Ndërsa për vitin 2024 janë numëruar mbi 10 milionë pasagjerë dhe mbi 78 mijë fluturime në total, ku vetëm në dhjetor janë procesuar 700 mijë pasagjerë dhe 4500 fluturime. “Po përgatitemi për një vit të ri të ngarkuar. Plani ynë për 2025 është të arrijmë 12 milionë…
Ashtu siç pritej, viti 2024 ka qenë pozitiv sa i përket mbledhjes së të ardhurave nga tatimet, marrë në konsideratë edhe “të ardhurat e munguara”, që iu kthyen mbrapsht në formë rimbursimi bizneseve që ofrojnë shërbime profesionale, pas rrëzimit të nenit përkatës në ndryshimet e ligjit të tatimit për të ardhurat nga Gjykata Kushtetuese dhe aktit normativ të miratuar nga Qeveria në nëntor. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot se gjatë vitit 2024, në arkën e shtetit, vetëm nga tatimet, kanë hyrë 405,6 miliardë lekë. Këto të ardhura ishin edhe më të larta se plani, me 5.1 miliardë lekë,…
Është shtyrë për nesër, e mërkurë, dt 8 Janar, mbledhja e paralajmëruar e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, ku pritet të merret vendimi për uljen e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë. Njoftimi është bërë i ditur nga ERE, por pa specifikuar arsyet e shtyrjes së mbledhjes për nesër, në orën 11:00. Një nga pikat kryesore të rendit të ditës mbetet diskutimi “Mbi çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Sherbimit Universal për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025”. Nga 1 janari i vitit 2015, për familjarët aplikohen tarifa të njësuara të energjisë, të cilat…
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) gjatë vitit 2024 ka mbështetur 101 biznese mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) në sektorë të ndryshëm, duke nxitur kështu eksportet, inovacionin dhe duke financuar në mënyrë të veçantë edhe rritjen e sipërmarrjeve të drejtuara nga gratë. Vlerat e granteve të përfituara variuan nga 800 mijë – 2,5 milionë lekë për ndërmarrje. Ato stimulojnë krijimin e vendeve të punës, nxisin shpirtin sipërmarrës dhe shërbejnë si themel i qëndrueshmërisë ekonomike. Skemat mbështetëse për MSME-të synojnë rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin, rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatin mbështetjen…
31% e totalit të mjeteve që iu nënshtruan testimit gjatë vitit 2024 kanë ngelur për arsye të ndryshme. Sipas të dhënave të bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), arsyet e ngeljes në testim janë 46% për mangësi vizuale e funksionale, 27% nga sistemi i shkarkimit të gazrave, 14% si pasojë e sistemit të drejtimit dhe 13% nga sistemi i frenimit. Në total, për periudhën janar-dhjetor 2024, i janë nënshkruar kontrollit teknik, 428,139 mjete, ose +8.2% më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Pjesa më e madhe e mjeteve të testuara,…
