Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Eurocontrol ul edhe për 2025-ën tarifat aeroportuale për Tiranën dhe Kukësin

11:11 - Janar 8, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tarifat në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe atë të Kukësit janë rishikuar në ulje për të tretin vit radhazi.

Eurocontrol, organizata që menaxhon trafikun ajror europian dhe faturon e mbledh tarifat (për llogari të Albcontrol) vendosi që për vitin 2025 tarifa për Aeroportin e Tiranës të ulet me rreth 2 për qind duke shkuar në nivelin 214.01 euro/avion nga 218.33 euro që ishte për vitin 2024.

Për Aeroportin e Kukësit i kategorizuar si aeroport i zonës 2 tarifa e miratuar nga Eurocontol për këtë vit është  107 nga 109.16 euro që ishte në 2024-ën.

Ulja e tarifave pritet të ndikojë më tej në rritje të interesit të linjave ajrore për të operuar me fluturime nga Shqipëria, si edhe gjithashtu të ndikojë në ulje e çmimit të biletave.

Interesi që paguhet për detyrimet që nuk shlyhen në kohë për vitin 2025 është fiksuar në nivelin 13.79 për qind në vit kurse për vitin 2024 ishte 13.26 për vit.

Shqipëria ka zyrtarisht dy aeroporte funksionale por aktualisht fluturime kryen vetëm nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i cili ka regjistruar në vitin 2024 një numër rekord pasagjerësh që kanë udhëtuar përmes tij.

Futja e një serie linjash low cost ka nxitur hyrje-daljet nga vendi përmes këtij aeroporti teksa është porta kryesore nga ku po vijnë turistët viteve të fundit.

Në fillim të dhjetorit TIA deklaroi se numri i pasagjerëve që iu ishte shërbyer deri në atë periudhë kishte kaluar 10 milionë teksa bilanci përfundimtar i vitit duhet të jetë edhe më i lartë. Deri në fund të nëntorit Shqipëria priti 11.1 milionë turistë teksa pritet që komplet 2024 të ketë një bilanc rreth 12 milionë hyrje nga të huajt.

Çfarë është tarifa e terminalit     

Në një shpjegim të zgjeruar të Eurocontrol tarifat e terminalit janë fatura që dërgohen nga Eurocontol çdo muaj (në mes të muajit pasues) për fluturimet që u zhvilluan në muajin paraardhës bashkë me faturën e tarifës së itinerarit.

Dokumentet e faturimit tregojnë qartë shtetin për të cilin vilen këto para. Termat e pagesës për pjesën e tarifave të terminalit janë të njëjta me ato të itinerarit që aplikohen nga Eurocontrol që do të thotë 30 ditë nga data e faturimit.

Lidhur me mënyrën sesi llogariten këto tarifa, Eurocontrol sqaron se vendet anëtare përcaktojnë zonat e tarifimit për terminalet që mund të jetë një aerodrom apo disa aerodrome që lokalizohen në një vend të caktuar ku ofrohen shërbime për të cilën duhet të paguhet tarifë. Tarifat e terminalit vendosen vetëm për fluturimet që nisen dhe marrin parasysh dy elemente thelbësore.

Së pari, peshën e avionit që niset dhe së dyti, njësinë e tarifës për aerodromin nga ku bëhet nisja. Rezultati që merret pasi bëhet shumëzimi i dy elementëve është vlera që paguhet për terminalin. Faktori i peshës llogaritet në ton metrike. /monitor

Ekofin Media
Ekofin Media
aeroporti eurocontrol rinas tarifat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter