Author: gazetar_1

Shqipëria e mbylli vitin 2024 me një tjetër bilanc pozitiv sa i përket turizmit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri publike sot shifrat e turistëve të huaj, duke theksuar se “11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023”. Vitin e kaluar, Shqipëria u vizitua nga 10.1 milionë vizitorë. Përtej rritjeve të hyrjeve turistike nga vendet e rajonit, viti 2024 ka konfirmuar rritje dhe qëndrueshmëri të tregjeve nga Evropa Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca apo Britania e Madhe dhe ka zgjeruar hartën e tregjeve të largëta e ka afruar…

Read More

Këshilli i Ministrave ka hapur garën për postin e kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, duke qënë se drejtuesi aktual, Joniad Muzyri, është në përfundim mandati. Referuar kërkesave ligjore dhe njoftimit të bërë nga Kryeministria, aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar, me arsim të lartë për drejtësi, si dhe të ketë një periudhë 8-vjeçare përvoje punë, nga ku, tre vite t’i ketë në fushën e prokurimeve dhe dy vite në pozicione drejtuese. Gjithashtu, aplikanti nuk duhet të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, të mos jetë i larguar nga puna me…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Sportit informon se, për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor. Problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë…

Read More

Ditën e diel (12 janar) priten reshje intensive në të gjithë Shqipërinë. Kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m, bazuar në raportimet nga IGJEO dhe Shërbimit Metereologjik Ushtarak. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka kërkuar strukturave vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve. “Qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar në lëvizje dhe të ndjekin njoftimet zyrtare”, thuhet në njoftim. Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje temperaturash, duke krijuar mundësi për ngrica…

Read More

Duke nisur nga ky muaj, të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, përfitojnë rritje pensioni me 20%. Qeveria e Kosovës e ka miratuar këtë rritje, ku në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se është përditësuar një aneks në Ligjin për kategoritë e luftës për të mundësuar rritjen e premtuar tetorin e kaluar. “Siç patëm njoftuar në tetor, zyrtarisht do të aprovohet rritja për 20% mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile”, tha Kurti. Ministri i Financave i…

Read More

Ndërtimi i aksit Elbasan – Lekaj do të kushtojë 148 milionë euro, përfshirë TVSH-në. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat me kompanitë fituese që do të realizojnë punimet në 6 lotet e këtij aksi. Pas nënshkrimit të kontratave, pritet të fillojnë punimet, të cilat do të zgjasin 24 muaj dhe pritet të përfundojnë në dhjetor të vitit 2026. Ky segment është pjesë e Korridorit 8, një projekt strategjik për infrastrukturën e Shqipërisë, dhe ka një gjatësi totale prej 40.7 km. Ai do të kalojë përmes rajoneve të Elbasanit (Bradashesh, Shirgjan, Gjegjan, Cërrik, Papër), Peqinit (Pajovë, Shez, Gjocaj, Peqin, Karinë) dhe…

Read More

Më shumë se dy mijë qytetarë të prekur nga ndërtimet informale do të shpronësohen me një fond prej 1.1 miliardë lekësh në total. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, ndërsa emrat e përfituesve nuk janë zbardhur akoma. Gjithë sa dihet është se të prekurit nga ky vendim janë banues në Tiranë (si qytet dhe në zonat rurale) ashtu edhe në Kamëz, Vorë, Lezhë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Sarandë, Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Kukës, Vlorë, Fier dhe Zonat e Stimuluara. SHPRONESIMI Në zbatim të vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, Agjencia e Kadastrës njoftoi nisjen e kompensimin…

Read More

Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, për vitin 2025 janë hapur 1186 pozicione të lira për të gjithë ata që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore. Përkatësisht në vendim bëhet me dije se këto pozicione ndahen në: 5 vende për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues; 93 pozicione për kategorinë e mesme drejtuese; 283 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese si dhe 805 pozicione vakante për kategorinë ekzekutive. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/ 2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin…

Read More

Sot fillon procesi i regjistrimit të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit, i cili vazhdon deri në 4 mars. Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila përfshin tri hapësira kryesore: Hapësira e zgjedhësit: Kjo hapësirë i dedikohet individëve që krijojnë llogarinë e tyre personale në platformë dhe plotësojnë kërkesat për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve. Moduli për shqyrtimin e kërkesave: Këtu, KQZ shqyrton dhe trajton kërkesat e paraqitura nga zgjedhësit, duke siguruar trajtim transparent dhe të drejtë të çdo aplikimi. Paneli statistikor në kohë…

Read More

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë prezantuar një platformë të përbashkët online, ku paraqitet informacion i detajuar në lidhje me stimujt e ofruar në secilin nga vendet për të tërhequr sa më shumë investime. Kjo është platforma e parë e këtij lloji në rajon, e lançuar në kuadër të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe që ofron informacion të detajuar për secilin nga shtetet, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë. Platforma është krijuar si një nga masat kryesore të Kornizës Rajonale të Investimeve dhe është realizuar falë një bashkëpunimi shumë të mirë mes agjencive për…

Read More