Author: gazetar_1
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe UNCTAD ka zhvilluar disa projekte që synojnë digjitalizimin e procedurave doganore në funksion të rritjes së transparencës, rritjes së efektivitetit, uljes së kostos dhe kohës së biznesit. DPD publikoi disa nga këto projekte që tashmë kanë hyrë në fazën e zbatimit. Projekti 1- Ndërveprimi me Këshillim për dorëzimin e deklaratave të ngarkesave dhe faturave të ngarkesës (ASYHUB), për marrjen e informacionit para mbërritjes së kontenierëve me qëllim përshpejtimin e analizës së riskut dhe procedurave doganore për mallrat që vijnë në Portin e Durrësit. Projekti është…
Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi sot një prononcim për median, ku ngriti si shqetësim rritjen e përpjekjeve për mashtrime online, të cilat përdorin të dhënat personale dhe bankare për të kryer veprime në internet. Sipas informacionit nga bankat, janë identifikuar tre forma kryesore përpjekjesh për të mashtruar mbajtësit e një karte apo llogarie bankare: Oferta joshëse nga tregtarë të rremë, duke përdorur edhe emra të mirënjohur tregtarësh për të fituar besimin e qytetarëve. Faqe tregtare të rreme, të cilat paraqiten sikur ofrojnë oferta apo shërbime të vërteta. Njoftime që premtojnë përfitime financiare, si p.sh. fonde falas nëse je mbi…
Ndryshimet në ligjin bazë për tregun e sigurimeve, pas miratimit në Këshillin e Ministrave në mbledhjen e fundit për vitin e kaluar, janë depozituar tashmë për shqyrtim dhe miratim në Kuvend. Ndryshimet në ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” synojnë përafrimin e mëtejshëm me direktivën evropiane të fushës, aplikimin e rekomandimeve nga procesi i vlerësimit të ICP-ve, si edhe përgatitjen e tregut për zbatimin e plotë të regjimit Solvency 2 për aftësinë paguese. Në ndryshimet e propozuara, Shoqëria e sigurimit/risigurimit kryen vetëvlerësimin e rrezikut dhe aftësisë paguese si pjesë e sistemit të administrimit të rrezikut. Ky vlerësim përfshin të paktën…
Kompania e ndërtimit të rrugëve Gjoka Konstruksion udhëhoqi listën e kontratave të prokurimeve publike gjatë vitit 2024, duke fituar gjashtë kontrata me vlerë të përgjithshme 8.8 miliardë lekë (rreth 89 milionë euro), ku projekti më i madh ishte kontrata për rehabilitimin e rrugës Fier – Frataj me vlerë 3.6 miliardë lekë. Kompania Gjoka fitoi tenderë për ndërtim rrugësh si dhe për ndërtim ujësjellësish. Projekti më i kushtueshëm sa i përket ujësjellësave është ai i titulluar: “Furnizim me ujë i zonave bregdetare Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi Faza e III”, për të cilin taksapaguesit po shpenzojnë rreth 800…
Bankat më të mëdha në botë kanë pasur performancë të dobët të tregjeve në vitet e fundit, por në vitin 2025, ato më në fund mund të rritin shpejtësinë. Rezerva Federale sinjalizoi kohët e fundit se normat e interesit mund të ulen vetëm dy herë këtë vit për shkak të inflacionit më të gjatë se sa pritej, duke shkaktuar një shitje të përgjithshme të aksioneve. Megjithatë, normat më të larta të interesit për një periudhë më të gjatë kohore janë një lajm i mirë për bankat dhe një tjetër shenjë se viti 2025 mund të jetë një vit i mirë…
Qeveria nuk do të aplikojë përjashtim nga taksa e pasurisë për grupet vulnerabël dhe kategoritë e tjera, që deri më tani nuk kanë paguar. Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027 thuhet se në vitin 2018 u miratuan ndryshimet në skemën e taksimit të pasurive të paluajtshme ndërtesa, duke kaluar nga taksa me kuotë fikse për m2 , në taksën “ad valore”, pra me përqindje mbi vlerën e pasurisë së paluajtshme-ndërtesë. Kjo reformë u shoqërua me krijimin e Kadastrës Tatimore dhe të Regjistrit të pasurive të paluajtshme, ku evidentohen pasuritë e paluajtshme, pronarët, vendndodhja, vlera e pronës dhe të dhëna…
Gjumi është një proces që ndihmon automatikisht çlodhjen e trupit dhe trupit. Ky proces rigjenerimi mendor dhe fizik zgjat mesatarisht nga 7 deri në 8 orë. Pas një gjumi të gjatë ju sigurisht prisni të zgjoheni të rifreskuar dhe energjik, por jo gjithnjë ndodh kështu. Me siguri i mbani mend rastet kur jeni zgjuar më të lodhur e të plogësht se para se të mbyllnit sytë. Kjo ndjesi sigurisht nuk është e pëlqyeshme për askënd, ndaj disa nga arsyet kryesore pse ndodh kjo. Zgjoheni të lodhur me shije të keqe në gojë Kjo është një simptomë gastroezofageale që ndodh kur…
Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi i antibiotikëve nisi në vitin 1940, si një mënyrë efikase në trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Megjithatë, me kalimin e viteve, shumë baktere po bëhen rezistente ndaj medikamenteve. Nga ana tjetër ka shumë vitamina, të cilat jo vetëm që luftojnë bakteret me efikasitet por edhe forcojnë imunitetin. Ato mund të parandalojnë sëmundjet dhe i bëjnë ato më kohëshkurtra. Por kjo nuk do të thotë që të veproni me kokën tuaj. Konsultohuni me një mjek që të siguroheni se këto suplementë…
Më shumë shanse se kurrë për të fituar kredi të butë për shtëpi. Në përfundim të fazës së parë të aplikimeve për kredi të butë për shtëpi mësohet të jenë paraqitur 1700 kërkesa, ndërkohë që kuotat janë 1200 të tilla. Në fazën e dytë, numri i aplikantëve pritet të tkurret më tej, pasi jo të gjithë dorëzojnë dokumentacionin e plotë e të saktë dhe mbi të gjitha, përmbushin kushtet për të qenë pjesë e rrethit të përfituesve. Zakonisht, brenda një muaji, Bashkia e Tiranës duhet të çelë fazën e dytë, që kërkon dorëzimin me postë ose dorazi të dosjes së…
Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme, duke nënshkruar sot në Abu Dhabi marrëveshjen e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri. Përpara nënshkrimit të marrëveshjes është zhvilluar samiti global “Abu Dhabi Sustainability Week”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal në bashkëpunimin në sektorin energjetik. “Dua të theksoj se partneriteti i Shqipërisë me Emiratet bashkuara…
