Author: gazetar_1
Zonja e Parë, Melania Trump, ka lançuar një kriptomonedhë në ditën e inaugurimit të bashkëshortit të saj si president i 47-të i SHBA. Njoftimi erdhi pak orë pasi edhe Donald Trump lançoi kriptomonedhën $Trump. Të dyja monedhat janë rritur, por sipas ekspertëve, kanë parë tregti të paqëndrueshme. “Meme zyrtare e Melania është ‘live’! Ju mund të blini $MELANIA tani,” postoi ajo në platformën sociale X. Faqja e internetit për kripton Melania, thotë se është një aset kripto i krijuar dhe gjurmuar në blockchain Solana. Sipas faqes së internetit të CoinMarketCap, $Trump ka një vlerësim total tregu prej rreth 12 miliardë…
Konfindustria vlerëson, se ndërtimi i linjës nënujore të energjisë elektrike Shqipëri – Itali është me rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe të qëndrueshëm të vendit. Administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku shprehet se ekonomia shqiptare është përfituese e rëndësishme e zbatimit të projektit për shkak, sepse sigurohet mundësia e eksportit të energjisë elektrike të prodhuar në tregun e pasur të BE si dhe shtimi i pritshëm i investimeve arabe për energjinë e gjelbër. Ai rendit disa nga përfitimet që vijnë nga ndërtimi i linjës. “Përfitime janë fuqizimi i sigurisë energjitike, ndikim pozitiv në tregjet financiare të letrave me vlerë…
Bankat u janë përgjigjur pozitivisht kërkesave në rritje për kredi në tre-mujorin e katërt të vitit 2024, duke rritur shkallën e miratimit të tyre, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Sipas vrojtimit të BSH për aktivitetin kreditues në tre-mujorin e fundit të vitit të kaluar, shkalla e miratimit të kredive për bizneset u raportua më e lartë. Faktorët që ndikuan në rënien e shkallës së refuzimeve për kredi të bizneseve ishin politikat e bankave lidhur me kolateralin, pasqyrat financiare të bizneseve, perceptimi më i ulët i rrezikut nga ana e bankave mbi të ardhmen e sektorit ku operojnë bizneset,…
Donald Trump do të inagurohet në detyrë për herë të dytë si president të hënën. Republikani ka udhëtuar një ditë më parë në Uashington D.C. – dhe ka deklaruar, se ditën e parë që do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë do të zbatojë një sërë premtimesh të dhëna gjatë fushatës elektorale. Në një intervistë për televizionin NBC News 78 vjeçari tha, se do të nënshkruajë një numër rekord dekretesh. Se sa saktësisht nuk e ka bërë të qartë, por i pyetur nga televizioni, nëse do të mund të jenë 100 dekrete, ai tha se numri i dekreteve mund të…
Nga sot merr detyrën presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Pas fitores në zgjedhjet e 5 nëntorit, 2024, Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku shërbeu edhe në periudhën 2017-2021. Gjatë mandatit të parë, Trump dëshmoi nënshkrimin e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator të vitit 2020. Ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje që gjetën zbatim të plotë, ishte njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit. Ndonëse shumë pika të tjera mbeten pa u zbatuar dhe palët fajësojnë njëra-tjetrën për këtë, Trump e cilësoi atë si një “përparim të…
Muaji nëntor rezulton të ketë qenë pozitiv për turizmin dhe këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e publikuara këtë të hënë nga INSTAT për strukturat akomoduese. Referuar këtyre të dhënave, numri i vizitorëve ka shënuar një rritje prej 30,8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja më e madhe është regjistruar tek vizitorët jo-rezident, pra turistët e huaj, të cilët kanë kontribuar me një rritje prej 52,1%, ndërsa vizitorët rezident janë rritur me 2,8%. Rritja ka qenë e dukshme në rajonet dhe zonat jashtë bregdetit, ashtu siç pritej, me Rajonin Qendër që ka tërhequr 54,8% të…
Disa i quajnë ushqime superstare, ndërsa ekspertët thonë se ato nuk duhet të mungojnë në dietën tonë. Pra, është koha për të zbuluar se çfarë thesare fshehin. Përbërësit e tyre janë të paçmuar. Ato bëhen objekt studimi dhe zgjojnë interesin tonë. Mjafton sigurisht konsumimi i tyre sistematik dhe në kuadër të një diete të ekuilibruar për të përfituar në maksimum nga lëndët ushqyese të tyre. Luleshtrydhet Një kupë me luleshtrydhe ka më shumë vitaminë C se një portokall dhe është një burim i shkëlqyer i fibrave që ndihmon trupin tuaj të mbajë nivelet e sheqerit në gjak të qëndrueshme. Vezët…
Julian Gamper është nën presion. Ai jo vetëm që punon në kompaninë e tij, por së bashku me vëllain e tij Axel, ai drejton biznesin familjar që prodhon komponentë për ngrohje. “Edhe si fëmijë kam kaluar fundjavat në kompani me babanë tim”. “Ne dinim t’i çmontonim, t’i masnim dhe t’i kontrollonim pajisjet”, thotë 63-vjeçari duke buzëqeshur. Por fytyra e tij shpejt bëhet serioze: “Që atëherë kemi pasur kriza të mëdha në çdo dekadë, nga kriza e naftës në vitet 1970 deri në krizën financiare.” Kjo kompani e mesme, si e gjithë ekonomia gjermane, ka kaluar edhe një vit të vështirë.…
Mbitërheqjet bankare (overdraft) të qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2024 kanë arritur nivelin më të lartë të këtij lloj borxhi që nga pas lufta. Ne vitin 2020 mbitërheqjet kanë qenë 143.2 milionë euro ndërsa vetëm janar-tetor 2024 janë 527.3 milionë euro. Mbitërheqjet bankare po vlerësohen po ashtu të jenë të rrezikshme edhe për të ardhmen e qytetarit nga aspekti ekonomik. Vetëm në vitin që lamë pas, mbitërheqjet kanë arritur vlerën mbi gjysmë miliardi euro. Rritja e kësaj kategorie të borxhit është më e theksuar pas vitit 2022. Gjatë vitit që lamë pas, në kuadër të kësaj forme të…
Stoku i dosjeve nuk po njeh zbritje mbasi deri më tani çështjet në pritje kanë shkuar deri në 150 mijë që po presin në rang vendi. Për këtë arsye aktorët e drejtësisë kanë propozuar të ndërhyhet sërish në ligjin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor” të miratuar nga reforma në drejtësi në 2016. Si çelës zgjidhjeje shikohet ndihmësi ligjor i atashuar pranë trupave gjyqësore dhe për këtë sillet si shembull implementimi i projektit amerikan të pak kohëve më parë në gjykatën e lartë që pilotoi shtimin e këshilltarëve ligjore duke sjellë evadimin e çështjeve gjyqësore në baclog. Në këtë propozim për…
