Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Trump dhe Kosova

13:44 - Janar 20, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga sot merr detyrën presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Pas fitores në zgjedhjet e 5 nëntorit, 2024, Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku shërbeu edhe në periudhën 2017-2021.

Gjatë mandatit të parë, Trump dëshmoi nënshkrimin e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, më 4 shtator të vitit 2020.

Ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshjeje që gjetën zbatim të plotë, ishte njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit.

Ndonëse shumë pika të tjera mbeten pa u zbatuar dhe palët fajësojnë njëra-tjetrën për këtë, Trump e cilësoi atë si një “përparim të madh” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Atëkohë, ai tha se është “krenar për dy udhëheqësit” – kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në sigurimin e kësaj marrëveshjeje, rol të rëndësishëm luajti Richard Grenell, që asokohe shërbente si i dërguar i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Për këtë arritje, ai u dekorua edhe me Medaljen e Sigurisë Kombëtare nga Trump, në dhjetor të vitit 2020.

Përveç tij kishte edhe zyrtarë të tjerë të administratës së parë Trump që mbështetën ide për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Njëri prej tyre ishte John Bolton, atëkohë këshilltar për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, i cili nuk i përjashtoi si mundësi korrigjimet territoriale mes dy vendeve.

“Ne nuk do të jemi pengesë dhe nuk mendoj se dikush në Evropë do të qëndrojë në mes, nëse të dyja palët në konflikt arrijnë një marrëveshje të kënaqshme”, tha Balton në gusht të vitit 2018.

Në administratën e re, Trump zgjodhi republikanin Mike Waltz në pozitën e këshilltarit për siguri kombëtare.

Ndonjë deklaratë e tij për Kosovën nuk është publike, por është i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të ri të Shtetit, Marco Rubio, i cili, përgjatë karrierës, e kishte disa herë në fokus rajonin e Ballkanit.

Në vitin 2022, ai iu bashkua një grupi senatorësh, i cili i dërgoi letër presidentit të atëhershëm amerikan, Joe Biden, për ta inkurajuar që ta mbajë Ballkanin në vëmendjen e tij.

“Ballkani është një zonë e cenueshme e Evropës dhe, megjithëse Ukraina duhet ta ketë vëmendjen tonë të menjëhershme, ne nuk mund ta humbasim nga sytë këtë rajon, ku NATO-ja, prej kohësh, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes”, u tha në atë letër.

Vëzhguesit e zhvillimeve politike janë të rezervuar kur flasin për qasjen që pritet ta ketë Trump ndaj Kosovës gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

Kosova, aktualisht, është në mes të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit; marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë nuk kanë shënuar ndonjë përparim, e ngjashëm ka ngecur edhe avancimi i Kosovës drejt anëtarësimit në strukturat euroatlantike.

Ish-diplomati amerikan, Cameron Munter, tha në një intervistë të mëhershme për Radion Evropa e Lirë se rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, do të imponojë patjetër ndryshim të strategjisë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tij, Trump do marrëveshje.

“Synim i tij nuk është t’i fusë serbët dhe kosovarët në Bashkimin Evropian. Synim i tij është ta bëjë më të mirën për Shtetet e Bashkuara, ta bëjë Amerikën sërish madhështore”, tha Munter, ish-ambasador i SHBA-së në Serbi.

Frank Wisner, ish-emisar i SHBA-së për statusin e Kosovës, tha më herët për Radion Evropa e Lirë se nuk e përjashton mundësinë që Trump ta eksplorojë ndarjen e Kosovës si zgjidhje të shpejtë për konfliktin e saj të vazhdueshëm me Serbinë.

“Nëse ai sheh ndonjë marrëveshje me [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, që i përshtatet, ai nuk do ta presë Kosovën që të bindet. Ai do të jetë transaksional, në kërkim të një marrëveshjeje, në kërkim të një përparimi, në kërkim të diçkaje që e bën të duket mirë. Kosova duhet të jetë e shkathët, të sigurohet se ka mbështetje të fortë nga evropianët, por rrugëtimi i saj mund të jetë i vështirë”, tha Wisner.

Për David Kaninin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, administrata e parë e Trumpit ka qenë proserbe dhe zyrtarët serbë janë ndier të respektuar prej tij.

“Humbësit, si gjithmonë, janë klientët e Amerikës: boshnjakët dhe kosovarët. Por, për këtë nuk duhet të fajësohet vetëm Trump. Ne kemi 30 vjet që i detyrojmë boshnjakët dhe kosovarët të bëjnë lëshime ndaj kundërshtarëve të tyre – qysh nga Marrëveshja e Dejtonit”, tha Kanin, por shtoi se Trump, megjithatë, është i paparashikueshëm.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti e uruan Trumpin për fitoren, duke e cilësuar SHBA-në si një aleate, mike dhe partnere të rëndësishme të Kosovës.

Dhjetë ditë para se Trump ta merrte detyrën, Osmani bëri të ditur se Kosova dhe SHBA-ja do të finalizojnë së shpejti një marrëveshje për dialog strategjik, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme./REL

Ekofin Media
Ekofin Media
donald Trump kosova presidenti Serbia shba
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ku janë shitur më shumë shtëpi në Evropë

12:13 - Korrik 19, 2026

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter