Author: gazetar_1
Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani tha se, “institucionet e linjës kanë ndërmarrë një proces të reformimit të skemës së sigurimeve shoqërore dhe po diskutojnë me ekipin e Bankës Botërore, dy platforma reformash sistemike dhe një parametrike”. E pranishme në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në interes të pyetjes drejtuar nga deputet të mazhorancës, Manjani shpjegoi se, “ajo që po diskutohet është fakti nëse do të ndryshojmë mënyrën sesi funksionon skema e sigurime shoqërore, nëse do te ketë nevojë për konsolidim, apo e dyta që ka të bëj me variabliat sesi llogaritet…
Wizz Air, kompania ajrore më e qëndrueshme në mjedis në rajonin EMEA*, sot njofton njëpërditësim të rëndësishëm për opsionet e saj të shërbimit ndaj klientit, ndërsa kompania vazhdon të përmirësojë ofertën e sajtë shërbimit ndaj klientëve. Që prej dates 13 janar, kompania ajrore ka hequr linjën e sajtelefonike me tarifë premium, duke u siguruar që asnjë klienttë mos paguajë tarifa të tilla. Klientët shqiptarë mund të kontaktojnë Qendrën e Ndihmës të re të Wizz Air për mëshumë informacion me numrin respektiv sipas shtetit përkatës, me tarifa të bazuara në normat lokale. Për të pasur ndihmë dhe mbështetje më të shpejtë…
Nuk është e lehtë të humbasësh pa parë Kepin Merli, i fshehur mes kodrave të gjelbërta mbi bregdetin Jon të Shqipërisë. Pasi gjendesh në fund të një rruge me pluhur në majë të shkëmbi, shikon një tabelë që lexon: “Hyrja vetëm me rezervim!”, shkruan e përditshmja britanike thetimes.com në një artikull ku promovohen bukuritë e Shqipërisë. Edhe kur ndodheni atje si vizitor ditor (kosto 20 euro për person) ose do të kaloni natën, vendi të trasmeton një ndjenjë sekreti. Makinat e golfit i dërgojnë mysafirët lart e poshtë në një rrugë të pjerrët që të çon në një liman me…
Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se nga data 27 Janar 2025 do të pranohen aplikimet për kompensimin financiar të pronarëve për ato pasuri që janë prekur nga ndërtimet informale, sipas VKM Nr. 3, datë 09.01.2025. Procesi i aplikimeve do të jetë online dhe do të realizohet përmes e-Albania, duke kërkuar seksionin “Aplikim për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”. Subjekti aplikues gjatë aplikimit online, duhet të ngarkojë, por edhe më pas të dërgojë me postë në ATP dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga kërkesa për kompensimin e pronës;…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 21.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.2 të vitit 2022. Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Elvin Merlika, i dyshuar për veprën penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”,…
Shqipëria ka marrë Presidencën e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), detyrë të cilën do ta mbajë deri në qershor 2025. Në takimin e fundit të Komitetit Ekzekutiv të Komisionerëve të Informimit (ICIC), u vendos që Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, zoti Besnik Dervishi, të drejtojë këtë konferencë ndërkombëtare. Përmes një njoftimi, Komiteti e ka informuar zotin Dervishi për rolin e ri që i është besuar duke shprehur vlerësimet më të larta për kapacitetin dhe profesionalizmin e spikatur gjatë këtyre viteve. Presidencën e kësaj Konference Ndërkombëtare ku aderojnë mbi 90 vende nga…
Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së ka publikuar të dhënat për vitin 2024, duke konfirmuar se industria e turizmit është rimëkëmbur nga pandemia. Rreth 1.4 miliardë njerëz kanë urdhëtuar nëpër botë vitin e shkuar, që është rreth 99% e numrit që bënë të njëjtën gjë në vitin 2019 para se Covid-19 të godiste botën. Përkthyer në fitime, kjo shkon në 1.9 trilon Dollarë të shpenzuar për industrinë e turizmit që do të thotë se çdo turist shpenzoi mesatarisht më shumë se 1 mijë Dollarë. CNN i ka kushtuar një artikull vendeve më të vizituara nga turistët, mes të cilave…
Gripi dhe e ftohura shuajnë çdo dëshirë të mundshme për ushqim. Këto dy sëmundje e veshin trupin me dhimbje nga koka tek këmbët. Ndonëse ushqimi është i një rëndësie të veçantë për kapërcimin e gripit dhe të ftohurës, ekspertët kanë identifikuar një listë të produkteve që duhen shmangur. Ushqimet e përpunuara Ushqimet e shpejta dhe të përpunuara përmbajnë shumë substanca të dëmshme që e dëmtojnë imunitetin. Këto substanca të modifikuara gjenetikisht e vështirësojnë shërimin nga gripi dhe e ftohura dhe nuk largojnë simptomat. Alkooli Alkooli mund të ngrohë fytin dhe të ofrojë një qetësim të përkohshëm por në të vërtetë,…
Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka mbyllur website-in që informonte qytetarët për mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë alternative në pasaportat amerikane. Ky veprim ndodhi vetëm një ditë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, duke përjashtuar njohjen zyrtare të personave transgjinorë. Faqja e internetit informonte qytetarët se ata mund të zgjidhnin një nga tre opsionet për shënuesin gjinor në pasaportat e tyre: mashkull (M), femër (F), ose një identitet të papërcaktuar ose alternativ (X). Në njoftim theksohej se aplikantët nuk kishin nevojë të paraqisnin dokumentacion mjekësor për të ndryshuar shënuesin gjinor.…
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror 2025 që po zhvillohet në Davos, në panelin “Mënyra sesi ne udhëtojmë”, tha se Shqipëria ka hedhur hapa të mëdhenj sa i takon turizmit, teksa shtoi se ky sektor është prioritet për vendin tonë. Ai tha se Shqipëria ishte një nga një vend ku aeroporti ishte një shkretëtirë, sot është një port nga ku udhëtojnë rreth 10 milionë pasagjerë në vit. “Ne në Shqipëri kemi aeroportin që po zhvillohet me ritmin më të shpejtë në Europë në dy – tre vitet e fundit. Kemi lë mbrapa Beogradin, që ka pasur aeroportin…
