Wizz Air, kompania ajrore më e qëndrueshme në mjedis në rajonin EMEA*, sot njofton njëpërditësim të rëndësishëm për opsionet e saj të shërbimit ndaj klientit, ndërsa kompania vazhdon të përmirësojë ofertën e sajtë shërbimit ndaj klientëve.
Që prej dates 13 janar, kompania ajrore ka hequr linjën e sajtelefonike me tarifë premium, duke u siguruar që asnjë klienttë mos paguajë tarifa të tilla. Klientët shqiptarë mund të kontaktojnë Qendrën e Ndihmës të re të Wizz Air për mëshumë informacion me numrin respektiv sipas shtetit përkatës, me tarifa të bazuara në normat lokale.
Për të pasur ndihmë dhe mbështetje më të shpejtë dhe më tëlehtë, Wizz Air u këshillon pasagjerëve të përdorin platformëne tij online të vetëshërbimit, e cila është e disponueshmepërmes faqes së internetit të Wizz Air ose aplikacionit celular. Nga këtu, klientët mund të menaxhojnë rezervimet e tyre, tëmarrin informacion mbi fluturimet, të bëjnë ndryshime, tëkërkojnë rimbursime ose të trajtojnë çështje që lidhen me vonesat ose anulimet.
Klientët mund të kërkojnë informacion 24/7 mbi rezervimet, statusin e fluturimeve, bagazhet dhe shërbimet e WIZZ përmes chatbot-it online të kompanisë ajrore, Amelia. Përpyetje më të ndërlikuara, agjentët e bisedës live janë gjithashtutë disponueshëm 24/7 për të ndihmuar në gjuhën angleze.
Shërbimi ndaj klientit mbetet një fushë e rëndësishmeinvestimi për Wizz Air, dhe kompania ajrore vazhdon të sjellërisi për të përmirësuar përvojën që ofron për pasagjerët. Vitin e kaluar, Wizz Air prezantoi Shërbimin e Zërit Amelia, i cili u ofron klientëve përditësime të automatizuara mbi rezervimet e tyre, duke siguruar informacion dhe udhëzime thelbësore nërast të ndonjë ndërprerjeje të fluturimeve.
Duke komentuar mbi këto ndryshime, Boglarka Spak, Drejtoreshë e Përvojës së Klientit në Wizz Air, u shpreh: “Ne jemi të angazhuar për t’u ofruar klientëve tanë përvojënmë të mirë të mundshme të udhëtimit. Shërbimi ndaj klientitka qenë në fokus për kompaninë ajrore. Njoftimi i sotëm ështëvetëm një shembull i përmirësimeve që po bëjmë në këtëfushë. Ne po vazhdojmë të investojmë në mënyrë që të sjellimrisi e të sigurohemi që të mund të plotësojmë pritshmëritë e klientëve tanë në të gjithë botën.”
Marrëdhënie me Publikun
