Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nga 27 Janari hapen aplikimet në e-Albania për kompensimin financiar të pronarëve për ndërtimet informale

11:46 - Janar 23, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se nga data 27 Janar 2025 do të pranohen aplikimet për kompensimin financiar të pronarëve për ato pasuri që janë prekur nga ndërtimet informale, sipas VKM Nr. 3, datë 09.01.2025.

Procesi i aplikimeve do të jetë online dhe do të realizohet përmes e-Albania, duke kërkuar seksionin “Aplikim për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”.

Subjekti aplikues gjatë aplikimit online, duhet të ngarkojë, por edhe më pas të dërgojë me postë në ATP dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga kërkesa për kompensimin e pronës; Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues; Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim (Nëse kjo nuk është e mundur, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në këtë rast, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë nga secili bashkëpronar, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme);

Ndër dokumentat e tjera që duhet të ngarkohen online, si edhe të dorëzohen fizikisht janë vërtetimi origjinal i bankës për llogarinë bankare në emër të subjektit përfitues; Fotokopja e dokumentit të identifikimit; si edhe mandat-pagesa për tarifën e shërbimet prej 2 mijë lekësh.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

Referuar vendimit të fundit të qeverisë më 9 janar, për këtë proces janë në dispozicion rreth 1 miliard lekë dhe procesi i aplikimit nuk do të jetë i kufizuar apo i kushtëzuar në kohë. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
atp kompensimi financiar ndërtimet informale pronarët pronat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter