Author: gazetar_1

Mbitërheqjet bankare (overdraft) të qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2024 kanë arritur nivelin më të lartë të këtij lloj borxhi që nga pas lufta. Ne vitin 2020 mbitërheqjet kanë qenë 143.2 milionë euro ndërsa vetëm janar-tetor 2024 janë 527.3 milionë euro. Mbitërheqjet bankare po vlerësohen po ashtu  të jenë të rrezikshme edhe për të ardhmen e qytetarit nga aspekti ekonomik. Vetëm në vitin që lamë pas, mbitërheqjet kanë arritur vlerën mbi gjysmë miliardi euro. Rritja e kësaj kategorie të borxhit është më e theksuar pas vitit 2022. Gjatë vitit që lamë pas, në kuadër të kësaj forme të…

Read More

Stoku i dosjeve nuk po njeh zbritje mbasi deri më tani çështjet në pritje kanë shkuar deri në 150 mijë që po presin në rang vendi. Për këtë arsye aktorët e drejtësisë kanë propozuar të ndërhyhet sërish në ligjin “Për organizimin e pushtetit gjyqësor” të miratuar nga reforma në drejtësi në 2016. Si çelës zgjidhjeje shikohet ndihmësi ligjor i atashuar pranë trupave gjyqësore dhe për këtë sillet si shembull implementimi i projektit amerikan të pak kohëve më parë në gjykatën e lartë që pilotoi shtimin e këshilltarëve ligjore duke sjellë evadimin e çështjeve gjyqësore në baclog. Në këtë propozim për…

Read More

Rënia e madhe e numrit të gjedhëve në njërën anë dhe rritja e numrit të turistëve në anën tjetër kanë sjellë rritje të importeve të mishit për vitin 2024. Referuar të dhënave të INSTAT, gjatë vıtıt  2024, u importuan rreth 48 mijë e 600 ton mish, përfshirë edhe të brendshmet që janë të konsumueshme, shifër edhe më e lartë se viti 2023, i cili sërish shënoi rritje krahasuar me vitin 2022. Rritja e importit ishte më e madhe gjatë muajve të verës, ku vetëm gjatë periudhës qershor-gusht, u regjistrua 13 mijë e 250 ton mish i importuar, ose mbi 25%…

Read More

Në kontekstin e krizës së kursit të këmbimit dhe duke ju referuar dialogut mes drejtuesve të qeverisë dhe eksportuesve lidhur me amortizimin e investimeve në 40% nga sa është deri në fillim të vitit 2025 shihet se ende nuk ka asnjë lëvizje nga qeveria. Amortizimi i investimeve u kërkua nga bizneset e sektorit si një mjet që lejon ato të shpërndajnë koston e investimeve kapitale (si makineri, pajisje, teknologji) gjatë një periudhe të caktuar, për të reflektuar vlerën e tyre të humbur nëpërmjet përdorimit dhe kalimit të kohës. Një amortizim i përshpejtuar që akoma nuk është realizuar është një faktor…

Read More

Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore aprovoi  asistencën financiare për dy projekte të reja në Kosovë me qëllim të forcimit të konkurrueshmërisë së sektorit privat dhe përmirësimit të konektivitetit. Si Projekti për Zhvillimin e Sektorit Financiar, me vlerë prej 52 milionë dollarë (49.1 milionë euro), ashtu edhe Projekti për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit (TTFP) 2.0, me vlerë prej 37.7 milionë dollarë (34.7 milionë euro), po financohen përmes kredive koncesionare nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA). “Nëpërmjet këtyre dy projekteve, Kosova demonstron zotimin për ta fuqizuar konkurrueshmërinë duke mbështetur firmat e vogla që janë thelbësore për ekonominë,” citohet në…

Read More

Do të jenë 530 punonjës të administratës që do të përfitojnë kredi me interes 0% për blerje apartamenti, me qëllim strehimi, për vitin 2025. Në Fletoren Zyrtare u publikua sot vendimi i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të punësuarve përfitues në administratën publike, për vitin 2025”. “Punonjësit e administratës publike të përzgjedhur përfitojnë kredi të lehtësuar me interes 0%. Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për nëpunësit civilë dhe nëpunësit e tjerë të administratës publike, për vitin 2025, janë, gjithsej, 530 të ndara, si më poshtë: 90 kuota,…

Read More

Platforma Kombëtare e Punësimit, puna.gov.al, krijuar për të mbështetur tregun e punës, ofron aktualisht rreth 5400 vende pune në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Pjesa më e madhe e njoftimeve janë për Tiranën, plot 1490 të tilla, por kërkesa për punësim ka edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë. Tashmë çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes “puna.gov.al”. Gjithashtu nëpërmjet portalit të punës, qytetarët mund të regjistrohen në kurse formimi profesional. Platforma shërben po ashtu dhe për punëdhënësit, të cilët mund të…

Read More

Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë detyrimin që çdo individ që ka realizuar të ardhura bruto mbi 1,2 milionë lekë në vitin 2024, nga të gjitha burimet, të plotësojë deklaratën vjetore të të ardhurave personale (DIVA) brenda datës 31 mars të këtij viti dhe ta dorëzojë në sistemin online të tatimeve, e-filing. Tatimet sqarojnë se një individ është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore personale kur të ardhurat tatimore vjetore të tij janë më shumë se 1 200 000 lekë në vit nga të gjitha burimet ose kur është në marrëdhënie punësimi me më shumë…

Read More

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, z. Silvio Gonzato. Në takim u diskutua mbi progresin e bërë nga Shqipëria në fushat e veprimtarisë që mbulon Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si e drejta e informimit, mbrojtja e të dhënave personale dhe të dhënat e hapura. Zoti Dervishi e falenderoi Ambasadorin Gonzato për mbështetjen e pakursyer që Bashkimi Evropian ka dhënë ndër vite dhe në veçanti për ekspertizën përgjatë procesit të harmonizimit…

Read More

Intesa Sanpaolo Bank Albania është certifikuar zyrtarisht si një “Top Employer” në Shqipëri nga Instituti i njohur ndërkombëtarisht Top Employer. Ky certifikim nxjerr në pah angazhimin e palëkundur të bankës për të promovuar një kulturë korporative që nxit një vend pune pozitiv dhe gjithëpërfshirës për punonjësit e saj. Intesa Sanpaolo Bank Albania është banka e vetme në vend që ka marrë këtë certifikim prestigjioz. “Ky certifikim është një dëshmi e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të vënë gjithmonë njerëzit tanë në qendër të gjithçkaje që bëjmë,” tha z. Alessandro D’Oria – DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania. “Ne besojmë se…

Read More