Author: gazetar_1

Investimet shqiptare jashtë vendit kanë marrë hov në tre vitet e fundit. Kjo tendencë e cila ka nisur që prej vitit 2008, është tashmë një realitet i cili po njeh jo vetëm rritje në aspektin financiar të investimit, por dhe në atë gjeografik dhe territorial të ekspansionit të biznesit vendas, jashtë Shqipërisë. Rritja e kapitalit dhe diversifikimi i portofolit janë shtysat për territore të reja investimesh, të cilat prekin jo vetëm vendet e rajonit si Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, por edhe më gjerë vendet e Evropës, si Austri, Zvicër, e më tej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo…

Read More

Gjigandi hungarez i telekomunikacionit, 4iG Group, njoftoi se ka vendosur një partneritet me kompaninë e njohur suedeze Ericsson për të implementuar rrjetin e teknologjisë 5G në Shqipëri. Kjo teknologji e përparuar do të ofrohet nga kompania One Albania, pjesë e 4iG. One Albania u bë operatori i parë në Shqipëri që prezantoi shërbimet 5G në 25 nëntor 2024. Frekuencat e reja u blenë për 5.4 milionë Euro, përmes ankandit të realizuar nga AKEP, ndërsa tashmë paketa e teknologjisë së fundit 5G do të jetë tërësisht funksionale, përmes investimeve në bashkëpunim me gjigandin teknologjik Ericsson. “Ky është një tjetër udhëtim afatgjatë,…

Read More

Tregu i mikrofinancës e nis vitin 2025 me ndryshime pronësie. Kompania Tranzit shpk, e cila është gjithashtu edhe Shoqëri Mëmë për Bankën Amerikane të Investimeve, ka finalizuar blerjen e 100% të aksioneve të shoqërisë NOA, një nga institucionet më të hershme të mikrofinancës në vend, me një histori mbi 25-vjeçare në treg. Marrëveshja e kalimit të aksioneve në pronësi të Tranzit shpk mban datën 31 dhjetor 2024. Tranzit është licencuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2010 për të ushtruar aktivitetin si Institucion Financiar JoBankë, por më shumti përgjatë këtyre 14 viteve, kjo shoqëri është marrë më shumë me mbledhjen…

Read More

Zhvillim historik për sektorin bankar italian, por edhe atë evropian. Intesa Sanpaolo, banka më e madhe në Itali dhe një nga grupet më të mëdha bankare në Evropë, ka hyrë zyrtarisht në tregun e kripto-valutave. Intesa Sanpaolo ka investuar rreth 1 milionë dollarë për të blerë 11 Bitcoin. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe përmes një emaili të brendshëm të Niccolò Bardoscia, Drejtues i Tregtimit të Aseteve Digjitale dhe Investimeve në bankën italiane. “Me shpresën që ky të jetë vetëm fillimi,” shkruante ndër të tjera drejtuesi, në emailin e brendshëm për drejtuesit e lartë të bankës. Lajmi është konfirmuar më tej…

Read More

NGA AKADEMIK, PROF. DR. ANASTAS ANGJELI Sistemi i pagesave në Shqipëri ka përjetuar një transformim të thellë në vitet e fundit, jo vetëm në aspektin e kuadrit ligjor dhe rregullator, por edhe nga pikëpamja e zbatimit praktik, duke u orientuar drejt modernizimit për të siguruar një infrastrukturë më të shpejtë, më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse. Ky proces ka qenë një përgjigje ndaj nevojës për të përmbushur kërkesat e tregut global dhe standardet europiane, duke përfshirë implementimin e SEPA (Single Euro Payments Area), Open Banking dhe së fundmi nisma për fillimin e projektit për përdorimin e teknologjisë së avancuar TIPS-Clone (Target…

Read More

Bazuar në investigimet e kryera nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe indiciet e mbledhura prej ekspertëve të tatimeve, Prokuroria e Tiranës, njofton se ka goditur një rast evazioni fiskale, duke shpallur në kërkim administratorin e subjektit “Buzi Sport”, Oltion Buzi, i cili akuzohet se nuk ka deklaruar të ardhura në vlerën e 3.7 milionë eurove. Buzi Sport është një kompani e krijuar që në vitin 2017, me seli qëndrore në Durrës, por që aktualisht operon përmes tregtisë online në shitjen e produkteve të ndryshme të importuara. Referuar të dhënave në QKB, sidomos në vitet e fundit, xhiroja e kompanisë është…

Read More

Kostoja e jetesës në vitin 2024 është rritur me 3,5 për qind dhe çmimet e shitjes me pakicë për 3,8 për qind krahasuar me vitin 2023, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kostoja e jetesës u rrit me 4.4%, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë u rritën me 4.3%. Indeksi i kostos së jetesës në vitin 2024 ka shënuar rritje në të gjitha kategoritë e konsumit. Rritja më e madhe është vërejtur në: Restorante dhe hotele: 9,9% Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë: 7,6% Shëndeti: 5,3% Mallra dhe shërbime…

Read More

Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, ani se ka një rritje të lehtë të vlerës së mallrave të eksportit. Njëkohësisht ka shënuar rritje edhe importi më 2024, krahasuar me vitin 2023. Gjatë vitit që lamë pas, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë 889 milionë euro, ndërsa, ka importuar 6. 38 miliardë euro. Në vitin që lamë pas, një prej produkteve më të eksportuara ishte energjia elektrike në vlerë afro 150 milionë euro, pasuar nga artikujt dyer e dritare në vlerë mbi 98 milionë euro. Derisa artikujt shufra prej hekurit zënë vendin e tretë  në vlerë prej 93 milionë euro.…

Read More

Ndryshime në institucionet e varësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Skerdi Drenova nuk do të jetë më në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), pasi kishte dhënë dorëheqjen nga posti disa ditë më parë. Ai do të marrë drejtimin e Sh.a.-së shtetërore, Albgaz. Në vendin e tij në krye të kompanisë së rëndësishme të energjisë është emëruar Elisian Bici, i cili vjen nga rradhët e Oshee. Ndryshimet  janë njoftuar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Drenova mbajti detyrën e drejtorit të OST që nga janari i vitit 2019. Më parë ai ka qenë edhe drejtor…

Read More

Të gjithë personat që paguajnë sigurimin vullnetar në muajin janar duke mbuluar periudha kontributive për vitin 2025 do të kenë një zbritje prej 6 për qind në vit. Specialisti i përfitimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Riza Ashimi, u shpreh se, ky muaj është një periudhë e mirë për të përfituar nga kjo hapësirë, edhe për të siguruar periudha kontributive, por edhe për të përfituar nga ulja prej 6 përqind në pagesë. “Do të vijojë që sigurimi vullnetar të jetë në masë 21.6 përqind të pagës minimale prej 40 mijë lekë. I vetmi ndryshim për këtë vit është se…

Read More