Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

4iG në bashkëpunim me Ericsson do të investojë 50 milionë Euro për rrjetin 5G të One Albania

14:58 - Janar 14, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Gjigandi hungarez i telekomunikacionit, 4iG Group, njoftoi se ka vendosur një partneritet me kompaninë e njohur suedeze Ericsson për të implementuar rrjetin e teknologjisë 5G në Shqipëri. Kjo teknologji e përparuar do të ofrohet nga kompania One Albania, pjesë e 4iG.

One Albania u bë operatori i parë në Shqipëri që prezantoi shërbimet 5G në 25 nëntor 2024. Frekuencat e reja u blenë për 5.4 milionë Euro, përmes ankandit të realizuar nga AKEP, ndërsa tashmë paketa e teknologjisë së fundit 5G do të jetë tërësisht funksionale, përmes investimeve në bashkëpunim me gjigandin teknologjik Ericsson.

“Ky është një tjetër udhëtim afatgjatë, të cilin e nisim sot me Ericsson, i cili ka qënë një partner afatgjatë teknologjik në Shqipëri. 4iG Group është një grup rajonal i telekomunikacionit, me prezencë të fortë në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është një nga tregjet tona kryesore, ndaj ne duhet të marrim në konsideratë aspektet ligjore dhe politike, kur bëhet fjalë për vendimet tona strategjike,” u shpreh Péter Fekete, CEO i 4iG Group.

“Kjo marrëveshje nënvizon përkushtimin e Ericsson për të avancuar me zbatimin e 5G në vend. Përmes implementimit të 5G, ne do të mundësojmë ndërlidhje me të shpejtë, më të besueshme dhe më të qëndrueshme, duke hedhur themelet për shërbimet e gjeneratës tjetër. Ndërkohë që kërkesa për rrjetet e performancës së lartë rritet, partneriteti ynë me One Albania, filial i 4iG Group, do të mbështesë nevojat në rritje të konsumatorëve dhe bizneseve,” u shpreh Antonio Passarella, Drejtues për Ballkanin Perëndimor, Ericsson.

Investimi me vlerë mbi 50 milionë Euro nis me sigurimin me përparësi të mbulimit 5G në zonave strategjike, si portet dhe aeroportet, zonat industriale, zonat spitalore në Tiranë, si edhe zonat më të vizituara bregdetare.

Sipas planit të investimeve, do të vazhdojë me implementimin e rrjetit 5G në të gjitha qytetet e Shqipërisë brenda vitit 2028, për të arritur një mbulim të popullsisë në masën 85% në fund të vitit 2030. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
4iG 5g ericsson One Albania rrjeti telekomunikacion
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

gazetar_218:59 - Qershor 3, 20260

Qeveria ka miratuar dhe i ka përcjellë Kuvendit projektligjin e ri “Për censin e bujqësisë”,…

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

15:53 - Qershor 3, 2026

Rama: Transaksioni për blerjen e tokës në Zvërnec po verifikohet

14:15 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:57 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

15:53 - Qershor 3, 2026

BE pritet t’i japë të enjten dritën jeshile negociatave me Ballkanin Perëndimor për heqjen e tarifave roaming

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026

Qeveria autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare për projektin “Hospitality Albania” në Vlorë

18:57 - Qershor 3, 2026

AKU thotë se ureja e Agroblend nuk është e falsifikuar dhe me mungesë azoti

18:40 - Qershor 3, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter