Ndryshime në institucionet e varësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Skerdi Drenova nuk do të jetë më në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), pasi kishte dhënë dorëheqjen nga posti disa ditë më parë. Ai do të marrë drejtimin e Sh.a.-së shtetërore, Albgaz.
Në vendin e tij në krye të kompanisë së rëndësishme të energjisë është emëruar Elisian Bici, i cili vjen nga rradhët e Oshee.
Ndryshimet janë njoftuar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Drenova mbajti detyrën e drejtorit të OST që nga janari i vitit 2019. Më parë ai ka qenë edhe drejtor në Top Channel, si edhe më pas në Inspektoratin Ndërtimor të Tiranës.
Drejtimi i kompanisë Albgaz sh.a ka pësuar ndryshime të shpeshta muajt e fundit. Në muajin shtator pasi ishte larguar Arbër Avrami, vendin e tij e zuri Amarda Kapaj dhe tani për një periudhë prej pak muajsh në krye të kësaj shoqërie vihet Skerdi Drenova. /ekofin.al