Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Euro e dobët “rrëzoi” eksportet dhe “zhvlerësoi” remitancat

14:49 - Janar 6, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Viti 2024 do të mbahet mend për zhvlerësimin e mëtejshëm të Euros dhe rënien e monedhës evropiane për herë të parë poshtë “kufirit psikologjik” të këmbimit me 100 Lekë. Një gjë e tillë ndodhi në 12 gusht 2024 dhe që nga ai moment, monedha evropiane thuajse në pjesën më të madhe të ditëve të kursit të këmbimit ka qëndruar nën këtë nivel, duke e mbyllur vitin në vlerën 98.15 Lekë.

Edhe pse ky vit 2025 ka nisur me një vlerësim të lehtë të Euros, ku referuar të dhënave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë, monedha evropiane u këmbye me 98.23, përsëri zhvlerësimi i saj i mëtejshëm me 5.4% mesatarisht përgjatë vitit 2024, ka sjellë efekte të ndryshme në ekonomi.

Në njërën anë, forcimi i Lekut dhe zhvlerësimi i Euros kanë ndikuar direkt në uljen e mëtejshme të borxhit publik kundrejt PPB-së, me shumë gjasë poshtë nivelit të 55%, edhe pse për këtë duhen pritur të dhënat përfundimtare nga Ministria e Financave.

Por në anën tjetër, zhvlerësimi i Euros ka sjellë më pak të ardhura nga TVSH në import për doganat, që me shumë gjasë (duhet pritur të dhënat e dhjetorit) mund ta kenë mbyllur vitin me mosrealizim të planit. Një efekt të ndjeshëm dhe të prekshëm, zhvlerësimi i Euros ka dhënë tek eksportet, sidomos te industria përpunuese, sektor fason, të cilët tashmë prej të paktën dy vitesh janë zhytur në krizë të thellë, duke u detyruar një pjesë të largojnë edhe punëtorët, për shkak të rënies së porosive dhe edhe mosleverdisë ekonomike.

Zhvlerësimi i Euros ka ndikuar gjithashtu edhe te remitancat, paratë që emigrantët u sjellin familjeve të tyre që jetojnë në Shqipëri. Edhe pse remitancat shënuan një tjetër rekord përgjatë vitit 2024, duke arritur në rreth 772 milionë Euro, referuar të dhënave të fundit për 9-mujorin, këto para të konvertuata në Lek nuk kanë më të njëjtën vlerë si një vit më parë. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
borxhi publik eksportet euro kursi remitancat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter