Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Balluku jep lajmin: Në vitin 2025 do të ulim çmimin e energjisë!

    13:47 - Janar 1, 2025 Aktualitet
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Në ditën e parë të vitit, Zv.Kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka uruar shqiptarët për një vit të mbarë, me shëndet e begati e plot harmoni në familjet e tyre. Urimin e saj Balluku e ka drejtuar edhe për punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndërmarrjeve të varësisë, të cilët kontribuojnë në sektorin energjetik dhe në atë të infrastrukturës, për gjithçka kanë bërë gjatë vitit 2024.

    Në fjalën e saj, Zëvëndëskryeministrja ka përmendur projektet kryesore dhe arritjet sektoriale te vitit 2024 ndërsa ka shpalosur objektivat e vitit 2025. Balluku konfirmoi se veç projekteve të reja infrastrukturore madhore si Korridori 8 dhe Porti i ri në Porto Romano, gjatë këtij viti do të ketë dhe ulje të çmimit të energjisë elektrike.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Mesazhi i plotë i Zëvëndëskryeministres Belinda Balluku:

    Në këtë ditë të parë të 2025-ës, dua të uroj të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë, me shëndet e begati e plot harmoni në familjet e tyre, por mbi të gjitha, dua të uroj dhe të falënderoj punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndërmarrjeve të varësisë, të cilët kontribuojnë në sektorin energjetik dhe në atë të infrastrukturës, për gjithçka kanë bërë gjatë vitit 2024, për premtimet e mbajtura dhe qëllimet e arritura.

    Në vitin 2024 kemi shënuar gurë kilometrik për infrastrukturën.

    Hapja e tunelit të Llogarasë, një nga ëndrrat në sirtarë të të gjitha qeverive, u realizua në vitin 2024 nga qeveria Rama. Gjithashtu, patëm mundësi që të nisim punën dhe të dorëzojmë një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Blu. Thumanë-Kashar ka filluar të jetë në përdorim nga fundi i qershorit të vitit 2024, duke u pasuar më pas me lidhjen e kontratave për tre segmentet e tjera të këtij Korridori dhe hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e segmentit Milot-Balldren, i shumëpritur nga Shkodra dhe nga Lezha.

    Nga ana tjetër, duhet të themi që shumë punë të mira do të bëhen dhe në vitin 2025. Kemi një kantier, i cili është një nga kantieret më të rëndësishme, ai i Korridorit të VIII-të, aty ku punohet për të ndërtuar një ndërlidhje e cila do të jetë ajo që do t’i japë frymëmarrje, jo vetëm Shqipërisë, por dhe vendeve të tjera të rajonit. Dhe ky Korridor i VIII-të do të jetë i lidhur me portin e ri të ndërtuar në Porto-Romano, gara e të cilit, një garë ndërkombëtare, tashmë është e hapur. Porto-Romano, porti i ri i shqiptarëve do t’i shërbejë Kosovës edhe Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu do të jetë edhe një port sigurie, pasi aty parashikohet ndërtimi i një baze ushtarake të NATO-s.

    Energjia ka bërë hapa të qenësishëm gjatë vitit 2024, për herë të parë ndërmarrjet tona kanë arritur që të kenë bilance pozitive, të mirëmenaxhuara. Të mirëmenaxhuara në aspektin teknik, duke ofruar kushte më të mira të shpërndarjes energjetike apo të transmetimit, por nga ana tjetër, ka dhe një arritje shumë të rëndësishme gjatë vitit 2024, stabilizim i financave të këtyre ekonomive, duke na dhënë mundësi që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët.

    Gjithashtu, kemi ulur humbjet teknike në nivelin 17.93, duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësuar kështu uljen e këtij çmimi të energjisë. Gjithashtu, kemi arritur që gjatë sezonit veror të përballojmë flukse dhe kërkesë për energji elektrike të paparashikuar dhe të paparë ndonjëherë. Megjithatë, sistemi ka punuar më së miri falë punës së jashtëzakonshme që kanë bërë të gjithë punonjësit e OSHEE-së, apo edhe ato të OST-së.

    Duhet të kemi parasysh që viti 2025 do jetë një vit plotë sfida për të gjithë sektorët tanë. Ne jemi të sigurt që janë bërë shumë punë të mira, por kemi akoma shumë për të bërë përpara. Unë jam besimplotë se me angazhimin dhe dëshirën e madhe që kanë të gjithë punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë, por edhe ata që punojnë në varësitë tona, ne do t’ia dalim për të bërë punë akoma më të mira.

    Kemi ndryshuar katërcipërisht sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, duke rritur të ardhurat dhe financat e këtij sektori, duke përmirësuar gjendjen e tyre financiare, por nga ana tjetër, duke shërbyer akoma më mirë me sisteme të modernizuara dhe me sisteme të sigurta për të gjithë qytetarët.

    Një gur tjetër kilometrik është vendosur gjatë vitit 2024 për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për Aviacionin Civil, mbi 10 milionë pasagjerë janë ulur në aeroportin e Rinasit, në aeroportin e shqiptarëve, i cili do të pasohet gjatë vitit 2025 me një tjetër aeroport ndërkombëtar, atë të Vlorës, ku të gjithë po presin me padurim operimet e tij nga vera e këtij viti.

    Lajme të mira, si ato të fundvitit do të kemi plotë gjatë vitit 2025, ashtu si Tirana u rrethua nga një unazë infrastrukturore moderne që plotëson të gjitha kushtet dhe parametrat e kriteret e Bashkimit Europian, ashtu do të vazhdojmë të punojmë në të gjithë vendin, për të përmbyllur të gjitha kantieret që tashmë kanë nisur nga puna apo për të hapur kantieret e reja, të cilat do ta çojnë Shqipërinë në një nivel tjetër, në një nivel europian, ashtu siç kemi premtuar, ashtu siç jemi duke bërë me punën tonë çdo ditë.

    Gëzuar dhe një vit të mbarë!

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    belinda balluku çmimi energjia viti 2025
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    gazetar_218:06 - Korrik 17, 20250

    Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime…

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Trendet e tregtisë, rriten eksportet në drejtim të Kosovës dhe importet nga Kina

    11:50 - Korrik 17, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    18:06 - Korrik 17, 2025

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    15:40 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    13:11 - Korrik 17, 2025

    Rriten me 45% bizneset e huaja të regjistruara në Shqipëri në 3-mujorin e dytë të vitit

    Të Fundit

    “The Economist”: Bumi i turizmit në Shqipëri si përfitim i papritur për Jared Kushner

    18:06 - Korrik 17, 2025

    Grupi OTP renditet ndër bankat me performancën më të mirë në Evropë për të dytin vit radhazi

    16:39 - Korrik 17, 2025

    Euros nuk po “i dihet fundi”, zbret në një tjetër pikë të ulët historike të këmbimit me lekun

    15:40 - Korrik 17, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter