Të gjithë ata individë që gjatë vitit të kaluar kanë pasur pagë bruto mbi 100 mijë lekë në muaj, për herë të parë do të dorëzojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale për vitin 2024.
Me ndryshimet ligjore të vitit 2023 të tatimit mbi të ardhurat u vendos që detyrimin për të dorëzuar DIVA-n nuk do e kenë më vetëm ata që marrin mbi 2 milionë lekë në vit, por fasha zbriti në 1.2 milionë lekë në vit, ose 1oo mijë lekë në muaj.
Afati i dorëzimit të deklaratës vjetore nuk është më 30 prilli, por për herë të parë do të jetë data 31 marsi 2025”. Gjithashtu këtë deklaratë do ta dorëzojnë edhe të dypunësuarit dhe ata që kanë të ardhurat mbi 50 mijë lekë në muaj për të cilat nuk ka paguar tatim.
Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa. Plotësimi i kësaj deklarate i shërben Administratës Tatimore për të bërë kontrolle për evazion fiskal si dhe për të hetuar pasurinë.
Deklarata DIVA 2024, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht në e-Filing me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.