Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Çelet gara ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë-Hani i Hotit

14:22 - Dhjetor 18, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë çeli sot garën për ndërtimin e hekurudhës, e cila lidh Shqipërinë me Malin e Zi, një vend me të cilin vendi ynë ndan historinë, traditat e përbashkëta dhe aspiratën e e madhe për t’u bërë sa më parë anëtarë të BE-së.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot në ceremoninë për çeljen e garës, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato se kjo hekurudhë e bën Shqipërinë pjesë të korridoreve paneuropianë.

“Është një linjë hekurudhore me gjatësi 120 km, që nis në Vorë dhe përfundon në Han të Hotit dhe parashikohet që të ndërtohen apo rindërtohen 12 stacione. Kjo hekurudhë, do të ketë 12 ura dhe ka dhe një tunel të vendosur në zonën e Lezhës me gjatësi 320 m. Nga ana tjetër shpejtësia e kësaj lindje hekurudhore parashikohet 120 km/h”, tha Balluku më tej.

Gjithashtu, ajo informoi se në bazë të studimit të fizibilitetit rruga nga Vora në Han të Hotit do të përshkohet për 2 orë mesatarisht. Nga ana tjetër do të ketë një fluks vjetor prej 2,3 milionë pasagjerësh dhe 900 mijë tonë ngarkesa mallrash në vit. Më fazën e ndërtimit të kësaj hekurudhe parashikohet të angazhohen për tu punësuar 1 mijë persona.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së garës ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, ku theksoi se “kjo lidhje hekurudhore e Shqipërisë me vendet fqinje dhe të  Evropës është një hap jetik për integrimin rajonal”.

Duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për qytetarët shqiptarë, Gonzato u shpreh se “ky projektet do të sjellë përfitim jo vetëm për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ata të rajonit, lidhja e popujve është në fakt edhe në thelb të të gjithë vizionit të BE-së dhe do të bëjmë rilidhjen e qytetarëve shqiptarë me ata të rajonit dhe Evropës me mundësi të reja me anë të hekurudhës”.

Kosto për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore llogaritet 370 milionë euro, ku 50 % e këtij financimi vjen në formën e grantit.  Sipas Ballukut ky financim është siguruar nga WBF, BERZH dhe BE.

Ekofin Media
Ekofin Media
gara hekurudha ndërkombëtare vore-hani i hotit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Trump vendos tarifa 50% ndaj mallrave kanadeze, përshkallëzohet tensioni tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë

23:27 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter