Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

09:37 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Yieldet e bonove 12-mujore e mbyllin vitin në rënie, bien edhe interesat e kredive

10:21 - Dhjetor 26, 2024 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Yield-et e bonove 12-mujore e mbyllin vitin 2024, me një rënie të mëtejshme, ku në ankandin e fundit të këtyre instrumentave në Bankën e Shqipërisë, yieldi mesatar i ponderuar zbriti në 2.73%, për herë të parë edhe më poshtë se norma bazë e interesit.

Yieldet e bonove me maturim 12-mujor kanë patur tendencë rënëse përgjatë këtij viti, sidomos kur Banka e Shqipërisë ndryshoi kursin e politikës monetare, duke ulur normat e interesit, pas normalizimit të inflacionit. Tashmë, interesi i këtyre instrumentave investimi ka zbritur në nivelin më të ulët që nga qershori i vitit 2022, duke sjellë një ndikim direkt edhe në interesat e kredive të reja, por edhe rishikimin e atyre ekzistuese, sidomos ato hipotekore, që zakonisht janë të lidhura me këtë instrument.

Në ankandin e zhvilluar përpara Krishtlindjeve, kërkesa ishte sërish shumë më e lartë se oferta. Ministria e Financave kishte shpallur si shumë 6 miliardë Lekë, ndërkohë që nga institorët gadishmëria për investim arriti në 9.5 miliardë Lekë. Në fund, Ministria e uli disi shumën në 5.8 miliardë Lekë, gjë që solli edhe një ulje të mëtejshme të Yieldit.

Rënia e vazhdueshme e këtij instrumenti, sipas ekspertëve, shpjegohet edhe në gjendjen e likuiditetit në treg, kjo edhe për shkak se një sasi shumë e madhe parash nga buxheti, të pashpenzuara gjatë vitit, pritet të shpenzohen në muajin e fundit, tendencën rënëse të borxhit publik dhe uljen e presioneve ndaj tij, si edhe rënien e inflacionit dhe në përgjithësi të risqeve fiskale.

Normat e ulëta të interesit të kredive kanë shtyrë më tej kredidhënien përgjatë këtij viti. Edhe pse nuk janë ende të disponueshme shifrat e tre-mujorit të katërt dhe të fundit, tendencat diktojnë një vit rekord sa i përket kredidhënies, si për bizneset, ashtu edhe për individët. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë interesa kredi Yield-et
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

06:00 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

gazetar_206:04 - Korrik 21, 20260

Shqipëria vijon të përballet me një kosto të lartë nga faturat e arbitrazhit ndërkombëtar. Të…

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

06:00 - Korrik 21, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:03 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:00 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

09:37 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter