Pesha e energjisë diellore që prodhohet në vend ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë 10-mujorit të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë përgjatë periudhës janar – tetor 2024, nga të gjithë centralet fotovoltaike u gjeneruan rreth 430 mijë mWh energji apo 6.75% e sasisë të prodhuar nga të gjitha burimet gjeneruese që janë në prodhim.
Në raport me 10 -mujorin e vitit të kaluar rritja mund të konsiderohet e konsiderueshme, duke qenë se vjet energjia diellore zinte gati 1% të energjisë totale, me rreth 72 500 mWh energji të prodhuar.
Rritja e shënuar këtë vit vjen nga shtimi i impianteve diellore që kanë hyrë në prodhim, ku peshën më të madhe e mban Centrali i Karavastasë, që ka prodhuar 55% të energjisë totale diellore. Gjithashtu, gjatë këtij viti kanë hyrë në prodhim dhe 2 centrale të pavarur, teksa sasia e prodhuar prej tyre përbën gati 19% të totalit.
Numri i centraleve që prodhojnë energji nga dielli nuk ndryshonte prej vitesh, pavarësisht interesit të lartë të investitorëve, të shprehur gjatë viteve të fundit.
Ndërkohë që, rritja e peshës së energjisë diellore ka rëndësi të drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë./Scan