Autor: F Muca

Bashkia Himarë ka njoftuar nisjen e procesit të regjistrimit fillestar të pronave në Kadastër, duke filluar nga Kallarati. Sipas njoftimit zyrtar, procesi do të vijojë më pas në Çorraj, Fterrë, Pilur, Gjilekë dhe Himarë. Ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm për një territor ku çështja e pronësisë ka qenë ndër problematikat më të ndjeshme për banorët, trashëgimtarët e pronave dhe investitorët. Vlera e lartë ekonomike e tokës, veçanërisht në zonat bregdetare dhe ato me potencial të madh turistik, e ka shtuar ndër vite rëndësinë e regjistrimit të saktë të pasurive dhe të përcaktimit të qartë të kufijve të tyre.…

Lexo më shumë

Kreditë me probleme në sistemin bankar shqiptar vijuan rënien edhe në shtator, duke zbritur në një nga nivelet më të ulëta të regjistruara në gati dy dekada. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se raporti i kredive me probleme ndaj totalit të huave ra në 3.59%, nga 3.66% në gusht. Niveli i shtatorit është tashmë pothuajse i barabartë me minimumin e regjistruar në fillim të vitit 2008. Në janar 2008, raporti i kredive me probleme ishte rreth 3.58. Pra, sistemi bankar është shumë pranë nivelit më të ulët të kësaj serie që prej fillimit të vitit 2008. Ky është…

Lexo më shumë

Qeveria po përgatit ndryshime ligjore që do t’u mundësojnë bankave dhe institucioneve financiare të verifikojnë drejtpërdrejt të dhënat e qytetarëve në regjistrat shtetërorë, pa qenë e nevojshme që klientët të paraqesin dokumente nga institucione të ndryshme. Aksesi do të lejohet vetëm me pëlqimin e qytetarit, ndërsa për përdorimin e paautorizuar të të dhënave parashikohen gjoba nga 1 deri në 10 milionë lekë. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hartuar një projektligj që parashikon hapjen e kontrolluar të bazave të të dhënave shtetërore për sektorin privat, duke krijuar një mekanizëm të ri për shkëmbimin dhe verifikimin elektronik të informacionit. Nisma, e…

Lexo më shumë

Bordi i Transparencës ka miratuar sot çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit, çmimi maksimal i naftës do të jetë 208 lekë për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 167 lekë për litër. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 10 nëntor, në orën 13:45 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës. Sipas vendimit, çmimet maksimale të tregtimit janë: * Nafta (gazoil): 208 lekë/litër me pakicë dhe 196 lekë/litër me shumicë. * Benzina: 167 lekë/litër me pakicë dhe 155…

Lexo më shumë

Shqipëria regjistroi 5,787 lindje dhe 5,045 vdekje në tremujorin e tretë 2026, duke ruajtur një bilanc natyror pozitiv prej 742 banorësh. Por pas shifrës kombëtare fshihet një kontrast i fortë rajonal: vetëm pesë qarqe kanë më shumë lindje se vdekje, ndërsa në shtatë të tjerat popullsia tkurret natyrshëm. Shqipëria po përballet me një dobësim të lindjeve dhe me një shpërndarje gjithnjë e më të pabarabartë të shtesës natyrore të popullsisë. Të dhënat e INSTAT për tremujorin e tretë 2026 tregojnë se numri i lindjeve arriti në 5,787, me një rënie prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të…

Lexo më shumë

Detyrimet e prapambetura të qeverisjes qendrore dhe vendore arritën në rreth 6.18 miliardë lekë në fund të shtatorit 2026, sipas të dhënave të raportuara nga Financat. Nga kjo shumë, rreth 3 miliardë lekë u përkasin institucioneve të qeverisjes vendore, ndërsa 1.77 miliardë lekë institucioneve të qeverisjes qendrore dhe 1.4 miliardë lekë janë rimbursim TVSH-je që nuk është ekzekutuar ende nga Tatimet. Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e detyrimeve të papaguara është përqendruar te pushteti vendor, i cili përfaqëson rreth 63% të totalit, kundrejt 37% të qeverisjes qendrore. Këto detyrime lidhen me investimet, shërbimet, vendimet gjyqësore, furnizimet me…

Lexo më shumë

“Mos e nisni duhanin, ose lëreni.” Ky është mesazhi që Dr. Peter Harper, mjek dhe onkolog, e vendos në themel të çdo diskutimi për shëndetin publik. Në një intervistë në kuadër të konferencës “Technovation Smoke Free by PMI” në Beograd, ai thekson se ndërprerja e duhanpirjes mbetet zgjedhja më e mirë. Por politikat shëndetësore, sipas tij, duhet të marrin në konsideratë edhe të rriturit që, pavarësisht përpjekjeve, vazhdojnë të pinë duhan. Sipas Harper, një pjesë e rëndësishme e dëmit nga cigaret konvencionale lidhet me djegien e duhanit dhe thithjen e tymit, i cili përmban substanca toksike e kancerogjene. Për këtë…

Lexo më shumë

Komisioni Evropian ka nisur zyrtarisht negociatat me Shqipërinë dhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për përfshirjen e tyre në regjimin evropian “Roam Like at Home”, një mekanizëm që u mundëson qytetarëve të përdorin telefonin celular gjatë udhëtimeve jashtë vendit pa paguar tarifa shtesë roaming. Nisma përfshin Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën dhe përbën një tjetër hap konkret drejt integrimit të rajonit në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian. Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, hapja e negociatave vjen pas angazhimit të shpallur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës…

Lexo më shumë

Operatorët e transportit publik paralajmërojnë rrezikun e rritjes së çmimeve të biletave dhe aboneve duke nisur nga 1 janari 2027, nëse Paketa Fiskale e vitit të ardhshëm nuk shoqërohet me masa lehtësuese dhe mekanizma kompensimi për sektorin. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar zyrtarisht Kuvendit, Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, me një letër ku kërkon uljen e TVSH-së për transportin publik nga 20% në 6%, lehtësimin e barrës fiskale mbi karburantet dhe përjashtimin e autobusëve të licencuar nga taksa vjetore e qarkullimit. Në letrën e datës 7 nëntor 2026, Shoqata argumenton se rritja e propozuar e normës…

Lexo më shumë

Drejtorët e institucioneve publike që kanë paraqitur dorëheqjen do t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi me pikë, nga i cili do të përcaktohet nëse do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë, do t’i nënshtrohen një periudhe prove apo do t’u pranohet dorëheqja. Ekofin disponon formularët e vlerësimit dhe kalendarin e procedurës, që parashikon përmbylljen e të gjithë procesit brenda këtij muaji, konkretisht jo më vonë se data 26 nëntor 2026. Sipas dokumentacionit që disponon Ekofin, procesi ka nisur më 27 tetor dhe do të zgjasë maksimalisht 30 ditë. Vlerësimi do të realizohet përmes një sistemi prej 100 pikësh, ku do të…

Lexo më shumë