Autor: F Muca

Shqipëria do të ketë parkun e saj të parë të prodhimit të energjisë elektrike nga era, me një kapacitet të instaluar prej 84 MW. Kompania gjermane Nordex Group ka njoftuar hyrjen për herë të parë në tregun shqiptar, pasi ka siguruar një kontratë nga kompania austriake e energjisë VERBUND për furnizimin dhe instalimin e 12 turbinave me erë në projektin e Spillesë. Projekti përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm për sektorin energjetik shqiptar, duke shënuar një hap konkret drejt diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë elektrike dhe uljes së varësisë nga hidrocentralet. Sipas njoftimit të Nordex Group, kontrata parashikon furnizimin…

Lexo më shumë

Qytetarët në Shqipëri po përballen me një tjetër formë mashtrimi online, përmes mesazheve SMS që pretendojnë se dërgohen nga institucione dhe shërbime të njohura, si Posta Shqiptare dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR). Mesazhet vijnë nga numra të huaj me prefiksin +212, që i përket Marokut, dhe përmbajnë lidhje të dyshimta, të cilat mund të përdoren për vjedhjen e të dhënave personale dhe financiare të qytetarëve. Dy raste të tilla, të dokumentuara përmes mesazheve të mbërritura në telefonat e qytetarëve, përdorin të njëjtën skemë mashtrimi, por me pretendime të ndryshme. Në rastin e parë, dërguesi prezantohet…

Lexo më shumë

AllWeb Digital Conf 2026 u zhvillua dje në Tiranë, në Arka Art Hotel, në teatrin “Astrit Sula”, duke mbledhur mbi 300 pjesëmarrës nga më shumë se 100 kompani, në një ditë të dedikuar Inteligjencës Artificiale, inovacionit, marketingut dhe transformimit të biznesit. Konferenca bëri bashkë profesionistë, sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë nga industri të ndryshme, përfshirë fintech, startup-et, sektorin bankar, retail, bizneset e mëdha dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), duke krijuar një hapësirë për shkëmbim eksperiencash, diskutime dhe networking mes aktorëve të ekosistemit të biznesit dhe teknologjisë. Nën temën “ALL FOR AI & AI FOR ALL”, konferenca e këtij…

Lexo më shumë

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka parashikuar një fond prej 4 miliardë lekësh në projektbuxhetin e vitit 2027 për indeksimin e pensioneve dhe afrimin e këtij procesi në muajin prill. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2027 në Komisionin për Ekonominë Punësimin dhe Financat, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se synohet që indeksimi i pensioneve të kryhet në muajin prill, pas ndryshimeve të ndërmarra në vitet e fundit për afatin e zbatimit të tij. Ibrahimaj tha se pas ndërhyrjeve të nevojshme në vitin 2022, indeksimi ishte shtyrë nga muaji prill në tetor, ndërsa më pas ishte afruar…

Lexo më shumë

Një nga problematikat më të ndjeshme për lirinë e shprehjes dhe funksionimin e demokracisë është përdorimi i proceseve gjyqësore si instrument presioni ndaj gazetarëve, aktivistëve, organizatave të shoqërisë civile dhe individëve që denoncojnë çështje me interes publik. Paditë e tilla, të njohura ndërkombëtarisht si SLAPP (Strategic Lawsuits Against Public Participation), mund të përdoren jo domosdoshmërisht për të fituar një çështje në gjykatë, por për të frikësuar, lodhur financiarisht dhe penguar ata që ushtrojnë të drejtën e tyre për informim dhe shprehje. Pikërisht ndaj këtij fenomeni synon të ndërhyjë një projektligj i ri i propozuar nga Këshilli i Ministrave, me titullin…

Lexo më shumë

Gjiganti amerikan i teknologjisë Nvidia ka nisur një hetim të pavarur pas raportimeve se drejtori i saj ekzekutiv, Jensen Huang, kishte pasur një marrëdhënie me një grua të dyshuar si spiune kineze. Kompania, një nga më të vlefshmet në botë, deklaroi se bordi i saj drejtues nuk kishte arsye të besonte se sekretet e kompanisë apo siguria kombëtare ishin komprometuar. Ajo shtoi se drejtori ekzekutiv ishte i përkushtuar për të vijuar drejtimin e kompanisë. Ndërkohë, Jensen Huang pranoi se kishte qenë “i pabesë” ndaj bashkëshortes së tij dhe kërkoi falje për lëndimin që u kishte shkaktuar asaj dhe fëmijëve të…

Lexo më shumë

Thinking Machines Lab, kompania e inteligjencës artificiale e themeluar nga Mira Murati, është pranë sigurimit të 5 miliardë dollarëve në një raund të ri financimi, që do ta vlerësonte kompaninë me 40 miliardë dollarë përpara investimit. Sipas Business Insider, që citon disa burime të njohura me negociatat, raundi mund të përmbyllet së shpejti dhe udhëhiqet nga fondi i investimeve Accel. Nëse përfundon sipas kushteve të raportuara, financimi do ta çonte vlerësimin e kompanisë në rreth 45 miliardë dollarë pas investimit. Thinking Machines Lab kishte siguruar më parë 2 miliardë dollarë në një raund fillestar financimi gjatë vitit 2025, përpara se…

Lexo më shumë

Shqipëria vijon të jetë destinacioni kryesor i eksporteve të Kosovës, duke forcuar pozicionin e saj si tregu më i rëndësishëm për produktet kosovare. Gjatë periudhës janar–tetor 2026, Kosova ka eksportuar drejt Shqipërisë mallra me vlerë 182 milionë euro, nga 130.7 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 39.3%. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, eksportet drejt Shqipërisë janë rritur me 51.3 milionë euro në krahasim me dhjetëmujorin e vitit 2025, duke konfirmuar rëndësinë e tregut shqiptar për prodhuesit dhe eksportuesit kosovarë. Shqipëria përthith rreth 19% të totalit të eksporteve të…

Lexo më shumë

Reshjet e shiut dhe mosfunksionimi i disa semaforëve, të dëmtuar gjatë protestave, kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve në Tiranë mëngjesin e kësaj të hëne, 9 nëntor. Trafiku i rënduar ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme për qytetarët që udhëtojnë drejt vendeve të punës, përfshirë profesionistë të sektorit privat dhe punonjës të administratës publike. Kryeqyteti është përballur këtë mëngjes me një situatë të vështirë të qarkullimit rrugor, ku kombinimi i reshjeve të shiut, fluksit të automjeteve në orët e pikut dhe semaforëve jashtë funksionit ka sjellë bllokime dhe lëvizje tepër të ngadalta. Problematika është ndier veçanërisht gjatë orëve…

Lexo më shumë

Një kompleks i madh rezidencial dhe turistik, me ndërtesa që arrijnë deri në 27 kate, është projektuar të ndërtohet në Bashkinë e Himarës. Pas investimit qëndron shoqëria “Himara Light House”, e krijuar vetëm në shkurt të vitit 2026, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh, ndërsa struktura e pronësisë së saj përfshin disa kompani dhe emra të njohur në sektorin e biznesit dhe ndërtimit. Projekti është përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), më 30 korrik 2026, duke parashikuar zhvillimin e një kompleksi me funksione rezidenciale, apart-hotel dhe shërbime. Sipas dokumentacionit…

Lexo më shumë